Permesso di soggiorno (leje qëndrimi)

Permesso di soggiorno (ose leja qëndrimit) është dokumenti që lejon qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian të jetojnë në Itali. Ke nevojë për një permesso di soggiorno nëse qëndron në Itali për më shumë se 90 ditë.

Qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian nuk kanë nevojë për vizë dhe permesso di soggiorno (leje qëndrimi) për të hyrë dhe qëndruar në Itali. Ndërsa qytetarë që janë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian kanë nevojë për vizë për të hyrë në Itali dhe më pas për permesso di soggiorno nëse duan të qëndrojnë në Itali për më shumë se 90 ditë.

Permesso di soggiorno është e lidhur me llojin e vizës me të cilën ke hyr në Itali. Për shembull, nëse hyn në Itali me një visto di lavoro (vizë pune), do të kesh një permesso di soggiorno per lavoro (leje qëndrimi për arsye pune) ose nëse hyn në Itali me një visto per studio (vizë studimi) do të marrësh një permesso di soggiorno per motivi di studio (leje qëndrimi për arsye studimi).

Llojet e permesso di soggiorno

Në Itali ka shumë lloje permesso di soggiorno. Ato më të zakonshmet janë:

Leje qëndrimi për qëllime studimi dhe trajnimi – i jepet një personi për ta lejuar të studiojë në Itali. Në përgjithësi është e vlefshme për një vit dhe rinovohet çdo vit deri në fund të  studimeve. Me këtë tipologji permesso personi mund të punojë por me kohë të pjesshme për një maksimum prej 20 orësh në javë. Kjo mund të shndërrohet permesso di soggiorno per motivi di lavoro (leje për motive pune).

Leje qëndrimi për arsye punësimi – kjo permesso lidhet me decreto flussi. Nëse punëdhënësit i lëshohet nulla osta për punëtorin nga Sportello Unico per l’Immigrazione, punëtori mund të hyjë në Itali sipas rregullave të decreto flussi. Punëtori merr një permesso për 1 vit nëse kontrata e punës është a tempo determinato (me afat të caktuar) dhe për 2 vjet nëse kontrata është a tempo indeterminato (pra e përhershme, pa skadencë).

Leje qëndrimi për punë sezonale – i jepet personave që vijnë në Itali për të punuar në sektorin e bujqësisë ose turizmit për një periudhë që shkon nga 20 ditë në 9 muaj. Edhe kjo lloj permesso është e lidhur me decreto flussi dhe punëdhënësi duhet të kërkojë një nulla osta nga Sportello Unico per l’Immigrazione që punëtori të hyjë në Itali.

Permesso është e vlefshme për një maksimum prej 9 muajsh. Me këtë tipologji permesso, punëtori nuk mund të kryejë lavoro subordinato (punë si i punësuar) ose lavoro autonomo (si i vetpunësuar), por vetëm punën sezonale për të cilën ka ardhur në Itali. Megjithatë, mund ta ndryshojë në permesso per lavoro subordinato nëse siguron një kontratë pune me kohëzgjatje të paktën 1 viti ose një kontratë a tempo indeterminato, pra që nuk skadon.

Leje qëndrimi për vetëpunësim – edhe kjo tipologji është e lidhur me decreto flussi dhe personi që vendos të fillojë një aktivitet pune privat në Itali duhet të aplikojë për nulla ostaSportello Unico per l’Immigrazione. Personi gjithashtu duhet të plotësojë disa kërkesa specifike, të tilla si akomodimi dhe licencat e nevojshme për të kryer aktivitetin për të cilin po vjen në Itali. Kjo permesso ka një kohëzgjatje maksimale prej 2 vjetësh.

Leje qëndrimi në pritje të punësimit – kjo lloj permesso mund të kërkohet nga personat që kanë nevojë të rinovojnë permesso di soggiorno per lavoro subordinato (leje qëndrimi për arsye punësimi), por nuk kanë më një punë. Ajo është e vlefshme për një vit. Gjatë kësaj kohe personi duhet të kërkojë një punë në mënyrë që të vazhdojë të qëndrojë në Itali. Për të aplikuar për këtë tipologji permesso, duhet të regjistrohesh në Centro per l’Impiego (Qendra e Punësimit) sapo të mundesh dhe para se të skadojë permesso di soggiorno per lavoro subordinato.

Leje qendrimi per arsye familjare – kjo leje u jepet personave që:

  • hyjnë në Itali për ricongiungimento familiare (bashkim familje), për ricongiungimento con figlio minorenne (bashkimi me fëmijën e mitur) ose për familiari al seguito (anëtarët e familjes që shoqërojnë).
  • martohen me një qytetar italian ose një person që mban një permesso di soggiorno italiane ose një permesso di soggiorno nga një vend tjetër i Bashkimit Evropian.
  • janë prindër të një fëmije me shtetësi italiane i cili është më i vogël se 18 vjeç.
  • janë anëtarë të familjes të një personi që ka marrë status di rifugiato (statusin e refugjatit).


Kohëzgjatja e permessos varet nga kohëzgjatja e permesso-s së personit me të cilin bashkohesh ose martohesh. Kjo mund të shëndërrohetpermesso di lavoro ose di studio.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!