Sistemi Shëndetësor Kombëtar Italian – Nivelet e shërbimeve

Në bazë të ligjit, çdo person që jeton në Itali, përfshirë shtetas italianë dhe të huaj, ka të drejtë të marë shërbim shëndetësor. Kjo do të thotë që mund të shkosh tek mjeku ose të marësh shërbim shëndetësor pa paguar ose pa pasur sigurim shëndetsor.

Shërbimet shëndetësore që mund të përdorësh ndryshojnë në varësi të llojit të dokumenteve që ke.

  • Nëse je i huaj pa dokumenta, ke të drejtë të merësh vetëm shërbim shëndetesor urgjent dhe të vazhdueshëm.
  • Nëse ke një permesso di soggiorno (leje qëndrimi) ose ke aplikuar për të, ke të drejtë për të gjitha shërbimet e ofruara nga Servizio Sanitario Nazionale (SSN) (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar).

Fjala Servizio Sanitario Nazionale (SSN) nënkupton tërësinë e të gjitha shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe ndihmës që janë të pranishme në Itali. Këto shërbime janë të pranishme në të gjithë territorin italian, si në qytetet e mëdha ashtu edhe në qytezat e vogla.

Shërbimet më të rëndësishme në të cilat ndahet Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Italian janë:

Medico di base o medico di famiglia (mjeku familjes) është mjeku tek i cili mund të shkosh sa herë që ke një problem shëndetësor. Shërbimi i tij është falas dhe ai duhet ti shërbejë të gjithë njerëzit, pa asnjë diskriminim.

Si ta zgjedh medico di base?

Për të pasur një medico di base duhet fillimisht të regjistrohesh në Servizio Sanitario Nazionale (SSN) (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) dhe më pas të shkosh në zyrën e ASL (zyra lokale e kujdesit shëndetësor) të zonës ku jeton. Në këtë mënyrë mund të zgjedhësh mjekun tënd të familjes.

Për të zgjedhur mjekun e familjes duhen këto dokumenta:

  • pashaporta
  • permesso di soggiorno e vlefshme (leje qëndrimi)
  • tessera sanitaria (karta kombëtare e shëndetit)

Stafi në zyrën e ASL do të tregojë një listë të mjekëve nga ku mund të zgjedhësh. Zakonisht, duhet të zgjedh një mjek i cili ndodhet afër vendit ku jeton në mënyrë që të jetë më e lehtë për të shkuar e për t’u vizituar.

Pasi të kesh zgjedhur mjekun, anëtari i stafit do të ju japë një fletë të printuar që ka të gjitha informacionet e nevojshme për mjekun:

  • Emri dhe mbiemri 
  • Numri i telefonit
  • Adresa 
  • Orari kur pacientët mund të vizitohen tek ai.

Në Itali mjekët mund të jenë burra ose gra. Mund të kërkoni një mjek femër ose mashkull në zyrën e ASL-it.

Kur duhet të shkoj tek medico di base?

Mund të shkosh te mjeku familjes kur je sëmurë ose për të diskutuar probleme shëndetësore.

Pra mjeku familjes:

  • viziton në rast sëmundjeje;
  • të rekomandon cilat ilaçe duhet të marësh (domethën plotëson recetën e kuqe të ilaçeve);
  • të rekomandon nëse ke nevojë të bësh vizita specialistike te mjekë të tjerë ose ekzaminim specifike (plotëson recetën e kuqe për një vizitë ose ekzaminim specifik);
  • lexon rezultatet e analizave tua mjekësore dhe të shpjegon se si duhet të kurohesh.

Pediatra është mjeku që kujdeset për shëndetin e fëmijëve. Në Itali, të gjithë fëmijët, italian dhe të huaj, kanë të drejtë për kujdes shëndetësor nga pediatra. Kjo vlen edhe për fëmijët e të huajve të sapoardhur të cilët jetojnë në Itali pa dokumenta

Pediatri kujdeset për fëmijët deri në moshën 14 vjeç. Kur fëmijët mbushin moshën 14 vjeç ata mund të vizitohen te medico di base (mjeku i familjes) si të gjithë të rriturit.

Si ta zgjedh pediatra?

Për të zgjedhjedhur pediatrin të duhen këto dokumente: 

  • carta d’identità (karta e identitetit) dhe codice fiscale (kodi fiskal) i nënës ose babait
  • certifikata e lindjes ose një autocertificazione (vetë-çertifikim) të nënshkruar nga njëri nga prindërit 
  • codice fiscale i fëmijës

Zgjedhja e pediatrit mund të bëhet tek e njëjtë zyrë e ASL ku zgjedh medico di base. Një anëtar i stafit të ASL do të ofrojë një listë me emra të pediatra nga ku mund të zgjedhësh. Pediatri, sikurse dhe medico di base, duhet të jetë afër vendit ku banon.

Për çfarë shërben pediatra?

Pediatra kujdeset për fëmijët. Duhet të shkosh tek pediatra kur fëmija është i sëmurë ose të diskutosh në lidhje me shqetësimet mbi shëndetin e fëmijës tënd. Pediatra:

  • viziton fëmijën
  • ndjek rritjen e fëmijës
  • vendos mjekime, ekzaminime dhe takime me specialistë
  • jep informacion mbi vaksinat
  • shkruan kërkesat për shtrimin në spital
  • përgatit çertifikata

 

Medico di famiglia dhe pediatra punojnë me orare të caktuar. Kjo do të thotë që nuk mund të takohesh me ta në çdo lloj momenti, por vetëm në ditët dhe orët që ata punojnë. 

Çfarë ndodh kur nuk ndihesh mirë dhe medico di base nuk punon në atë orar? Për shembull kur dikush sëmuret gjatë natës apo gjatë fundjavave? 

Në këtë rast, duhet të telefonosh Guardia Medica. Guardia Medica është një doktor që zëvendëson medico di famiglia ose pediatra kur ata nuk janë duke punuar, veçanërisht gjatë natës, në fundjava ose gjatë pushimeve.

Duhet të telefonosh Guardia Medica për ndihmë ose mjekim urgjent, por gjëndja nuk duhet të jëtë dhe aq urgjente sa për të telefonuar pronto soccorso (emergjencën). 

Guardia Medica është pa pagesë për ata që janë të regjistruar në Servizio Sanitario Nazionale (SSN). Nuk është e nevojshme të shkosh te ASL për të gjetur një Guardia Medica. Mjafton thjesht të telefonosh numrin e Guardia Medica ose të shkosh direkt te zyra e Guardia Medica. Guardia Medica do të vijë të shikojë në shtëpi nëse nuk je mirë dhe nuk mund të lëvizësh.

Ndodh që në disa zona nuk ka shërbim të Guardia Medica. Kontrollo faqen online të ASL-it lokal aty ku banon ose në internet dhe zbulo nëse ky shërbim ofrohet aty ku jeton. Mund të shkruash në google Guardia Medica + emrin e qytetit ku banon.

Pronto Soccorso është pjesë e spitalit ku shkohet nëse ke një problem shëndeti urgjent dhe serioz ose një emergjencë shëndetësore. 

Ndihma në Pronto Soccorso është pa pagesë për këdo, përfshirë italianët dhe qytetarët e huaj, dhe nëse janë pa dokumenta. 

Duhet të shkosh në Pronto Soccorso vetëm në disa raste të veçanta:

  • Nëse je i sëmurë rëndë dhe në një mënyrë ndryshe nga zakonisht 
  • Nëse je shtatzënë dhe nuk ndjehesh mirë
  • Nëse ke pësuar një aksident në punë
  • Nëse një fëmijë nuk ndihet mirë
  • Nëse nuk arrin të flisësh me medico di base ose Guardia Medica. 

Mos shko në Pronto Soccorso nëse gjëndja nuk është urgjente. Kur të shkosh në Pronto Soccorso stafi do të pyes për të kuptuar më mirë situatën. Në bazë të situatën tënde do të jepet një kod me ngjyrë për të identifikuar seriozitetin e situatës:

Kodi i Kuq

Situata është shumë kritike dhe nevojitet vëmendje e menjëhershme.

Kodi i Verdhë

Situata është kritike dhe duhet të trajtohet shpejt.

Kodi Jeshil

Situata s’ është urgjente dhe mund të presë deri sa të trajtohen situata të tjera më serioze.

Kodi i Bardhë

Situata nuk është urgjente. Gjithkush që ka një kod të bardhë duhet të presë deri sa të trajtohen situata më urgjente. Një kod i bardhë është një problem që mund të zgjidhet nga medico di base ose nga guardia medica.

Nëse shkon në Pronto Soccorso për një problem që nuk është serioz dhe ke një kod të bardhë do të paguash një ticket, që është një taksë e vogël rreth 25 euro.

Nëse je shumë sëmurë dhe nuk din si të veprosh, mund të telefonosh numrin e emergjencës 118. Ky numër është pa pagesë si per telefonat fiks dhe celularet. Operatori që përgjigjet në atë moment do të bëjë pyetje për të kuptuar si mund të ndihmojë. 

Nëse situata është serioze operatori do të dërgojë një ambulancë me një mjek ose infermier që të shoqërojn në spital.

Mund të interesojë

  • Tessera sanitaria – Karta shëndetit

    Hap artikullin
  • Tesserino STP (të huajt përkohësisht të pranishëm): çfarë është dhe si funksionon

    Hap artikullin
  • Tesserino ENI: çfarë është dhe si funksionon

    Hap artikullin

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!