Çfarë është SPID dhe si ta marrësh
SPID është sistem identifikimi digjital që përdoret nga të gjithë individët që jetojnë në Itali për të përdorur shërbimet publike, për të kërkuar bonuse, rimbursime dhe për të paguar taksat. Mund të aktivizohet në mënyra të ndryshme, madje edhe falas, dhe mund ta përdorësh edhe nga telefoni.
- nulla osta (leje) për punë;
- konvertimin e permesso di soggiorno;
- ricongiungimento familiare (bashkim familjar);
- regjistrim në teste të gjuhës italiane në mënyrë që të përfitosh leje qëndrimi CE afatgjatë.
Çfarë duhet për të aktivizuar SPID?
Për të aktivizuar SPID duhet:- Adresa email personale
- Numri i telefonit
- Një dokument identiteti i vlefshëm (kartë identiteti, patentë, pashaportë ose leje qëndrimi)
- Tessera sanitaria (karta e shëndetit) me codice fiscale
Hapat e aktivizimit të SPID
Hapi i parë për të aktivizuar SPID është të zgjidhësh një Identity Provider (ofrues shërbimi). Ofruesit e shërbimit janë kompanitë që ofrojnë shërbimin e aktivizimit të SPID. Secili e ofron SPID-në me karakteristika të ndryshme, si p.sh. niveli i sigurisë. Disa e ofrojnë këtë shërbim falas, disa me pagesë. Pasi të kesh zgjidhur një Identity Provider dhe të jesh regjistruar në faqen e internetit duhet të:- japësh të dhënat e tua personale
- krijosh kredencialet e tua SPID (emri përdoruesit dhe fjalëkalimi)
- kryesh identifikimin, që dëshmon se je ti. Identifikimi mund të bëhet:
- fizikisht (duke shkuar në një zyrë postare);
- në distancë (duke përdorur: carta d’identità elettronica - kartë identiteti elektronike; carta nazionale dei servizi - kartën kombëtare të shërbimeve; Firma Digitale - firmën elektronike; nëpërmjet video kamerës). Ndiq udhëzimet që jepen në faqe.
Si të zgjidhësh midis Identity Provider të ndryshëm?
Siç e përmëndëm më lart, ka shumë Identity Provider mes të cilëve mund të zgjedhësh. Këtu është një tabelë me ato më kryesorët:![](https://italiahello.it/wp-content/uploads/2020/12/Screenshot-2023-02-28-at-14.15.20-300x206.png)
Siç mund ta shohësh, me pothuajse secilin prej tyre mund ta bësh identifikimin fizikisht ose me video-kamerë, por kujdes koston. Identifikimi fizik është falas, ndërsa ai me video-kamerë në distancë shpesh është me pagesë.
Zgjidh Identity Provider që ofron shërbimin më komod per ty. Shërbimi i Poste Italiane (postës) është mjaft komod dhe falas. Për të marrë SPID duhet të ndjekësh këto hapa:- Shko te seksioni i website-t të Poste Italiane kushtuar SPID
- Fut të gjitha të dhënat e kërkuara
- Kryej identifikimin falas në distancë ose në një zyrë postare. Nëse zgjidh ta bësh një zyrë të postës fizikisht, duhet të lësh takim. Mjafton të kesh një dokument identiteti me vete dhe t'i tregosh personit në sportel se duhet të bësh identifikimin për SPID. Do të duhen vetëm pak minuta.
![](https://mk0italiahelloapknc8.kinstacdn.com/wp-content/uploads/2020/11/SPID-1024x576.jpg)
Link të dobishëm
-
Faqja zyrtare e SPID
Në këtë faqe mund të marrësh më shumë informacion rreth SPID dhe të bësh kërkesën
Shko te linku -
Faqja zyrtare e SPID e Poste Italiane
Në këtë faqe mund të kërkosh SPID-n e Poste Italiane
Shko te linku
Mund të interesojë
-
Zyrat publike
Hap artikullin