Si të përgatisësh referencat kur aplikon për një punë

Gjatë aplikimit për një punë, mund të duhet të paraqesësh dhe referencat. Do të thotë të shkruash emrat e atyre personave që mund të shpjegojnë se çfarë pune ke bërë dhe cilat janë kompetencat e tua. Lexo më shumë si të përgatisësh një listë të referencave.

Referencat janë informacione rreth eksperiencave të punës dhe kompetencave të tua nga persona që njeh dhe me të cilat ke punuar për ti dhënë më shumë vlerë kurrikulumit tënd kur aplikon për punë. 

Ja disa këshilla se si të prezantosh në mënyrën më të mirë referencat ose një listë referencash kur aplikon për punë.

Çfarë janë referencat dhe lista e referencave?

Referencat janë një rekomandim i dikujt që të njeh dhe ka eksperiencë direkte të punës dhe aftësive tua. Referencat zakonisht mund të paraqiten nëpërmjet një letre ose një emaili.

Lista e referencave janë kontaktet e disa personave me të cilët ke punuar në të kaluarën. Personi që synon të t’punësojë mund të kontaktojë drejtpërdrejt me personat që ke shkruar në listë për ti pyetur rreth punës që ke bërë me ta.

Kush mund të japë referenca?

Ja disa persona që mund të japin referenca për ty:

  • punëdhënësit që ke pasur në të kaluarën;
  • personat ose kolegët me të cilët ke punuar më parë;
  • njerëz që ke takuat gjatë punës, siç janë klientët ose anëtarët e tjerë të familjeve për të cilat ke punuar.

Zgjidh punëdhënës ose kolegë që mund të flasin mirë për ty, për cilësitë e tua dhe punën që ke bërë. Përpiqu të shmangësh përfshirjen në referenca të anëtarëve të familjes tënde. Ata sigurisht do flasin mirë për ty, por për një punëdhënës janë gjykime të njëanshme në favorin tënd.

Kërko leje 

Kërko leje nga punëdhënësit e mëparshëm për t’i përfshirë në listën e referencave që do të përgatisësh. Mund ti kërkosh dhe personave të huaj me të cilët ke punuar që ti vendosësh në listën e referencave, por më parë duhet ti pyesësh nëse do të ishin të gatshëm për të folur me punëdhënësin e ardhshëm në italisht, ose në një gjuhë tjetër që punëdhënësi mund ta kuptojë. Nëse nuk ka një gjuhë përbashkët, mund t’i kërkosh punëdhënësit të mëparshëm të shkruajë një letër reference. Më pas mund ta përkthesh në italisht.

| Google Translate

Përmbajtja e një letre referencash 

Në një letër referencash, punëdhënësi i mëparshëm shpjegon shkurtimisht se sa mirë ke punuar dhe sjelljen tënde në punë. Duhet të japë një mendim rreth kompetencave të tua dhe aftësive të tjera që ke, duke përfshirë edhe shembuj konkret.

Të krijosh një liste referencash 

Lista e referencave duhet të paraqitet në një faqe të veçantë ose si dokument tjetër i bashkangjitur. Shiko shembullin më poshtë të cilin mund ta përdorësh si model për të krijuar listën tënde të referencave.

Kur duhet ta përdorësh listën e referencave?

Në disa njoftime pune kërkohet lista e referencave si pjesë e aplikimit. Në raste tjera referencat kërkohen pas intervistës për vendin e punës. Nëse po aplikon spontanisht për punë (pra jo në përgjigje të një njoftimi), mund t’i bashkëngjitësh një listë referencash letrës prezantimit dhe kurrikulumit, për të treguar se ka njerëz që të rekomandojnë.

Shkarko dhe plotëso modelin e listës së referencave më poshtë.

Dokumentet e bashkangjitura

  • Modeli i një liste referencash

    Shkarko modelin dhe plotësoje më referencat e tua

    Hap artikullin

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!