Bursa studimi për studentë ndërkombëtarë dhe refugjatë

Nëse dëshiron të regjistrohesh në universitet, ose tashmë shkon në universitet, mund të aplikosh për bursë. Bursa është mbështetja ekonomike për të paguar universitetin. Lexo më shumë si ta gjesh këtë kontribut dhe se si funksionon.

ItaliaHello NUK OFRON bursa.
Mbledhim dhe ndajmë informacione të rëndësishme dhe të sigurta të pubblikuara nga universitetet dhe organizata të tjera italiane. Nëse ke dëshire të kandidohesh apo të duhet informacion specifik, të rekomandojmë të kontaktosh universitetin tek adresa që gjen në faqen zyrtare.

Nëse po planifikon të vazhdosh studimet pas shkollës së mesme, duhet të informohesh rreth kostove. Në fakt, nga shkolla fillore tek shkolla e mesme shpenzimet janë relativisht të ulëta, por Universiteti mund të ketë shpenzime më të larta. 

Fatmirësisht disa studentë mund të aplikojnë për bursa që u shërben si mbështetje ekonomike kundrejt shpenzimeve që do kenë gjatë studimeve. Bursat nuk janë hua, prandaj, nuk duhet të ri-paguhen apo të kthehen. Kjo përkrahje për studentët mund të jetë e formave të ndryshme, si p.sh:

  • Akomodim falas në universitet
  • Taksa regjistrimi më të ulëta ose falas
  • Kontribute në të holla për të paguar universitetin

Më poshtë do të gjesh informacione lidhur me bursat për të studiuar në universitetet Italiane. Afati për të aplikuar është zakonisht në muajt e parë të vitit deri në pranverë. Ndonjëherë, është e mundur të aplikohet deri në muajt verorë.

Universiteti zakonisht jep bursa në bazë duke u bazuar në këto kritere:

  • Situata ekonomike: studentë me të ardhura të ulëta 
  • Merita: studentë me nota të larta
  • Studentët me aftësi të kufizuara

Këto kritere vlejnë për të gjithë studentët, italianë dhe të huaj. Bursat mund të kërkohen nga studentë italianë dhe të huaj, si dhe studentë me status refugjati.

Çdo Universitet ofron lloje të ndryshme bursash dhe mund të kenë mënyra të ndryshme për t’i ndihmuar studentët. Është mirë të kontrollosh gjithmonë faqen zyrtare të universitetin për informacionet më të reja.
Shumë universitete italiane kanë faqe zyrtare me informacione në anglisht: mund t’i gjesh duke shkruar ‘scholarships’’ ose ‘’grants’’. Nëse nuk gjen informacionin që kërkon në uebfaqen, provo të kontaktosh ose vizitosh zyrat e universitetit personalisht.

Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë ofron bursa për studentë të huaj.

Detajet mund të ndryshojnë çdo vit, por bursat zakonisht jepen për:

  • Kurse diplomimi të nivelit të dytë (Laurea Magistrale di 2° ciclo)
  • Kurse profesionale, artistike dhe muzikore (AFAM) 
  • Doktoratura kërkimore 
  • Projekte kërkimore
  • Kurse të gjuhës dhe kulturës italiane për qytetarë të huaj që studiojnë në një universitet italian

Për secilin kurs, duhet të informohesh rreth titujve të studimit, njohurisë së gjuhës italiane (për kurset në italisht) dhe kritere të tjera, të cilat duhet t’i kesh. Mund të pyesësh drejtpërdrejt tek shkolla që dëshiron të shkosh për më shumë informacion.

Aplikimet duhet të dërgohen online në portalin Study in Italy sipas afatit të caktuar. Nëse e dorëzon me vonesë, pas afatit, aplikimi nuk do të merret parasysh.

Gjatë kërkimit për bursa, mund të jetë e dobishme dhe të kontrollosh uebfaqet e enti regionali (subjekte rajonale). Çdo regione (rajon) italian menaxhon fonde të cilat përdoren për të ndihmuar studentët t’i përfundojnë studimet.

Më poshtë do të gjesh linqet e uebfaqe rajonale në dispozicion:

Abruzzo
Basilicata
Calabria
Campania
Emilia-Romagna
Friuli Venezia Giulia
Lazio
Liguria
Lombardia
Marche
Molise
Piemonte
Puglia
Sardegna

Sicilia

Toscana
Trentino – Alto Adige

Umbria
Valle D’Aosta
Veneto

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!