Si të aplikosh për permesso di soggiorno

Për të aplikuar për një permesso di soggiorno (leje qëndrimi) duhet të shkosh në Questur ose në një nga zyrat postare të Poste Italiane, në varësi të llojit të permessos për të cilën po aplikoni. Në këtë artikull do të gjesh të gjitha rregullat që duhet të ndjekësh dhe informacione të tjera në lidhje me dokumentat që nevojiten për të aplikuar.

Pas mbërritjes në Itali ke 8 ditë kohë për të aplikuar për një permesso di soggiorno. Për disa lloje permesso di soggiorno duhet aplikuar në Questura në qytetin ku jeton. Ndërsa për disa lloje të tjera duhet aplikuar në një Sportello Amico tek Poste Italiane.

Permesso-t që kërkohen në Questura janë:

  • Affari (biznes)
  • Cure mediche (trajtim mjekësor)
  • Gare sportive (gara sportive)
  • Giustizia (drejtësi)
  • Invito (ftesë) (kur je i ftuar në Italia dhe pritesh nga një person rezident në Itali për një periudhë jo më gjatë se 90 ditë)
  • Protezione speciale e casi speciali (mbrojtje të vecantë dhe raste të veçanta)
  • Personat më të vegjel se 18 vjeç (të gjithë personat nën moshën 18 vjeç duhet të aplikojnë në Questura për çdo lloj permesso)
  • Status di rifugiato (status refugjati; vetëm për aplikimin e parë, jo për rinovim)
  • Status di apolidia (status pa shtetësi; vetëm për aplikimin e parë, jo rinovimin)
  • Vacanze lavoro (pushime pune) 

Zyrtaret e emigracionit të Questura do të japin formularët që do duhet të plotësosh për të aplikuar për permesso di soggiorno. Gjej Questurën në qytetin ku jeton.

Ndërsa për këto permesso duhet të aplikosh në Sportello Amico tek Poste Italiane:

  • Adozione (adoptim)
  • Affidamento (kujdestari)
  • Attesa occupazione (në pritje punësimi)
  • Missione (mision)
  • Motivi familiari (motive familjare)
  • Motivi di lavoro autonomo, stagionale e subordinato (për punë sezonale, për vetpunsim ose si nëpunës)
  • Motivi religiosi (arsye fetare)
  • Motivi di studio e formazione (arsye studimi dhe trajnimi)
  • Ricerca scientifica (kërkim shkencor)
  • Aplikim për carta di soggiorno per cittadini extracomunitari (kartë qëndrimi për qytetarët jashtë BE-së)
  • Kërkesë për carta di soggiorno per cittadini comunitari (kartë qëndrimi për qytetarët e BE e cila është opsionale)
  • Rinnovo dello status di rifugiato (rinovimi i statusit të refugjatit)
  • Rinnovo dello status di apolidia (rinovimi i statusit të pashtetësisë)
  • Tirocinio o corso di formazione (praktikë ose kurs trajnimi)
  • Turismo (turizëm)

Duhet të aplikosh në Sportello Amico edhe në rastet e:

  • Përditësimi i carta di soggiorno (kartës qëndrimit; ndryshimi i adresës, ndryshimi i pashaportës ose ndryshime të tjera të rëndësishme)
  • Ndryshimi i permesso di soggiorno (në lloje të tjera permesso)
  • Dublikim (nëse ke nevojë për një kopje të permesso di residenza)

Tek Sportello Amico do të duhet të plotësosh një kit, i cili është një zarf i madh me një shirit të verdhë dhe përmban disa formularë brenda, dhe ta dërgosh. Mund ta plotësosh kit-in dhe vetë dhe ta dërgosh më pas, ose mund ta marrësh dhe të shkosh te një patronato ose në zyrën e emigracionit të Comune (bashkisë) për të marrë ndihmë në plotësimin e formularëve.

Nëse ke ndonjë problem ose pyetje në lidhje me kërkesën tënde, mund të shkosh në zyrat e Comune (bashkisë) që merren me emigracionin ose në një patronato.

Për të gjetur zyrën e imigracionit të Comune, kërko në internet “Ufficio immigrazione Comune di [emri qytetit ku jeton].”

Për të gjetur patronato më të afërt, kërko në internet “patronato [emri qytetit ku jeton]”.

Për të dërguar aplikimin tënd të nevojitet:

  • pashaporta dhe viza me të cilat ke hyrë në Itali (dhe një fotokopje e të dyjave)
  • formulari i kërkesës
  • dokumentat specifike për tipologjinë e permesso di soggiorno për të cilën po aplikoni (kliko mbi llojin e permesso-s për të zbuluar se cilat janë ato)
  • 4 fotografi të kohëve të fundit si për pashaportë
  • një marca da bollo (pullë) me vlerë € 16.00, që e blin në tabaccheria
  • një faturë pagese (këtë pagesë e bën në zyrën postare me një bollettino) prej
    • € 40 për një permesso të vlefshme nga 3 muaj deri në 1 vit
    • € 50 për një permesso të vlefshme nga 1 vit deri në 2 vite
    • € 100 për një permesso të vlefshme për më tepër se dy vite
  • faturë pagese prej € 30,46 për të printuar leje qendrimin tënd (dhe këtë pagesë e bën në zyrën postare me bollettino)
  • pagesën prej € 30 për dërgimin e kërkesës dhe kit-it me dokumenta (vetëm nëse aplikon te zyra postare)

 

Disa kategori personash nuk duhet të paguajnë €40/€100. Këto janë:

  • personat nën 18 vjeç (minorenët)
  • apolidi (personat pa shtetësi)
  • richiedenti asilo (azilkërkuesit)
  • personat që kanë marrë një lloj mbrojtjeje ndërkombëtare (status di rifugiato, protezione sussidiaria ose protezione per casi speciali)
  • personat që kërkojnë një dublikatë, konvertim ose përditësim të permesso di soggiorno të tyre ende të vlefshëm
  • personat që janë në Itali për arsye mjekësore dhe shoqëruesit e tyre

Në fund të procedurës së aplikimit do të marrësh një faturë, e cila quhet “cedolino“. Cedolino është dokumenti që të lejon të qëndrosh rregullisht në Itali deri në ditën e takimit në Questura për të tërhequr dokumentin e permesso di soggiorno. Mbaje gjithmonë me vete.

cedolino do të gjesh të shkruar:

  • numrin e praktikë tënde. Për të kontrolluar statusin e avancimit të aplikimit, shkruaj numrin e praktikës tënde në këtë portal.
  • data e takimit në Questura për identifikim (të fotos dhe shenjave të gishtërinjve). Ky është një hap i rëndësishëm për aplikimin tënd pasi Questura, në bazë të ligjt, duhet të ketë fotografitë dhe shenjat e gishtërinjve në mënyrë që të lëshojë permesso di soggiorno.

Pas identifikimit, do të marrësh një SMS në celular me datën e takimit në Questura për të tërhequr përfundimisht permesso di soggiorno.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!