Kontrata e qerasë: çfarë nevojitet dhe si bëhet

Gjetja e një shtëpie është një nga hapat më të rëndësishëm kur mbërrin në një vend të ri. Shpesh nuk është e lehtë dhe mund të hasësh shumë vështirësi. Në këtë artikull do gjesh informacione dhe këshilla të dobishme për kontratën e qerasë, çfarë dokumentash të nevojiten për ta bërë dhe për të qënë i përgatitur.

Shtetasit italianë ose shtetasit me origjinë të huaj të pajisur me leje qëndrimi të rregullt mund të marrin me qira një shtëpi (vetëm ose me familjen/miqtë e tyre) ose një dhomë në një apartament ku jetojnë dhe persona të tjerë. Qeraja kërkon nënshkrimin e një dokumenti të quajtur contratto di affitto (kontrata e qerasë).

Me kontratën, pronari i shtëpisë dhe i interesuari nënshkruajnë një marrëveshje që lejon personin të jetojë në atë shtëpi (ose dhomë) për një periudhë të caktuar kohore, duke paguar një shumë të hollash çdo muaj.

Në kontratën e qerasë, pronari i shtëpisë i tregon qeradhënësit (affittuario):

  • sa duhet të paguajë çdo muaj;
  • cilën ditë të muajit duhet të paguajë qeranë;
  • sa kohë zgjat kontrata, pra sa mund të jetojë në shtëpi;
  • çfarë shpenzimesh të tjera duhet të marrë përsipër (si fatura e gazit, energjia elektrike, uji, interneti, condominio shpenzimet e perbashkëta të pallatit, etj);
  • koha e nevojshme për të anuluar kontratën dhe për t’u larguar nga shtëpia para skadimit të afatit të kontratës;
  • sa duhet të paguaj si garanci, shuma e parave që qeradhënësi paguan si garanci për ta mbajtur shtëpinë në gjendje të mirë dhe për të mos e dëmtuar atë.

Kjo shumë do ti kthehet në fund të kontratës nëse shtëpia është në gjendje të mirë.

Para se qeradhënësi të firmos kontratën, duhet ta lexojë me kujdes dhe të kontrollojë që të gjitha këto informacione të jenë të shkruara për të ditur kushtet e qerasë. Por gjëja më e rëndësishme është ta kuptosh dhe të kesh të qartë gjithçka. Nëse nuk je i sigurt dhe informacioni të duket i paqartë, mund të kërkosh ndihmë nga një person i besuar që e njeh mirë gjuhën italiane.

Të marrësh një shtëpi me qera do të thotë të ndryshosh vendbanimin (domicilio), por jo gjithmonë rezidencën (residenza).

Dokumentet e nevojshme për të pasur një kontratë qeraje 

Dokumentet që të nevojiten për të marrë një shtëpi me qera janë:

  • kartë identiteti ose pashaportë e vlefshme;
  • codice fiscale (kodi fiskal);
  • leje qëndrimi;
  • dokumentet që dëshmojnë se po punon si busta paga (fletëpagesa) dhe Certificazione Unica (CU).

Kur kërkon të marrësh me qera një shtëpi, pronari i shtëpisë mund të kërkojë garanci për t’u siguruar që çdo muaj do pagush rregullisht qeranë. Ndër garancitë e kërkuara janë sigurisht dokumentat që dëshmojnë se je në punë. Pronari mund të kërkojë gjithashtu dhe firmën e një garanti (siç mund të jetë punëdhënësi) dhe dy-tre muaj qera parapagesë.

Regjistrimi i kontratës së qerasë

Sipas ligjit italian, pronari i shtëpisë duhet të regjistrojë kontratën brenda 30 ditëve nga firmosja në Agenzia delle Entrate.

Regjistrimi i kontratës ka një kosto, të cilën qeradhënësi dhe qeramarrësi shpesh e paguajnë përgjysmë.

Mos harro se nëse ke të ardhura të ulëta dhe një kontratë qeraje të regjistruar rregullisht, mund të përfitosh ndihmë financiare nga komuna ku jeton.

Kujdes: Nëse kontrata nuk është e regjistruar, rezulton si “qera në të zezë”. Në këto raste kontrata nuk është e vlefshme dhe nuk do të mund të vërtetosh se ke një vendbanim për të rinovuar lejen e qëndrimit në Itali.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!