Kostoja e shkollës

Në Itali, shkolla publike është falas për të gjithë studentët që jetojnë në territorin italian. Megjithatë, ka shpenzime që familjet duhet të bëjnë për të blerë pajisje shkollore ose libra. Këto kosto kryesisht kanë të bëjnë me shkollën 9-vjeçare dhe shkollën e mesme. Mëso me shumë rreth kostos së shkollës dhe çfarë mbështetje financiare ofrohet.

Shkollat publike në Itali menaxhohen nga shteti, kjo do të thotë se kostot për shkollat publike janë më të ulëta se kostot e shkollave private.

Familjet zakonisht duhet të paguajnë taksat e shkollës dhe të blejnë libra dhe pajisje shkollore. Kostot ndryshojnë sipas llojit të shkollës. Shkolla fillore në përgjithësi kushton më pak se shkolla e mesme.

Një nga kostot më të larta është për librat shkollorë. Çdo vit Ministria e Arsimit vendos kufirin e shpenzimeve, i quajtur edhe shpenzimi tavan, të cilin të gjitha shkollat duhet ta respektojnë kur vendosin për çmimin e librave shkollorë.

Sistemi italian dëshiron gjithsesi të mbështesë studentët me meritë, por që nuk kanë mundësi ekonomike, përmes bursave, mbështetjes ekonomike për familjen apo taksa më të ulura.

Çerdhet dhe kopshtet

Për çerdhet dhe kopshtet, pagesat janë tarifa e regjistrimit (që paguhet një herë) dhe pagesa mujore (një herë në muaj). Këto ndryshojnë sipas të ardhurave dhe vendbanimit.

Shumë Comuni (komuna) i ndihmojnë familjet me të ardhura të ulëta duke i ulur tarifat mujore nga 20 deri në 200 euro.

Tarifat janë më të larta për familjet që nuk banojnë në të njëjtën komunë me shkollën. Pra, nëse nuk banon në komunën ku ndodhet shkolla, do të paguash një tarifë më të lart.

Shkolla fillore dhe shkolla e mesme e ulët (9-vjeçare)

Si për shkollën fillore dhe ciklin e mesëm të ulet (scuola media), është e nevojshme të blihen pajisjet shkollore si stilolapsa, libra, fletore, veshje sportive dhe një çantë shpine. Shkolla do të informojë se çfarë duhet të blesh dhe kur.
Shpenzimet e shkollës fillore janë më të ulëta se shpenzimet e scuola media. Në scuola media zakonisht ka më shumë libra dhe pajisje të tjera për të blerë.

Edhe shërbimi shkollor për drekën (mensa shkollore) ka një kosto shtesë e cila llogaritet sipas komunës dhe të ardhurave të familjes.

Shkolla e mesme e lartë

Përveç shpenzimeve për materialet shkollore, janë dhe ato për aktivitetet e klasës, transportin, udhëtimet dhe eskursionet. Një shpenzim tjetër është edhe ai për librat. Shumë studentë kursejnë para duke blerë libra të përdorur nga libraritë ose nga studentët më të rritur.

Pas moshës 16 vjeç, studentët gjithashtu duhet të paguajnë taksa (të listuara më poshtë nën “taksat e shkollës së mesme”). Përmes modelit ISEE mund të kërkosh ndihmë ekonomike për të paguar këto taksa nëse i plotëson kriteret e përcaktuara.

Universiteti

Zakonisht, studentët e universitetit kanë dy lloj shpenzimesh:

  • Taksa e regjistrimit
    në kohën e regjistrimit ose në fillim të vitit, dhe
  • Pagesa e dytë
    që varjon sipas degës dhe të ardhurave familjare. Do të duhet të paraqesësh modelin ISEEP për të treguar gjendjen ekonomike të familjes (të ardhurat familjare).

Përveç këtyre taksave, duhet të merren parasysh gjithashtu dhe kostoja e librave, transportit, akomodimit dhe testet e pranimit (nëse është e nevojshme). Kriteret për të kërkuar ndihmë për të përballuar tarifat e universitetit janë:

  • Të ardhurat
    për familjet ose njerëzit me të ardhura të ulëta
  • Merita
    për studentët me nota të larta dhe studentët që diplomohen para afatit
  • Paaftësia
    studentët me aftësi të kufizuara

Për më shumë informacion mbi shpenzimet dhe aplikimet për ndihmë financiare, mund të kontaktosh universitetin që të intereson.

Taksat shkollore paguhen pas moshës 16 vjeç, në përgjithësi për vitin e katërt dhe të pestë të shkollës së mesme. Këto tarifa janë:

  • Tarifa e regjistrimit (tassa di iscrizione)
    € 6.04 (të paguhet një herë)
  • Tarifa e e pjesëmarrjes (tassa di frequenza)
    € 15.13 (të paguhet çdo vit)
  • Tarifa për provimet e pranueshmërisë
    (esami di idoneità), plotësuese (integrativi), provimet e licencës, pjekurisë dhe kualifikimit prej € 12.09
  • Tarifa e lëshimit të diplomës
    € 15.13

Ligji italian përcakton se në disa raste studenti nuk paguan taksat. Këto raste janë:

  • Merita
    Kur studenti ka një mesatare vjetore jo më të ulët se 8/10
  • Arsye ekonomike
    Për familjet që kanë një situatë ekonomike që nuk i kalon 20,000 € (të demonstrohet me modelin ISEE)
  • Duke qenë pjesë e kategorive të veçanta
    Ndër këto kategori: jetimët dhe fëmijët e të gjymtuarve dhe të invalidëve të luftës, për arsye shërbimi ose pune, civilë të verbër.

Në të gjitha rastet, për të aplikuar për përjashtim nga taksat, studenti duhet të ketë një notë sjelljeje të paktën 8/10.

Kontributi shkollor, i njohur edhe si contributo scolastico, është një pagesë që shkollat i ftojnë familjet të bëjnë për të përmirësuar shërbimet e tyre dhe për të siguruar një cilësi më të lartë të arsimit. 

Shuma e kontributit vendoset nga shkolla. Këto kontribute janë vullnetare dhe u takon familjeve të vendosin nëse do t’i paguajnë apo jo.

Cili është ndryshimi midis kontributit shkollor dhe taksave të shkollës?

Taksat shkollore janë të detyrueshme për 2 vitet e fundit të shkollës së mesme, ose pas moshës 16 vjeç (përveç rasteve të veçanta). Kontributi shkollore, nga ana tjetër, NUK është i detyrueshme, por paguhet nga familja vullnetarisht.

Detrazioni fiscali (ose zbritjet tatimore) janë shumat që mund të hiqen nga taksat që paguajmë. Këto zbritje llogariten mbi IRPEF tatimin mbi të ardhurat personale. Nëse ke zbritje tatimore, shuma totale e taksave që duhet t’i paguash shtetit ulet.

Për disa shpenzime shkollore, është e mundur të kërkohet një zbritje tatimore, e barabartë me 19% të shpenzimeve. Këto janë:

  • Taksa e regjistrimit (tassa di iscrizione)
  • Taksa e frekuentimit (tasse di frequenza)
  • Mensa e drekës (mensa scolastica)
  • Shpenzimet për udhëtime dhe vizita studimore
  • Kontributi i shkollës (contributo scolastico)

Nuk mund të kërkohet një zbritje për librat, fletoret dhe shpenzimet e tjera për materiale shkollore.

Prindërit mund të kërkojnë zbritjen e këtyre shpenzimeve për fëmijët e mitur, nga kopshti deri në shkollën e mesme. Mund ta bëjnë ktë në momentin e dichiarazione dei redditi (deklarimit të të ardhurave vjetore) nëpermjet modello 730 ose modello Redditi

Për të kërkuar zbritjen, duhet të paraqesësh faturat e pagesës siç janë fletëpagesa, transfertat bankare ose dokumente të tjera që tregojnë pagesën, detajet e përfituesit, studentit, arsyen e pagesës dhe shkollën.

Familjet me të ardhura të ulëta të cilët nuk mund t’i mbulojnë të gjitha shpenzimet mund t’i kërkojnë ndihmë qeverisë. Mund t’i kërkojnë ndihmë për disa shpenzime ose taksa shkollore. Për të kërkuar mbështetje ekonomike, duhet të paraqesësh modello ISEE i cili tregon gjendjen ekonomike familjare.

Ndihmat ekonomike mund të ndryshojë sipas komunës ku jeton. Prandaj është e këshillueshme që të pyesësh në shkollën e fëmijëve, në CAF ose qendra të tjera të ndihmës tatimore, cila është mbështetja e shkollës që ofrohet për libra, drekë, transport, etj. Mund të kërkosh gjithashtu në internet, duke shkruar në google: aiuti scuola + [il nome della tua città o la regione] (ndihmë me shpenzimet e shkollës + emrin i qytetit ose rajonit tuaj).

Shkollat private nuk drejtohen nga qeveria. 

Kostoja e shkollave private vendosen nga shkollat dhe janë më të larta se ato të shkollave publike. Ndihmat ekonomike që qeveria vë në dispozicion të familjeve nuk kanë për qëllim shkollat private.

Disa shkolla private mund të japin bursa studimi ose ndihma financiare, për më shumë informacion është mirë të pyesësh shkollen private që të intereson.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!