Tesserino ENI: çfarë është dhe si funksionon

Në Itali të gjithë njerëzit kanë të drejtë të kenë shërbim shëndetësor. Tesserino ​ENI u mundëson personave që vijnë nga një vend i Bashkimit Evropian dhe jetojnë në Itali pa rezidencë dhe në kushte varfërie, të aksesojnë kurat e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar. Në këtë artikull do të gjesh informacion se kush mund të pajiset me tesserino ENI, në ç’mënyrë dhe informacione të tjera të dobishme.

Qytetarë të Bashkimit Evropian:

  • që jetojnë në Itali pa një certificato di regolarità di soggiorno ose residenza ​(dhe nuk mund të regjistrohen në zyrën e gjendjes civile)
  • të cilët nuk mund të regjistrohenServizio Sanitario Nazionale (Shërbimin Shëndetësor Rajonal/Kombëtar)
  • të cilët nuk janë të pajisur me tessera TEAM (Tessera Europea Assistenza Malattia) dhe nuk kanë assistencë shëndetësore në vendin e origjinës
  • të cilët gjenden në një situatë varfërie absolute

mund të pajisen me ​​tesserino ​ENI për të marrë shërbime shëndetësore.

Tesserino ENI u mundëson personave që vijnë nga një vend i Bashkimit Evropian dhe nuk kanë rezidencë në Itali / dhe nuk kanë mundësi ekonomike të përdorin shërbimet e Servizio Sanitario Nazionale (SSN) (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar).

Quhet tesserino, që do të thotë ‘’kartë’’ por në të vërtetë është një fletë me një kod të shkruajtur në të (codice ENI). Kur të kërkohet tesserino ENI duhet të tregosh fletën me kodin.

Me tesserino ENI mund të përfitosh:

  • kura urgjente (në spital ose ambulatorio (klinikë)), p.sh nëse je në rrezik për jetën;
  • kura esenciale/jetësore (në spital ose ambulatorio (klinikë)), pra për sëmundje që mund të shkaktojnë probleme për shëndetin me kalimin e kohës;
  • kura të vazhdueshme, pra kura që nevojitet për sëmundjet afatgjata.


Ndërsa,
është gjithmonë i garantuar shërbimi për gratë shtatzëna dhe lehona si dhe për fëmijët nën moshën 18 vjeç.

Dhet të bësh kërkesë për tesserino ENIAzienda Sanitaria Locale (ASL) (Autoriteti Lokal Shëndetësor) në qytetin ku jeton.

Nëse ke nevojë për kura urgjente dhe nuk ke tesserino ENI, mund ta kërkosh në ambulatorio (klinik) ose Pronto Soccorso (urgjenca) ku po merr trajtimin mjekësor.

Për t’u pajisur me tesserino ENI duhet të jesh në Itali prej të paktën 3 muajsh. Teorikisht, mund të pajisesh me tesserino ENI edhe nëse nuk ke pashaportë ose një dokument identifikimi, por në disa regione është e detyrueshme të paraqesësh një dokument identifikimi  për t’u pajisur me të.

Kërkesa bëhet duke plotësuar një formular me të dhënat personale (si emri, mbiemri dhe kombësia) dhe firma.

Tesserino ENI është falas.

Edhe shërbimet që do të marrësh kur të kesh nevojë do jenë pothuajse falas. Do të duhet të paguash vetëm një kontribut, të quajtur ticket, si personat që jetojnë rregullisht në Itali. Të gjithë personat me tesserino ENI i takojnë kategorisë me të ardhura më të ulëta, prandaj  paguajnë ticket më të ulët të mundshëm.

Nëse je në vështirësi dhe nuk ke para as për të paguar ticket, mund të përfitosh një esenzione (pra nuk paguan). Ky lloj i esenzione quhet X01. Për tu pajisur me të, duhet të plotësosh një formular vetëcertifikimi të quajtur “autocertificazione di indigenza” ku deklaron situatën tënde ekonomike. Mund të pajisesh me këtë formular, ta plotësosh dhe ta dorëzosh aty ku merr dhe tesserino ENI.

Autocertificazione di indigenza vlen 6 muaj, sikurse tesserino ENI. Pas 6 muajsh, duhet të bësh kërkesë për një autocertificazione di indigenza të re tek i njëjti vënd ku ke aplikuar për tesserino ENI për të vazhduar esenzione X01.

Tesserino ENI vlen 6 muaj.

Mund të rinovohet duke bër kërkes në një ambulatorio / sportel të Azienda Sanitaria Locale (ASL) ku ke paraqitur kërkesën më parë.

Mund të interesojë

  • Sistemi Shëndetësor Kombëtar Italian – Nivelet e shërbimeve

    Hap artikullin
  • Ticket shëndetësor: kur dhe si paguhet

    Hap artikullin
  • Centro Unico di Prenotazione (CUP): si të rezervosh vizitat dhe ekzaminimet mjekësore

    Hap artikullin

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!