Shkolla fillore – scuola elementare

Të gjithë fëmijët, italianë dhe të huaj, të cilët mbushin 6 vjeç duhet të ndjekin shkollën fillore. Shkolla fillore zakonisht zgjat 5 vjet, dhe është shkolla e parë e detyrueshme që ekziston në Itali.

Scuola elementare ( shkolla fillore ) është niveli i parë i arsimit të detyrueshëm për fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç. Në Itali, prindërit janë të detyruar t’i regjistrojnë dhe t’i dërgojnë në shkollë fëmijët të paktën deri në moshën 16 vjeç.

Arsimi fillor publik në Itali është falas për të gjithë fëmijët, italianë dhe të huaj.

Fëmijët zakonisht e fillojnë shkollën fillore në moshën 6 vjeç. Disa prindër madje vendosin t’i regjistrojnë fëmijët më herët duke e vazhduar kështu që në moshën 5 vjeç. Për arsye të veçanta, si për shembull shëndetësore ose situata të tjera, është e mundur që të shtyhet regjistrimi i fëmijës në shkollë deri në moshën 7 vjeç.

Shkollat janë të hapura nga Shtatori deri në Qershor, me program javor nga e hëna në të premte, me plan gjysëm ditorë (27-30 orë) ose me kohë të plotë (rreth 40 orë). Klasat permbajne 15-26 nxënës.

Kalendari shkollor dhe orari i saktë i hapjes dhe mbylljes së shkollave ndryshon në varësi të vendndodhjes. Klasat para-shkollore dhe pas-shkollore janë gjithashtu të disponueshme në shumë shkolla për të ndihmuar prindërit që kanë nevojë për orare më fleksibël. 

Gjatë vitit shkollor dhe në mbyllje të tij, nxënësit marrin pagella (dëftesën), e quajtur ndryshe scheda di valutazione. Dëftesat janë dokumente që tregojnë arritjet akademike të nxënësit në shkollë. Dëftesat tregojnë notat në secilën lëndë dhe vlerësimin e mësuesit për sjelljen e nxënësit.

Në raste të rralla mund të ndodhë që një nxënës të ngelë dhe të përsërisë klasën. Kjo mund të ndodhë kur nxënësi ka shumë vështirësi, mungesa të shumta ose arsye të tjera që e bëjnë mësuesin të vendosë se është më mirë për nxënësin qe të përsërisë klasën.

Shkollat qëndrojnë të mbyllura në periudhën e verës dhe prindërit që janë në punë zakonisht gjejnë mundësi të tjera për disa javë, si për shembull qendra dhe kampe verore.

Shkolla fillore është hapi i parë i rrugëtimit arsimor. Këtu fëmijët mësojnë lëndët kryesore.

Gjatë 2 viteve të parë fëmijët mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë, dhe bëjnë llogaritje matematikore.

Më vonë ata mësojnë lëndë të ndryshme: italisht, anglisht, histori, gjeografi, matematikë, fizikë, muzikë, art, edukim fizik, teknologji, edukatë qytetare dhe kushtetutën.

Gjithashtu, fëmijët mund të mësojnë edhe fenë katolike. Mësimi i fesë katolike është me dëshirë dhe për këtë arsye janë prindërit ata që në fillim të çdo viti vendosin nëse fëmija do ta ndjekë këtë lëndë apo jo. Në varësi të shkollës, fëmijët që zgjedhin të mos ndjekin lëndën e fesë katolike mund të zgjedhin midis ndjekjes së një lënde tjetër e percaktuar nga shkolla, autodiktimit, hyrjes vonë ne orën e dytë, ose dalja e hershme një ore para orarit të zakonshëm.

Shkolla fillore publike është falas, por gjithsesi ke disa shpenzime që duhet të marësh parasysh.

Vizito këtë faqe dhe mëso më shumë rreth shpenzimeve të shkollës fillore dhe ndihmës ekonomike që ofrohet.

Fëmijët që studiojnë me kohë të plotë dhe qëndrojnë gjatë gjithë ditës, hanë drekë në shkollë.

Shkollat përpiqen të ofrojnë një dietë të ekuilibruar dhe të larmishme, që fëmijët të kenë ushqime të ndryshme gjatë javës: makarona, bukë, mish, perime dhe fruta, produkte bulmeti etj.

Në rast se fëmija nuk mund të hajë disa lloj ushqimesh ose përbërës të caktuar (për shkak të intolerancës, për arsye shëndetësore, fetare etj.) është e mundur krijimi i një menuje të veçantë në diskutim me shkollën. Në fakt, mensa nuk është thjesht nje shërbimi i ofruar nga shkollat për të bërë fëmijët të hanë, por edhe një hapësirë për edukimin ushqimor dhe një vend ku fëmijët qëndrojnë së bashku dhe shoqërizohen.

Në disa shkolla mund të jetë e mundur që te sillni drekën me vete. Megjithatë, edhe për këtë duhet rënë paraprakisht dakord me shkollën.

Në shumë raste, regjistrimi për shërbimin e drekës është automatik dhe kryhet në momentin e regjistrimit. Në disa raste të tjera, duhet të regjistrohesh për këtë shërbim (servizio mensa/refezione) veçmas. Kostoja që çdo familje paguan varet nga të ardhurat e tyre.

Fëmijët mund të marrin me vete edhe ushqime të lehta, të cilat zakonisht i hanë gjatë pushimit të mëngjesit.

Fëmijët mund të mungojne në shkollë për arsye të ndryshme; kur janë të sëmurë, kur kanë vizitë tek pediatri, familjare dhe arsye të tjera. Megjithatë, duhet që të justifikoni mungesën duke shpjeguar arsyen përse fëmija juaj nuk ka shkuar në shkollë.

Në rast mungesash për një kohë të gjatë, është e këshillueshme të njoftosh mësuesit menjëherë për arsyen e mungesave. Nëse mungesa është disa ditore, mësuesit mund të japin disa materiale mësimore në shtëpi, në mënyrë që fëmija të mos mbetet pas me mesime ne krahasim me shoket e klasës.

Në raste të veçanta dhe për arsye urgjente, për shumicën e shkollave është e mundur të kërkohet një hyrje me vonesë (entrata posticipata) ose dalje para kohe (uscita anticipata) nga shkolla, që e lejon fëmijën të mbërrijë në shkollë pak më vonë ose të largohet pak më herët. Në këtë mënyrë fëmija nuk e humbet të gjithë ditën e shkollës.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!