Ku të kërkosh për shtëpi: agjensi imobiliare dhe webfaqe online

Në Itali mund të jetë e vështirë të gjesh një shtëpi me qera ashtu siç e duam. Për shembull, në qytetet e mëdha qeratë mund të jenë shumë të shtrenjta ose në qytetet më të vogla shtëpia mund të jetë shumë larg vendit punës. Ndonjëherë nuk dimë se ku të kërkojmë. Ja disa këshilla të dobishme për të kërkuar për një shtëpi.

Të kërkosh një shtëpi ose një dhomë me qera mund të jetë e vështirë. Mund të marrë shumë kohë dhe mund të duhet të shikosh shumë shtëpi përpara se të gjesh të duhurën për ty. Përpiqu të kuptosh së pari se si funksionon sistemi i qerave në qytetin ku jeton dhe qëndro pozitiv gjatë kërkimit.

Ka mënyra të ndryshme për të gjetur një shtëpi me qera. Ja disa më kryesore:

Webfaqet online për të aplikuar për qera

Një nga mënyrat më të zakonshme është kërkimi në internet. Ka disa webfaqe që publikojnë njoftime për shtëpitë e disponueshme në të gjitha zonat e Italisë.

Ndër faqet më të përdorura janë Idealista, Casa.it dhe Immobiliare.it.

Mund të kërkosh në këto faqe duke shkruar qytetin dhe zonën ku dëshiron të gjesh një shtëpi. Gjithashtu mund të shkruash dhe koston maksimale që mund të shpenzosh për qeranë, në këtë mënyrë do shohësh vetëm shtëpi me koston që ke vendosur dhe në zonën ku dëshiron.

Nëse gje një dhomë ose një apartament që të pëlqen, mund të kontaktosh drejtpërdrejt me pronarin me email ose duke telefonuar në numrin e telefonit. Nëse nuk flet mirë italisht, kërko ndihmë nga dikush që e njeh mirë gjuhën.

Agjensi imobiliare

Një mënyrë tjetër për të gjetur një shtëpi me qera është të pyesësh në një agjensi imobiliare. Agjensia i ndihmon njerëzit të blejnë ose të marrin me qera një shtëpi duke u treguar atyre shtëpitë e disponueshme dhe duke i lidhur ato me pronarët.

Ka shumë agjensi imobiliare dhe këshilla është të kërkosh një agjensi pikërisht në zonën ku dëshiron të jetosh.

Një nga agjentët e agjensis do të ndjek duke të informuar për shtëpitë në dispozicion dhe do ti tregojë ato. Por mos harro se nëse zgjedh një nga shtëpitë që agjensia të ka propozuar, do duhet ti paguash agjensisë një shumë të barabartë me qeranë e të paktën një muaji.

Mënyra të tjera për të gjetur një shtëpi me qera

Një mundësi tjetër është të pyesësh miqtë dhe të njohurit nëse dinë ndonjë shtëpi me qera. Të pyesësh shpesh njerëzit me të cilët shoqërohesh mund të sjellë rezultate të mira.

Mund të kërkosh edhe në Facebook. Në fakt, ka shumë grupe në Facebook ku njerëzit postojnë njoftime “offro/cerco alloggio” (ofroj/kërkoj shtëpi). Disa janë grupe në nivel rajonal, të tjera janë krijuar vetëm për një qytet. Mund të bësh një kërkim në Facebook dhe të gjesh grupin e duhur për ty.

Kujdes nga mashtrimet!

Për të shmangur mashtrimet në internet, beso faqet më të njohura të reklamave.

Mund të ndodhë, veçanërisht në grupet në Facebook, që një person të shkruajë informacione të rreme për të marrë para. Kujdes me fotot dhe çmimin. Nëse është shumë i ulët, mund të jetë një mashtrim!

Mundohu të flasësh gjithmonë me personin që ka postuar reklamën në telefon dhe jo vetëm me mesazhe, email apo komente në rrjetet sociale. Kërko gjithmonë të shohësh apartamentin dhe nëse personi nuk është i disponueshëm për një takim, kujdes mos jep asnjë paradhënie!

Mund të interesojë

  • Kontrata e qerasë: çfarë nevojitet dhe si bëhet

    Hap artikullin
  • Ku të kërkosh për shtëpi: agjensi imobiliare dhe webfaqe online

    Hap artikullin

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!