Tessera sanitaria – Karta shëndetit
Karta Shëndetit ose Tessera sanitaria (TS) është një dokument që i jepet të gjithë shtetasve italian dhe të huaj që kanë permesso di soggiorno (leje qëndrimi) të vlefshme pas regjistrimit në Servizio Sanitario Nazionale - SSN (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar). Me prezantimin e këtij dokumenti ke të drejtë të marësh shërbim shëndetësor në Itali.
Çdo person që jeton në Itali ka të drejtë të marë shërbim shëndetësor nga Shteti.
Shtetasit e huaj jo të Bashkimit Europian të cilët kanë permesso di soggiorno (leje qëndrimi) të vlefshme, që do të thotë se jetojnë me dokumenta të rregullta në Itali, mund të regjistrohen në Servizio Sanitario Nazionale – SSN (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) për të marrë shërbim mjekësore.
Nëse nuk ke permesso di soggiorno (nuk je me dokumenta të rregullta në Itali) ke të drejtë gjithsesi të marrësh një shërbim shëndetësor bazë. Në ktë rast, duhet të aplikosh për një Tesserino STP.
Pasi regjistrimit në Servizio Sanitario Nazionale (SSN) do të marrësh Tessera Sanitaria (TS).
Tessera Sanitaria (TS) tregon se je i regjistruar në Servizio Sanitario Nazionale (SSN) dhe ke të drejtë të marrësh shërbim shëndetësor.
Servizio Sanitario Nazionale (SSN) përfshin të gjitha strukturat (spitale, urgjenca, guardia medica, etj.) dhe shërbime të tjera të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të të gjithë shtetasve pa dallim.
Në Tessera sanitaria janë të shkruara të dhënat personale si: emër mbiemër, datëlindja, data e skadencës dhe codice fiscale (kodi fiskal). Mund ta përdorësh tessera sanitaria dhe për të treguar codice fiscale nëse të kërkohet.
Në disa raste tessera sanitaria përdoret edhe për të pasur akses online në shërbimet e Administratës Publike. Në këtë rast, duhet fillimisht të aktivizohet.
Të kesh një tessera sanitaria është e rëndësishme sepse të jep të drejtën për shërbime të ndryshme shëndetësore, si p.sh.:
- Të zgjedhësh ose ndryshosh medico di base (mjekun e familjes) dhe/ose pediatra (pediatrin);
- Të prenotosh analizat e gjakut;
- Të prenotosh vizita mjekësore të përgjithshme ose të specializuara;
- Të vaksinohesh, si për shembull për COVID 19;
- Të shtrohesh në spitale publike ose struktura të lidhura me shërbimin publik;
- Të marrësh ricetta medica (recetë mjekësore) e nevojshëm për të blerë ilaçet në farmaci;
- Të kërkosh një certificato di malattia (çertifikate mjekësore nga mjeku familjes) nëse je i/e punësuar dhe nuk mund të paraqitesh në punë për arsye shëndetësore, etj.
Shtetas jo të Bashkimit Europian mund të aplikojnë për tessera sanitaria nëse kanë permesso di soggiorno të rregullt ose një vërtetim për të rinovuar permesso di soggiorno (ricevuta di rinnovo).
Permesso di soggiorno duhet të jetë për motivet e mëposhtme:
- Lavoro subordinato o autonomo (Kontratë si nëpunës ose i/e vetëpunësuar);
- Attesa di occupazione (Në pritje të punësimit). Nëse je i regjistruar në Centro per I’Impiego (zyra e punësimit) dhe po pret të gjesh një punë;
- Motivi familiari (nëse ke një vizë për bashkim familjar);
- Cure mediche (trajtim mjekësor vetëm për gra shtatzëna);
- Attesa adozione o affidamento (në pritje të adoptimit ose kujdestarisë);
- Richiesta di Asilo Politico o Umanitario Internazionale (kërkesë ndërkombëtare për mbrojtje);
- Asilo (Azil);
- Motivi umanitari (arsye humanitare);
- Protezione Sussidiaria o Internazionale (Mbrojtje subsidiare ose ndërkombëtare);
- Per casi speciali o protezione speciale (raste të veçanta ose mbrojtje të veçant)
- Per cittadinanza (shtetësi).
Të miturit e huaj të pashoqëruar, pavarësisht nga rregullsia e qëndrimit (pra me dokumenta të rregullta ose jo), mund të regjistrohen në Servizio Sanitario Nazionale – SSN dhe të marrin tessera sanitaria.
Nëse je i punësuar dhe in attesa di regolarizzazione (në pritje të rregullimit të dokumentave), mund të regjistrohesh në Servizio Sanitario Nazionale – SSN. Pas regjistrimit, do të marrësh një letër tessera që vlen 6 muaj dhe mund të rinovohet nëse procedura e rregullimit të dokumentave nuk ka përfunduar gjatë kësaj kohe.
Për llojet e tjera të permesso di soggiorno (si për shembull motiv studimi, etj.) mund të regjistrohesh gjithsesi në Servizio Sanitario Nazionale – SSN por duhet të paguash një kontribut në bazë të të ardhurave financiare.
Për të marrë tessera sanitaria duhet të shkosh në Azienda Sanitaria Locale (ASL) (zyrën shëndetësore lokale) në qytetin ku jeton dhe je rezident. Azienda Sanitaria Locale (ASL) është zyra e cila kujdeset për shërbimet shëndetësore brenda një territori specifik.
Duhet të marësh me vete këto dokumente:
- permesso di soggiorno ose ricevuta di rinnovo;
- codice fiscale;
- autocertificazione di residenza o dimora. Ky dokument deklaron adresën ku po jeton aktualisht. Konsiderohet dimora dhe dichiarazione di ospitalita (deklarata e mikpritjes) që centro di accoglienza ku po jeton i ka derguar Questures për ta njoftuar për vendndodhjen tënde aktuale.
Nëse jeton në një centro di accoglienza, pyet menaxherin e qendrës ose një anëtar të stafit se si të aplikosh për tessera sanitaria. Zakonisht, ata kujdesen për të gjithë proceduren.
Pas regjistrimit në ASL, do të dërgohet tessera sanitaria në adresën që ke komunikuar gjatë regjistrimit.
Tessera sanitaria është falas!
Por KUJDES: kjo nuk do të thotë që i gjithë shërbimi shëndetësor që do marrësh është falas. Për disa shërbime do të duhet të paguash një kontribut të quajtur “ticket”. Pagesa varet nga të ardhurat financiare dhe lloji i shërbimit që të nevojitet. Lexo më shumë informazione për “ticket” në këtë faqe.
Tessera sanitaria për shtetasit jo të BE-së skadon në të njëjtën datë me permesso di soggiorno.
Mund të kërkosh një tessera të re përmes zyrës Azienda Sanitaria Locale (ASL) duke treguar vërtetimin për rinovimin e permesso di soggiorno.
Nëse në tessera sanitaria të dhënat personale janë të gabuara (si emri dhe mbiemri, codice fiscale, etj.) mund të kërkosh që të korrigjohen në Ufficio dell’Agenzia delle Entrate (Zyra Kombëtare e Taksave).
Do të duhet të paraqesësh një dokument identiteti të vlefshëm si permesso di soggiorno ose carta d’identità.
Nëse humbet ose të vjedhin tessera sanitaria, mund të kërkosh një kopje tjetër.
Në këtë rast, do të duhet fillimisht të bësh një denoncim në polici. Më pas me një kopje të denoncimit mund të kërkosh një kopje tjetër në Ufficio dell’Agenzia delle Entrate ose Azienda Sanitaria Locale (ASL).
Link të dobishëm
-
Sistema Tessera Sanitaria
Shko te linku -
Numero Verde 800.030.070
Shko te linku
Mund të interesojë
-
Sistemi Shëndetësor Kombëtar Italian – Nivelet e shërbimeve
Hap artikullin -
Permesso di soggiorno (leje qëndrimi)
Hap artikullin