Zyrat publike

Zyrat publike janë zyrat vendore qeveritare ku njerëzit shkojnë për çështje burokratike dhe për të marrë dokumente. Midis tyre janë Comune, Questura, Centro per l'Impiego dhe shumë të tjera. Këtu është një listë e atyre më kryesore dhe informacionet për t'i gjetur.

Zyrat publike janë zyrat vendore të qeverisë italiane dhe kanë shumë funksione të ndryshme. Ka zyra përgjegjëse për sigurinë e komunitetit, shëndetin ose punësimin. Çdo person që jeton në Itali i drejtohet zyrave të ndryshme publike për të marrë dokumente, autorizime apo informacione të rëndësishme. Këto zyra janë në qytetet e mëdha, por shumë nga shërbimet e tyre ofrohen edhe në qytete dhe komunat më të vogla. 

Ja disa nga zyrat publike më kryesore:

ASL është zyra që administron shërbimet shëndetësore publike në një territor specifik. Në përgjithësi quhet ASL, por në disa regione (rajone) emri mund të ndryshojë. 

Quhet ASL në Abruzzo, Campania, Lazio, Liguria, Piemonte, Puglia, ndërsa quhet ndryshe në këto regioni

  • ASDAA në Alto Adige
  • ASP dhe ASM në Basilicata
  • ASP në Calabri dhe Sicilia
  • AUSL në Emilia Romagna, Toscana dhe Umbria
  • AAS në Friuli Venezia Giulia
  • ASUR në Marche
  • ATS në Lombardi
  • ASREM në Molise
  • ATS në Sardegna
  • APSS në Trentino
  • AUSL VDA në Valle D’Aosta
  • ULSS në Veneto

Çdo qytet të Italisë ka një ose më shumë zyra ASL.
Njerëzit mund të shkojnë në ASL për të zgjedhur medico di base (mjekun e familjes), për të marr trajtime mjekësore, për ekzaminime dhe marrjen e ilaçeve dhe pajisjet mjekësore të nevojshme për kurim.

Për të përdorur shërbimet që ofron ASL duhet më parë të regjistrohesh. Çdo shtetas jo-evropian me permesso di soggiorno (leje qëndrimi) të vlefshme mund të regjistrohet dhe regjistrimi është i vlefshëm për të gjithë kohëzgjatjen e permesso di soggiorno dhe të rinovimit më pas.

Për të gjetur informacion mbi zyrat e ASL në qytetin ku jeton, kërko në internet: ASL (ose emër tjetër në bazë të rajonit) + emrin e qytetit ku jeton (për shembull: ASL Napoli ose ULSS Treviso).

Centro per l’Impiego (zyra e punës) është zyra në të cilën njerëzit drejtohen për të gjetur një vend pune, për të marrë dokumente mbi situatën e tyre profesionale ose për të marrë ndihmë specifike financiare. Disa nga shërbimet kryesore të ofruara nga Centro per l’Impiego janë:

  • Orientim punësimi, d.m.th. informacion se si të gjesh punë dhe në cilët sektorë bazuar në aftësitë dhe kompetencat e tua
  • Ndihmon njerëzit në kërkimin e një vendi pune
  • Mbështetje për njerëzit që duan të fillojnë biznesin e tyre
  • Lëshimi i scheda anagrafico-professionale (karta profesionale-personale), është një letër që përmbledh të gjitha përvojat profesionale të një personi 
  • Lëshimi i certifikatës së papunësisë, d.m.th certifikata që thotë se personi nuk është më në punë
  • Kërkesë për reddito di cittadinanza (përveç INPS)

Nëse ke nevojë për shërbimet e Centro per l’Impiego, duhet të shkosh tek ajo më afër adresës së vendbanimit. Këtu do të gjesh Centro per l’Impiego më të afërt.

Comune është zyra që administron një zone të caktuar gjeografike. Në qytetet e mëdha ka shumë zyra të Comune dhe përgjithësisht një person shkon në atë të lagjes së tij. Mund të duhet të shkosh në Comune për çështje të tilla si residenza (adresa vendbanimit), statusi familjar ose për të plotësuar dokumente për të marrë një permesso di soggiorno. Ndër shërbimet kryesore të Comune janë: 

  • Lëshimi i carta di identità (ID), i certificato di residenza (certifikata e vendbanimit) dhe lo stato di familia (gjendja familjare) në zyrën e Anagrafe
  • Mbështetje për personat e huaj gjatë përpilimit të dokumenteve për marrjen e permesso di soggiorno
  • Menaxhimi i grumbullimit të mbetjeve 
  • Menaxhimi i shkollave lokale
  • Shërbime në lidhje me zgjedhjet

Për informacione më specifike mbi Comune ku jeton, si oraret e punës dhe shërbimet, kërko në internet: Ufficio anagrafe + Comune di + emri i qytetit ku jeton + emri i lagjes (për shembull: Ufficio anagrafe Comune di Firenze Isolotto).

INPS është institucioni që menaxhon ndihmat financiare për personat me të ardhura të ulëta, për personat që nuk paraqiten në punë për arsye lindjeje ose shëndetësore, si dhe pensionet e personave të moshuar ose invalidët.

Më konkretisht, INPS merret me pagesën e: 

  • Disoccupazione (papunësisë)
  • Cassa Integrazione (ndihmë ekonomike nëse pezullohesh përkohësisht nga puna ose punon me orar të reduktuar)
  • Bonuset e paguara në kohë vështirësish të veçanta për vendin (si bonusi prej 600 eurosh ose reddito di emergenza, lehtësim gjatë emergjencës së Coronavirus)
  • Pushimi gjatë lehonisë
  • Pagesën e TFR (një lloj dëmshpërblimi nëse të pezullojnë nga puna)
  • Pensionin e vjetërsis
  • Pensionin e invaliditetit

 

 

Mund të aksesosh online pothuajse të gjitha shërbimet INPS përmes këtij website. Do të duhet një PIN të cilin mund ta kërkosh në këtë faqe.

Ose mund të shkosh në zyrën e INPS në qytetin ku jeton. Për të gjetur zyrën e INPS më të afërt, kërko online: INPS + emrin e qytetit ku jeton (për shembull: INPS Bologna).

Patronato është një zyrë që ndihmon njerëzit në procedurat burokratike që lidhen me emigracionin, punësimin dhe marrjen e ndihmave financiare. Qeveria italiane rimburson patronato për shërbimet që u ofron njerëzve, prandaj shërbimet e saj janë falas. Ndër shërbimet e shumta të ofruara nga patronato jan:

Në fushën e emigracionit

  • Lëshimi dhe rinovimi i permesso di soggiorno
  • Ricongiungimento familiare (bashkim familjar)
  • Proçedura për regolarizzazione (pajisja me documenta të rregullta) 
  • Proçedura për marrjen e shtetësisë italiane

Në fushën e punësimit

  • Konsulencë për kontratën e punës
  • Ndihmë për të kuptuar busta paga (dokumenti pagesës mujore)
  • Pushimin e lehonisë ose të atësisë
  • Ankimimin e një pezullimi nga puna të paligjshëm
  • Taksat që janë për t’u paguar

Në fushën e ndihmave financiare

  • Assegni alla famiglia (ndihmat për familjet) për lindje ose invaliditet 
  • Cassa integrazione
  • Disoccupazione 

Dhe shumë të tjera.

Për informacione mbi patronato më të afërt, kërko në internet: patronato + emrin e qytetit ku jeton (për shembull: patronato Milano).

Prefettura është zyra vendore e Ministrisë së Brendshme. Ajo merret me aktivitete si:

  • Zgjedhjet
  • Emergjencat klimatike dhe shëndetësore 
  • Koordinimin e Comuni (bashkive)
  • Zbatimin e ligjit dhe sigurinë publike

Prefettura përfshin Sportello Unico per l’Immigrazione (SUI), zyra që lëshon nulla osta (e nevojshme për të marrë një visto di lavoro (vizë pune) ose di ricongiungimento familiare (bashkim familjar)) dhe ndryshimin e një tipologjie permesso di soggiorno në një permesso di soggiorno per lavoro.

Për informacione mbi Prefettura e zonës ku jeton, kërko në internet: Prefettura + emrin e qytetit ku jeton (për shembull: Prefettura Firenze).

Questura është zyra lokale e Policisë së Shtetit. Ajo merret kryesisht me sigurinë publike dhe zbatimin e ligjit brenda një zone specifike gjeografike të quajtur provincia. Questura organizon dhe menaxhon veprimtarinë e policisë, e cila ndërhyn kur ka ose mund të ketë krime. Questura, merret edhe me emigracionin, veçanërisht me dhënien dhe rinovimin e permesso di soggiorno (lejeve të qëndrimit). 

Për informacione mbi Questura e provincia ku jeton, kërko në internet: Questura + emri i qytetit ku jeton (për shembull: Questura Napoli).

Zyrat postare, që në Itali administrohen nga Poste Italiane, ofrojnë shumë shërbime. Në zyrën postare, përveç dërgimit dhe pranimit të letrave dhe pakove, mund të: 

  • Paguash bollette (fatturat e drita, ujë, gaz, etj))
  • Dërgosh dhe marrësh para
  • Hapësh një llogari bankare dhe marrësh kartë krediti, debiti dhe me parapagesë.
  • Marrësh kredi

Disa zyra postare janë përgjegjëse gjithashtu dhe për lëshimin/rinovimin e dokumentave si certificato anagrafico, pashaportës dhe permesso di soggiorno. Këto dokumente mund të kërkohen vetëm në zyrat postare që kanë “Sportello Amico”.

Për të gjetur postën më të afërt, kërko në internet: Poste + emrin e qytetit ku jeton (për shembull: Poste Napoli).

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!