Ticket shëndetësor: kur dhe si paguhet

Personat që përdorin disa nga shërbimet e ofruara nga ​Servizio Sanitario Nazionale – SSN (​Sistemi shëndetësor kombëtar italian) duhet të paguajnë një shumë parash për të kontribuar në shpenzimet shëndetësore shtëtrore. Ky kontribut quhet "ticket". Mëso më shumë si funksionon, si paguhet dhe kush ka të drejtë të mos e paguajë.

Çfarë është ticket?

Ticket, që në anglisht do të thotë biletë, është një shumë parash që duhet të paguash pasi të kesh bërë një vizitë, një ekzaminim ose për të blerë një ilaç. Praktikisht, ti nuk paguan koston e plotë të shërbimit, por paguani vetëm një kontribut. Pjesa tjetër e kostos paguhet nga shteti. Në veçanti, ticket​ paguhet në këto raste:
  • Vizitat nga specialist të caktuar (p.sh. vizita nga mjekë të specializuar në një fushë të mjekësisë ose për një patologji të caktuar, domethën jo vizitat e mjekut të familjes) dhe teste diagnostikuese;
  • Shërbimet e mara në pronto soccorso (urgjencë), nëse rasti yt nuk konsiderohet si urgjent (kodi i bardhë) dhe nuk je shtruar në spital pas vizitës.
  • Për ilaçet me recetë të shkruar nga një mjek që i përket ​​Servizio Sanitario Nazionale – SSN​, si mjekun e familjes​ (ricetta rossa/rosa)​. Këto ilaçe quhen ​​“medicinali di fascia A” (ilaçe të kategorisë A). 
 

Ticketpaguhet pas vizitës ose ekzaminimit, ose në farmaci kur blen ilaçet. 

Çdo regione (rajon) ka procedurën e vet për të paguar ​ticket​, por në përgjithësi do të gjesh një vend për të bër pagesën direkt në spital ose në atë strukturë shëndetësor ku ke marrë shërbim. Gjithashtu mund të paguash dhe online përmes shërbimit PagoPA dhe në ato sportele që janë pjesë e rrjetit PagoPa, si tabaccherie, posta, disa supermarkete, banka ose në pikat ATM.

Çmimi maksimal i ticket​ është 36,15 €. Në disa regioni (rajone) mund të arrijë deri në 46,15 €. Shuma për tu paguar është e njëjtë për të gjithë.

Megjithatë, ka disa raste në të cilat personat NUK duhet të paguajnë ticket. Në këto raste këta individë janë “esente”, pra përjashtohen nga pagesa.

Përjashtim nga pagesa e ticket​ bëhet për:

  • ​Sëmundje kronike / invaliditeti ose sëmundje të rralla​​: nëse ke një sëmundje të rënda ose kronike, pra që nuk mund të shërohet në një kohë të shkurtër, nuk paguan ticket​ për vizitat dhe ekzaminime diagnostikuese që lidhen me sëmundjen. 
  • ​Invaliditet​​: nëse je invalid 100% ose në një % pak më të vogël, nuk paguan ticket​. Këtu do të gjesh listën e llojeve të invaliditetit për të cilat mund të paguhet ticket
  • ​Gratë shtatzëna: gratë shtatzëna nuk paguajnë ticket për disa vizita dhe ekzaminime diagnostikuese. Ështe vetë mjeku i familjes që shkruan tek receta se gruaja nuk paguan.
  • Të ardhurat financiare​​: nëse të ardhurat tuaja janë më të ulta se shuma minimale e përcaktuar nga shteti, nuk paguan ​ticket​. Personat që nuk paguajnë ticket për shkak të të ardhurave financiare janë: 
    • Fëmijët nën 6 vjeç dhe të rriturit mbi 65 vjeç me të ardhura familjare totale (që nënkupton shumën totale të të ardhurave të të gjithë anëtarëve të familjes) më pak se 36.165,98 €.
    • Personat e papunë që janë të regjistruar në ​​Centro per l’Impiego​ (zyra e punësim) me të ardhura familjare më të vogla ose baraz me 8.263,31 €. Nëse bashkjetojn me burrin/gruan shuma arrin deri në 11.362,65 € . Për çdo fëmijë nën kujdestari shuma rritet sërisht me 516,46 €. 
    • Ata që marrin ​Assegno Sociale (ndihmë sociale ose pencion social) dhe anëtarët e familjes që varen prej tyre.
    • Ata që marrin pensionin minimal (515,58 € është pensioni më i ulët i mundshëm që mund të merret), me moshë mbi 60 vjeç dhe të ardhura familjare më të vogla ose  baraz me 8,263,31 €. Nëse bashkjetojn me burrin/gruan shuma rritet në 11.362,65 € . Për çdo fëmijë nën kujdestari shuma rritet sërish me 516,46 €. 

 

Për të qenë “esente” (pra të përjashtohesh nga pagasa e ticket) për shkak të sëmundjes, paaftësisë (invaliditetit) ose papunësi, duhet të paraqesësh dokumentet që vërtetojnë situatën tënde në një sportel të Azienda Sanitaria Locale (ASL) në zonën ku jeton.

Për gratë shtatzëna ose personat me të ardhura të ulta financiare, është  mjeku i familjes që e specifikon këtë tek receta mjeksore. Për personat me të ardhura financiare të ulta, mjeku familjes konsulton një listë me emrat e personave që janë të përjashtuar nga pagesa e ticket për shkak të të ardhurave të ulta. Nëse ke të drejtë për të mos paguar ticket, por mjeku familjes nuk të gjen në listë, duhet ti drejtohesh zyres së ASL në zonën ku jeton dhe të kërkosh informacion në lidhje me situatën tënde.

 

Mund të interesojë

  • Sistemi Shëndetësor Kombëtar Italian – Nivelet e shërbimeve

    Hap artikullin

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!