Permesso di soggiorno per lavoro subordinato (leje qëndrimi për punësim)
Nëse ke një leje qëndrimi për arsye pune, është e rëndësishme të dish kohëzgjatjen, si mund ta rinovosh dhe çfarë kostoje ka. Në këtë artikull do të gjesh të gjitha informacionet që të nevojiten.
Permesso di soggiorno per motivi di lavoro subordinato (leje qëndrimi për arsye pune) i jepet qytetarit të huaj që angazhohet në mardhënie pune me një punëdhënës.
Kohëzgjatja e lejes
Kohëzgjatja e permesso di soggiorno per motivi di lavoro subordinato varet nga lloji i kontratës punës:- Lavoro subordinato a tempo determinato (punë me kontratë të përcaktuar): 1 vit
- Lavoro subordinato a tempo indeterminato (punë me kontratë të përhershme): 2/3 vjet
- Lavoro stagionale (punë me kontratë sezonale): 9 muaj
Si të RINOVOI permesso di soggiorno per lavoro subordinato?
Rinovimi i lejes së qëndrimit për punë mund të kërkohet në Questura nëpërmjet postës së autorizuar, duke plotësuar formularët përkatës (kit postar), 60 ditë para skadimit të lejes së qëndrimit. Mos harro të bashkangjisësh disa dokumente brenda zarfit pasi të plotësosh formularët 1 dhe 2. Në veçanti:- Fotokopjen e permesso di soggiorno që po skadon;
- Fotokopjen e pashaportës;
- Fotokopjen e kartës identitetit;
- Fotokopjen e modelit Unilav;
- Fotokopjen e CUD-it tënd të fundit ose Dichiarazione dei redditi (deklarata e të ardhurave);
- Fotokopjen e busta paga (listpagesës) së fundit.
KUJDES
Duhet të fusësh në zarfin e dokumentave vetëm fotokopjet e tyre, mos dërgo kurre dokumentin orogjinal! Origjinalet duhet t'i marësh me vete ditën e takimit në Questura.
Sa duhet të paguaj?
Nëse përdor kit postale (zarfin e postës), do të duhet të paguash:- 30,00 €: zarfi dhe dërgesa me postë zyrtare
- 16,00 €: kostoja e pulles
- Një pagese tjetër që mund të jetë:
Link të dobishëm
-
Visto e Permessi di Soggiorno
Shko te linku
Mund të interesojë
-
Permesso di soggiorno (leje qëndrimi)
Hap artikullin -
Sa duhet të paguaj për të marrë ose rinovuar permesso di soggiorno (lejen e qëndrimit)?
Hap artikullin