Sistemi shkollor në Itali
Sistemi shkollor është mënyra se si janë të organizuara shkollat në Itali. Ndoshta shkollat në Itali mund të jenë të organizuara shumë ndryshme nga ato të vendit tuaj të origjinës, kështu që është e rëndësishme të kuptosh se si ato funksionojnë.
Në bazë të ligjit të gjithë fëmijët në Itali, italianë dhe të huajt, kanë të drejtë të studiojnë dhe duhet të respektojnë obbligo scolastico (shkollimin e detyrueshëm) të paktën deri në moshën 16 vjeç.
Kjo do të thotë që prindërit duhet t’i regjistrojnë dhe t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë nga mosha 6 deri në 16 vjeç.
Shkollat në Itali mund të jenë publike ose private.
Shkollat publike menaxhohen nga shteti dhe prandaj, janë të ngjashme në organizimin e tyre në të gjithë Italinë. Shkollat publike kanë kosto më të ulët të cilat llogariten gjithashtu edhe në bazë të situatës ekonomike të familjes.
Shkollat private drejtohen nga individë privatë, si për shembull organizatat fetare dhe kishat. Këto shkolla janë gjithsesi të kontrolluara nga shteti, por kanë më shumë liri për të vendosur mbi organizimin e tyre, programet e studimit, metodën e mësimdhënies, kalendarin, etj.
Shkollat private kanë kosto më të larta se shkollat publike.
Në këtë faqe, do të gjesh më shumë informacion mbi koston e shkollës në Itali dhe mbështetjen ekonomike ofruar për familjet që kanë nevojë.
Shkollat në Itali janë të organizuara sipas niveleve të ndryshme shkollore që pranojnë fëmijët nga vitet e tyre të para deri në universitet. Sistemi arsimor ndahet në:
Nga mosha 0-6 vjeç
- Çerdhe – Nidi/micronidi nga 3-36 muajsh
- Kopësht – Asili nga 3-6 vjeç
Cikli i parë arsimor
- Shkolla fillore – scuola primaria nga 6-11 vjeç
- Shkolla 8-vjeçare ose e mesme e ulët – scuola secondaria di primo grado nga 11-14 vjeç
Cikli i dytë
- Shkolla mesme e lartë – scuola secondaria di secondo grado nga 14-19 vjeç
- Arsimim dhe aftësim profesional – percorsi di istruzione e formazione professionale (IeFP)
Pas shkollës së mesme – për çdo moshë
Para moshës 16 vjeç, studentët e huaj që kanë mbërritur kohët e fundit në Itali regjistrohen në shkollë sipas moshës së tyre. Shkolla mund të vendosë që studenti të bëj një test hyrës për të verifikuar aftësitë gjuhësore dhe nivelin e arsimimit. Është gjithashtu e mundur që mësuesit të vendosin të regjistrojnë studentin në një klasë më të ulët.
Kalendarët e shkollave mund të ndryshojnë sipas nivelit, rajonit dhe bashkisë (Comune).
Shkollat janë përgjithësisht të hapura nga Shtatori deri në Qershor (ose fundi i korrikut për çerdhet dhe kopshtet) për pesë ose gjashtë ditë në javë, nga e hëna deri në të premte ose të shtunë.
Koha e hapjes dhe mbylljes gjithashtu mund të ndryshojë, por shumica e shkollave hapen nga mëngjesi deri mbasdite.
Fëmijët nuk shkojnë në shkollë të dielave pra është dita kur shkollat janë të mbyllura.
Në Itali, fëmijët me aftësi të kufizuara nuk ndjekin mësime të ndara, por njësoj si studentët e tjerë. Shumica e mësuesve dhe shkollave janë të përgatitur për të mirëpritur fëmijë ose nxënës me nevoja dhe aftësi të kufizuara. Klasat me nxënës me aftësi të kufizuara zakonisht kanë më pak nxënës se klasat e tjera. Ka dhe insegnanti di sostegno (mësues mbështetës) të cilët ndihmojnë fëmijët që kanë më shumë nevojë.
Prindërve u kërkohet të sjellin certifikatën shëndetësore të fëmijës së tyre para se fëmija të fillojë shkollën. Në këtë mënyrë, shkolla dhe prindërit mund të vendosin së bashku planin arsimor më të përshtatshëm për fëmijën.
Në Itali, ligji vendos që studimi është një e drejtë veçanërisht midis moshës 6 dhe 16 vjeç, përfshirë të miturit e huaj pa permesso di soggiorno.
Prindërit e huaj që janë të parregullt gjithashtu kanë të njëjtin detyrim për të regjistruar dhe dërguar fëmijët e tyre në shkollë midis moshës 6 dhe 16 vjeç. Në këto raste, regjistrimi mund të bëhet me dokumentacion jo të plotë ose pa dokumentacion, me informacionin e dhënë nga prindërit.
Prindërit që nuk respektojnë të drejtën e fëmijëve të tyre për arsimim, të cilët nuk regjistrojnë ose nuk angazhohen t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, përgjigjen ligjërisht; ato mund të raportohen, të detyrohen të paguajnë një gjobë, etj.
Sistemi shkollor në Itali është i vlefshëm për të gjithë studentët, italianë dhe të huaj. Në rastin e fëmijëve të huaj, kjo e drejtë mbetet e vlefshme pavarësisht nga gjendja e tyre ligjore, e rregullt apo e parregullt (pra me ose pa permesso di soggiorno). Kjo vlen edhe për minori stranieri non accompagnati (të miturit e huaj të pashoqëruar), pra fëmijët nën moshën 18 vjeç të cilët janë në Itali pa prindër, familje ose tutore legale (kujdestar ligjorë). Këta të mitur jetojnë në godina ose me familje birësuese që i presin dhe kujdesen për ta.
Dhe të miturit e huaj të pashoqëruar kanë të drejtën të arsimohen dhe duhet t’u jepet mundësia që të ndjekin obbligo scolastico (shkollimin e detyrueshëm) dhe të shkojnë në shkollë të paktën midis moshave 6 dhe 16 vjeç.
Regjistrimi mund të bëhet në çdo kohë të vitit, edhe pas periudhës së rregullt të regjistrimit zyrtar që studentët dhe familjet e tyre duhet të respektojnë. Aplikimi duhet të dorëzohet në shkollë dhe JO përmes platformës online.
Pas regjistrimit, mësuesit programojne inserimin dhe përfshirjen akademike të studentit përmes një plani arsimor personal bazuar në aftësitë dhe nevojat e studentit.
Link të dobishëm
-
Regjistrimi Online
Ministria e Arsimit
Shko te linku
Mund të interesojë
-
Kostoja e shkollës
Hap artikullin -
Komunikimi shkollë – familje
Hap artikullin