Si të aplikosh për ricongiungimento familiare (bashkim familjar)
Ricongiungimento familiare u mundëson shtetasve që jetojnë në vendet jasht Bashkimit Evropian të marrin një vizë dhe një permesso di soggiorno (leje qëndrimi) për të jetuar në Itali. Shtetasi i huaj që jeton në Itali mund të aplikojë për ricongiungimento familiare për familjen e tij vetëm nëse ai ka një permesso di soggiorno të vlefshme për të paktën një vit. Në këtë artikull, do të gjesh më shumë informacion rreth ricongiungimento familiare dhe si të aplikosh.
Nëse vjen nga një vend jashtë Bashkimit Evropian dhe je i pajisur me carta di soggiorno (leje qëndrimi afatgjatë në vendet e BE-së) ose një permesso di soggiorno të vlefshme (ose “cedolino“, dmth fatura e rinovimit e lëshuar nga Questura ose Poste Italiane) për të paktën një vit, mund të aplikosh për ricongiungimento familiare (bashkim familjar).
Ricongiungimento familiare të mundëson të sjellësh anëtarët e familjes tënde në Itali. Kjo pasi ligji në Itali njeh të drejtën e njerëzve për të pasur një familje dhe për ta pasur atë sa më pranë. Me ricongiungimento familiare familjarët e tu marrin një visto dhe një permesso di soggiorno për të hyrë dhe jetuar në Itali.
Mund të aplikojnë për ricongiungimento familiare kush ka një permesso di soggiorno për:
- motivi di lavoro subordinato o autonomo (arsye pune si puntorë ose i vetëpunësuar)
- per asilo politico, per protezione sussidiaria (azil dhe mbrojtje plotësuese)
- per motivi di studio (për studime)
- per motivi religiosi (arsye fetare)
- per motivi familiari (arsye familjare)
- per attesa cittadinanza (pritje nënshtetësie)
Për cilët familjar mund të aplikosh për ricongiungimento familiare?
Familjarët për të cilët mund të aplikosh për ricongiungimento familiare janë:
- burri ose gruaja të cilët janë të paktën 18 vjeç (nëse jeni të ndarë ligjërisht nuk mund të aplikosh për ricongiungimento);
- fëmijët minoren nën moshën 18 vjeç;
- fëmijët e rritur nën kujdestari (vetëm nëse janë plotësisht invalid);
- prindërit tuaj, nëse nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin ku ata jetojnë ose kanë por nuk janë në gjëndje ti ndihmojnë.
Kushtet për ricongiungimento familiare
Për të aplikuar për ricongiungimento familiare duhet të kesh:
- një shtëpi të përshtatshme si në madhësi ashtu edhe në kushte higjienike. Për të vërtetuar se shtëpia është e përshtatshme, duhet të marrësh një dokumentin të quajtur idoneità alloggiativa (banesë e përshtatshme). Për të marrë këtë dokument, duhet të paraqesësh në Sportello Unico per l’Immigrazione të Comune ku jeton planimetria catastale (planimetrinë) dhe visura catastale të shtëpisë, të cilën mund ta kërkosh tek Catasto (kadastra); nëse je me qera duhet të paraqisësh dhe contratto di affitto (kontratën e qerasë) dhe dokumentin e regjistrimit të kontratës që duhet ta japë qeradhënësi.
- të ardhura minimale (të ardhurat janë shuma e pagave neto që merr në një vit). Nëse të bashkohet në Itali vetëm një anëtar i familjes, të ardhurat minimale duhet të jenë € 9813,77 në vit, ndërsa për dy anëtarë të familjes janë € 13.085,02. (nëse je refugjat ose ke protezione sussidiaria (mbrojtje shtesë) kushti nuk kërkohet për të aplikuar për ricongiungimento).
- assicurazione sanitaria (sigurim shëndetësor) vetëm nëse anëtarët e familjes që vijnë në Itali janë babai ose nëna dhe janë mbi 65 vjeç.
Si aplikohet për ricongiungimento familiare
Nëse plotëson kushte e mësipërme, mund të aplikosh për nulla osta për ricongiungimento familiare. Nulla osta është autorizimi nga shteti italian që lejon anëtarin e familjes tënde të marrë një vizë hyrjeje. Kërkesa mund të bëhet vetëm online në këte website https://nullaostalavoro.dlci.interno.it/Ministero/Index2 dhe do të ekzaminohet më pas nga Sportello Unico per l’Immigrazione e Prefettura e qytetit ku jeton. Për ta përdorur website-in duhet të kesh SPID.
Dokumentet që nevojiten për të bërë aplikimin janë:
- Fotokopja e permesso di soggiorno
- Fotokopja e pashaportës tënde dhe të anëtarit të familjes për të cilin po kërkon nulla osta
- Certificato di famiglia (certifikatë familjare) (që kërkohet në vendin e origjinës e përkthyer dhe legalizuar)
- Certificato di matrimonio (certifikat martese) e përkthyer dhe legalizuar (vetëm nëse bëhet fjalë për burrin ose gruan). Dokument i legalizuar do të thotë që fleta duhet të vuloset nga ambasada italiane ose konsullata në vendin ku është lëshuar. Nëse shteti yt është palë e Konventës së Hagës, nuk është e nevojshme një vulë nga ambasada apo konsullata italiane, por mjafton një vulë Apostille . Për më shumë informacion se si mund ta marrësh këtë dokument, pyet ambasadën ose konsullatën e vendit tënd në Itali.
- Certificato di vedovanza (e ve) (vetëm nëse anëtari i familjes për të cilin po kërkon nulla osta është i ve) e përkthyer dhe legalizuar.
- Dokumente që tregojnë se ti dhe personi për të cilin po aplikon jeni anëtarë të së njëjtës familje (kjo vetëm nëse kërkon nulla osta për fëmijët). Për shembull, certificato anagrafico që kërkohet në vendin e origjinës. Edhe kto duhet të përkthehen dhe legalizohen.
- Dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e tua (për shembull CUD, Modello 730 ose Modello Unico).
- Idoneità alloggiativa e lëshuar nga Comune ku ke rezidencën.
- Nëse je mysafir në shtëpinë ku po jeton, pra nuk paguan qira dhe shtëpia nuk është e jotja, duhet të paraqesësh Modello S2. Në këtë model, pronari i shtëpisë deklaron se është dakord të pres njerëz të tjerë të familjes tënde. Por, nëse personi që vjen të jetojë me ju është një fëmijë nën moshën 14 vjeç, atëherë pronari i shtëpisë do të duhet të plotësojë Modulo_S1
- Nëse je lavoratore subordinato (nëpunës), punëdhënësi duhet të deklarojë se je ende duke punuar për të nëpërmjet Modello S3.
Pasi dërgon aplikimin
Pasi dërgon aplikimin, do të marrësh një raccomandata (pra do të vi një letër në shtëpi) nga Prefettura. Në këtë letër, Prefettura të komunikon datën e takimit. Në këtë takim do të paraqesësh të gjitha dokumentat origjinale që ke bashkangjitur me aplikimin për nulla osta. Është shumë e rëndësishme që të shkosh në takim me të gjitha dokumentet e nevojshme.
Prefettura ka 90 ditë kohë për të dhënë nulla osta. Nulla osta dërgohet nga Prefettura drejtpërdrejt në Konsullatën ose Ambasadën Italiane në vendit tënd të origjinës ku jeton dhe anëtari i familjes për të cilin ke aplikuar. Konsullata ose Ambasada do të bëjnë kontrollet e nevojshme, veçanërisht në marrëdhëniet familjare që ekzistojnë midis teje dhe anëtarit të familjes. Nëse gjithçka shkon mirë, brenda 30 ditëve Konsullata ose Ambasada do të lëshojnë vizën me të cilën anëtari i familjes mund të vijë në Itali.
Ndërsa, nëse Prefettura nuk lëshon nulla osta, anëtari i familjes nuk mund të pajiset me vizë për të ardhur në Itali. Në këtë rast mund të bësh ricorso (apelon). Për të apeluar, ke nevojë për ndihmën e një avokati. Nëse ke të ardhura financiare të ulëta mund të kërkosh ndihmë juridike falas, il gratuito patrocinio.
Pas mbërritjes së familjarit në Itali
Brenda 48 orëve nga mbërritja e familjarit tënd në Itali, ju duhet të prezantosh Cessione del fabbricato në Questura. Cessione del fabbricato është një dokument ku deklaron se je duke pritur një qytetar jo-BE në shtëpinë ku jeton. (Ky është formulari që duhet plotësuar dhe dorëzuar në Questura.)
Brënda 8 ditëve nga hyrja e familjarit në Itali, duhet të njoftosh Sportello Unico per l’Immigrazione për ardhjen e tij. Më pas, do presësh që Sportello Unico per l’Immigrazione të thërrasë për të mbledhur dokumentet që nevojiten për të aplikuar për permesso di soggiorno për anëtarin e familjes. Ai do të marrë një permesso di soggiorno per motivi familiari.
Me permesso di soggiorno per motivi familiari, personi ka të drejtë të marrë shërbime të servizi assistenziali, mund të regjistrohet në kurse studimi ose trajnimi profesional dhe mund të punësohet ose vetëpunësohet. Kjo leje mund të ndryshohet në permesso di soggiorno per lavoro.
Mund të interesojë
-
Si të aplikosh për permesso di soggiorno
Hap artikullin -
Si të rinovosh permesso di soggiorno
Hap artikullin -
Mbrojtja Ndërkombëtare
Hap artikullin