Rregullat e bashkëpronësisë: të jetoni mirë së bashku

Nëse ke gjetur një shtëpi me qera, është e rëndësishme të dish të drejtat dhe detyrimet e tua. Shpenzimet e mirëmbajtjes, pagesat e condominio ose riparimet mund të krijojnë konfuzione dhe tensione. Ky udhëzues do të ndihmojë të kuptosh më mirë cilat janë detyrimet dhe të drejtat e një qeraxhiu.

Çdo condominio (godinë banimi) ka “regolamento” (rregulloren) e saj që përcakton rregullat për të jetuar pa shqetësuar njëri-tjetrin. Këto rregulla mund të përfshijnë, për shembull, përdorimin e hapësirave të përbashkëta si oborri, shkallët, garazhet, oraret e ndaluara për zhurmën, politikat për kafshët shtëpiake, etj.

Disa nga përgjegjësitë e pronarit të shtëpisë janë:

  • Riparimet e strukturës dhe të impjanteve në banesës, si sistemi elektrik, i ngrohjes, ndërrimi i dritareve ose i kaldajës;
  • Mirëmbajtja e çatisë, dyerve, ulluqeve, dritareve dhe sigurimi i funksionimit korrekt i impjanteve dhe sistemeve të ujërave të zeza;
  • Të mundësojë që sistemet e sigurisë si parmakët, ballkonet dhe shkallët të jenë në gjendje të mirë;
  • Sigurimi i ndriçimit adekuat në zonat e përbashkëta të ndërtesës;
  • Mirëmbajtja e tubacioneve dhe materialeve të ndërtimit në mënyrë që të mos paraqesin rrezik për shëndetin dhe sigurinë e qeraxhinjve;
  • Ndërrimi ose riparimi i dyerve, dritareve, grilave, bravave dhe dorezave;
  • Shpenzimet për mirmbajtjen dhe punimet në ambjentet e përbashkëta (si zëvendësimi i dritës së shkallës ose shpenzimet në rast se prishet ashensori nëse jeton në një godinë të perbashkët).

Mbaj mend: Ligji i detyron pronarët të japin me qera vetëm banesa në gjendje të mirë. Gjëndja e banesës dhe çdo dëmtim i mundshëm duhet të specifikohet në marrëveshjen e qeras.

Disa nga detyrimet e tua si qeraxhi janë:

  • Të jesh i rregullt me pagesën e qerasë dhe faturave (ujë, drita, gaz) dhe pagesën e shërbimeve kondominiale të cilësuara në kontratë si pastrimi i shkallëve nëse jeton në pallat;
  • Mbajtja pastër e hapësirave të përbashkëta si shkallët ose ashensori;
  • Të mos e dëmtosh banesën. Kij parasysh se të gjitha dëmet ose difektet që nuk janë specifikuar në kontratën e qeras janë përgjegjësi e qerapaguesit përveç nëse provon se nuk janë shkaktuar nga ti.
  • Të mos kryesh punime pa leje brenda apartamentit;

Mardheniet e mira me fqinjët 

Evito sjellje që mund të shqetësojnë të tjerët, si të dëgjosh muzikë ose TV me zë shumë të lartë, të bësh zhurma të pakëndshme si të përdorni makineri të rënda gjatë orareve të pushimit herët në mëngjes ose netën vonë.

  • Rifiuti (mbeturinat) : Pothuajse në të gjitha qytetet italiane tani bëhet mbledhja e diferencuar e mbeturinave (plastika, letër, xham, alumin, organik). Për të ditur rregullat e mbledhjes së mbeturinave, mund të kërkosh informacion në komunën ku jeton, por edhe nga fqinjët ose administratori i pallatit ose godines ku jeton.

Kujto!

Njohja e të drejtave dhe detyrimeve të pronarëve dhe qeraxhinjve është thelbësore për të evituar mosmarrëveshje dhe për të mbajtur një marrëdhënie të mirë. Një komunikim i hapur dhe me respekt është fondamental. Komunikimi me sinqeritet dhe qetësi është i rëndësishëm për të krijuar një hapësirë ​​në të cilën të gjithë ndihen të lirë të shprehin shqetësimet dhe opinionet e tyre, gjithmonë në mënyrë të respektueshme për të parandaluar grumbullimin e problemeve dhe shndërrimin në konflikte më të mëdha.

Mund të interesojë

  • Ku të kërkosh për shtëpi: agjensi imobiliare dhe webfaqe online

    Hap artikullin
  • Kontrata e qerasë: çfarë nevojitet dhe si bëhet

    Hap artikullin

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!