Si të përgatitesh për të kërkuar punë

Të kërkosh një punë është e vështirë dhe kërkon shumë kohë. Mund të ndodhë që të mos e gjesh menjëherë punën që bëje në vendin tënd ose të gjesh punë të pasigurta për disa muaj. Nëse din italisht mundësitë janë më të mëdha. Zbulo se cilat gjëra janë të rëndësishme për të filluar për të kërkuar një punë.

Të kërkosh për një punë është përvojë e vështirë për të gjithë madje ndonjëherë edhe dekurajuese. Me sigurisht bëhet dhe më e vështirë për një person të huaj i cili jeton në një vend ku kultura dhe zakonet dallojnë nga vendi i origjinës. Ligji italian për emigrantët përcakton rregulla për punëkërkuesit dhe mund të ndodh dhe të takosh njerëz të cilët nuk duan të punësojnë të huaj.

Nga ana tjetër, kërkimi i një pune merr shumë kohë. Për çdo ofertë pune ka shumë kandidatë që aplikojnë dhe nuk është e lehtë të zgjidhesh mes tyre, edhe në ato punë ku nuk kërkohet përvojë ose njohuri specifike.

Në këtë artikull duam të japim disa informacione të cilat mund të ndihmojnë të kërkosh për punë në mënyrën më të mirë.

Dy gjëra kryesore që duhet të dish kur fillon të kërkosh punë në Itali janë:

  • Njohja e gjuhës italiane është shumë e rëndësishme. Duhet të dish italisht për të shkruar CV-në tënde, për të komunikuar gjatë intervistës dhe për të kuptuar mirë njoftimet për punë. Duhet të dish të flasësh në mënyrë që të jesh në gjëndje të prezantosh veten dhe ti përgjigjesh pyetjeve që do të bëhen.
    Nëse dëshiron të praktikosh për të përmirësuar nivelin e italishtes, mund të ndjekësh kurse në struktura që ofrojnë kurse të gjuhës italiane falas ose të regjistrohesh në programet online. Lexo më shumë për mësimin e gjuhës italiane në këtë faqe.
  • Kompetencat/aftësitë profesionale që ke pasur në vendlindje mund të mos vlerësohen në Itali ose mos njihen automatikisht. Për t’u përshtatur me tregun e punës këtu, mund të duhet të ndjekësh trajnime ose të punosh në role të tjera ndryshe nga ai që ke punuar ose studiuar më parë. Mund të jetë e vështirë dhe shpesh të ndjehesh i mërzitur ose i zhgënjyer, por gjithmonë kujto se kjo ndodhë shpesh kur zhvendosesh dhe jetoni në një shtet të ri. Mos u demoralizo!

Për të aplikuar për një ofertë pune është e rëndësishme të prezantosh një kurrikulum dhe një letër motivim të mirë. Nëse dokumentet janë të përgatitura mirë, mund të ftojnë për një intervistë pune. Për të shkruar sa më mirë këto dokumente si dhe të ndjekësh të gjitha hapat e kërkimit të punës me efikasitet, kemi përmbledhur disa këshilla që mund të jenë të dobishme.

Mendon për aftësitë që ke fituar në jetën e përditshme. Mendon për diçka që e bën më së miri si për shembull:

  • Kujdesi për shtëpinë, punët e shtëpisë dhe gatimi;
  • Kujdesi për fëmijët dhe ndihma për detyrat e shtëpisë;
  • Je i aftë të kursesh kur bën pazare për familjen tënde;
  • Ke shumë durim kur punon me të moshuarit dhe kujdesesh për shëndetin dhe nevojat e tyre.
  • Të pëlqen të rregullosh pajisjet elektroshtëpiake ose makinat;
  • Ose të pëlqen të kujdesesh për kopshtin ose të rrisësh perime.

Siç mund ta shohësh nga këta shembuj, kompetencat në përditshmëri mund të jenë dhe për detyra të thjeshta. Përpilo një listë të aftësive që mund t’i shtosh në kurrikulumin tënd sepse ato mund të jenë të rëndësishme për punëdhënësin tënd të ardhshëm.

Ndonjëherë, kompetencat/aftësitë ndahen në aftësi të natyrshme (Soft Skills) dhe aftësi teknike (Hard Skills). Mund të duket e vështirë, por ka një mënyrë për të kuptuar diferencën.

Soft Skills kanë të bëjnë me personalitetin dhe sjelljet tënde. Për shembull: je person i shoqërueshëm i cili përshtatet lehtë në ambiente të reja pune, të pëlqen të punosh në grup ose je shumë i saktë dhe i përpiktë, etj.

Hard Skills janë ato aftësitë që ke zhvilluar gjatë studimeve, trajnimeve ose përvojës së punës. Për shembull: nëse din të punosh me makina pirun ose makinë qepëse, është aftësi e fituar me përvojën e punës. Njohja e një gjuhe ose programeve kompjuterike janë aftësi teknike.

Bëj një listë të studimeve dhe trajnimeve profesionale që ke ndjekur, në Itali dhe shtete të tjera. Mendo gjithashtu dhe për një kompetencë që ke zhvilluar gjatë përvojës së mëparshme të punës.

Për shembull, në punën e kaluar ke mësuar si të përdorësh mjete dhe makina të caktuara që kërkojnë trajnim specifik, si drejtimi i pirunit për të zhvendosur mallrat në një magazinë të madhe.

Mos harro se shpesh në Itali për të punuar është kusht të kesh dipllomën e Terza media.

Nëse të duhet të njohësh në Itali studimet që ke bërë në një vend tjetër, është e mira ta fillosh menjëherë procedurën pasi mund të duhet ca kohë.

Fillo bëj një listë të përvojave të kaluara të punës, duke shkruar për shembull:

  • Qyteti ose komuna ku ke jetuar dhe/ose punuar;
  • Emri i kompanisë ose familjes ku ke punuar;
  • Lloji i punës që keni bërë, edhe nëse ke punuar në privat ose shtëpi;
  • Detyrat;
  • Data e fillimit dhe mbarimit të punës;

Në këtë mënyrë do kesh gjithmonë informacionin që të nevojitet në dispozicion për t’iu përgjigjur njoftimeve të ndryshme të punës.

Konsidero faktin nëse të nevojitet një punë me kohë të plotë (40 orë në javë) ose me kohë të pjesshme (20 ose 30 orë) ose vetëm për disa ditë.

Gjithashtu vendos nëse je i gatshëm të zhvendosesh në qytete të tjera ose dëshiron të qëndrosh vetëm aty ku jeton. Në këtë mënyrë, mund të kërkosh për punën që të përshtatet më së miri.

Për të pasur kontratë të rregullt pune, duhet të kesh lejeqëndrim që dëshmon se mund të qëndrosh ligjërisht në Itali.

Mund të të pyesin për dokumentat dhe gjatë intervistës së punës prandaj është mirë të jesh i përgatitur.

Për të punuar me rregulla duhet të kesh:

  • Permesso si Soggiorno (lejeqëndrim) të vlefshëm; 
  • Nëse dokumenti ka skaduar, duhet të kesh faturën e aplikimit për rinovim e cila dëshmon se aplikimi për rinovim është në shqyrtim.

KUJDES: nëse je azilkërkues mund të punosh rregullisht në Itali edhe nëse nuk e ke fituar statusin e refugjatit. Kushti i vetëm që duhet të respektohet është që të kenë kaluar dy muaj (60 ditë) nga kërkesa për azil. Por mos harro se gjatë kohës që pret vendimin për kërkesën për azil, nuk mund të ndryshosh motivin e lejeqëndrimit nga azilkërkues në lejeqëndrim për motiv pune.

Shpesh kur kërkon për një punë mund të kërkojnë referenca, domethënë mendime ose opinione për ty si puntor dhe se si ke punuar në të kaluarën. Për një punëdhënës të ri kjo do të thotë të njohë më mirë personin që po aplikon për punë.

Mendo kush mund të jetë i gatshëm për referencat e tua, për shembull:

  • Punëdhënësit e më mëparshëm;
  • Ish-kolegët me të cilët ke punuar;
  • Njerëz që ke njohur gjatë punës, si klientë ose anëtar të familjes me të cilët ke punuar. 

Mëso si të pergatisësh referencat për aplikimin tënd.

Lidhu me njerëz që njeh dhe sigurohu që ata ta dinë që po kërkon një punë, pasi mund të dëgjojnë për mundësi të reja pune. Shpeshherë është mënyra më efikase për të gjetur punë.

Mos harro gjithashtu se ka shumë shoqata vullnetare që kanë sportele për të ndihmuar njerëzit të gjejnë një punë. Kontrollo nëse ka edhe në qytetin tënd. Mund të pyesësh kontaktet tuaja ose të kërkosh në internet duke shkruar: emrin e qytetit + associazione (shoqatën) + sportello lavoro 

Më poshtë do gjesh disa shoqata që kanë Sportello Lavoro dhe që mund të ndihmojnë.

Për të kërkuar punë është e nevojshme të kesh një adresë email personale ku mund të  dërgojnë oferta të reja pune.

Adresa email është e rëndësishme për t’u regjistruar në zyrat e punës në agjensitë e punësimit ose për t’u përgjigjur njoftimeve online për punë.

Hapja e adresës email është e shpejt dhe falas dhe është e dobishme për të marrë komunikime të ndryshme për proçedura administrative lidhur me jetën tënde në Itali.

Zyrat e punës janë zyra publike që ofrojnë shërbime falas për çdo qytetarë, përfshirë edhe të huaj që po kërkojnë punë. Zyrat gjenden pothuajse në gjithë territorin italian.

Në këtë faqe mund të lexosh udhëzimet për t’u regjistruar dhe një shpjegim se për çfarë shërbejnë ato.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!