Si të rinovosh permesso di soggiorno
Permesso di soggiorno (leja qëndrimit) është një dokument që vlen për një kohë të caktuar dhe kur afrohet data e skadimit duhet të aplikosh për ta rinovuar. Zbulo më shume si dhe ku mund ta rinovosh.
Duhet të aplikosh për rinovim të paktën 60 ditë para datës së skadencës e cila është e shënuar në permesso di soggiorno. Kërkesa duhet bërë në Questura ose në zyrat e Poste Italiane bazuar në llojin e permesso-s që ke, njësoj siç ke aplikuar dhe herën e parë.
Për rinovim të nevojiten:
- formularin e plotësuar që mer në Questura ose në postë
- një fotokopje e pashaportës
- një fotokopje e permesso di soggiorno që disponon
- një fotokopje e codice fiscale që disponon
- një marca da bollo (pullë) €16, që mund ta blesh në tabacchino
- faturën e pagesës së €30.46 (pagesën e bën në postë me anë të një bollettino)
Link të dobishëm
-
Sito di Sportello Amico- Poste Italiane per richiedere il permesso
Në këtë website do të gjesh adresën e Sportello Amico në qytetit tënd.
Shko te linku -
Sito della Polizia di Stato- status richiesta
Në këtë website mund të kontrollosh statusin e aplikimit tënd për permesso di soggiorno.
Shko te linku -
Sito della Polizia di Stato- Questura
Në këtë website do të gjesh adresën e Questura në qytetin tënd.
Shko te linku
Mund të interesojë
-
Permesso di soggiorno (leje qëndrimi)
Hap artikullin -
Si të aplikosh për permesso di soggiorno
Hap artikullin -
Zyrat publike
Hap artikullin