Mbrojtja Ndërkombëtare

Mbrojtja ndërkombëtare është një mbrojtje që Italia u jep njerëzve që detyrohen të ikin nga vendi i tyre. Ekzistojnë lloje të ndryshme të mbrojtjes: statusi i refugjatit, mbrojtja plotësuese dhe mbrojtja speciale.

Çdo vit, shumë njerëz ikin nga vendet e tyre sepse përballen me persekutime ose frikën e përballjes me të. Persekutimi ndodh për shkak të racës, fesë, kombësisë, grupit shoqëror, opinionit politik ose orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Të gjithë njerëzit që ikin mund të marrin mbrojtje dhe ndihmë në vendin ku migrojnë falë protezione internazionale (mbrojtje-s ndërkombëtare).

Llojet e mbrojtjes ndërkombëtare në Itali

Në Itali ekzistojnë 2 lloje të mbrojtjes ndërkombëtare: status di rifugiato – asilo (statusi i refugjatit – azil) dhe protezione sussidiaria (mbrojtja plotësuese). Ekziston edhe një lloj i tretë i mbrojtjes i njohur nga shteti italian, që është protezione speciale (mbrojtja speciale).

Ka edhe disa raste specifike për të cilat nuk jepet mbrojtje ndërkombëtare, por mund të kërkohet një permesso di soggiorno.

Status di Rifugiato / Asilo (Status refugjati / Azil)

Status di rifugiato u jepet njerëzve që janë të persekutuar ose në rrezik persekutimi në vendin e tyre të origjinës për shkak të përkatësisë etnike, fesë, kombësisë, përkatësisë në një grup të caktuar shoqëror ose pikëpamjeve politike. Me status di rifugiato:

  • përfiton një permesso di soggiorno për 5 vjet mund të rinovohet, dhe një dokument udhëtimi për të udhëtuar jashtë Italisë
  • mund të regjistrohesh në shkollë dhe mund të punosh
  • mund të aplikosh për ricongiungimento familiare (bashkim familjar)
  • mund të aplikosh për nënshtetësi dhe për një permesso di soggiorno afatgjatë pas 5 vitesh qëndrimi në Itali

Protezione sussidiaria (mbrojtje plotësuese)

Protezione sussidiaria u jepet njerëzve që nuk kualifikohen për status di rifugiato, por mund t’i nënshtrohen torturës, formave të tjera të trajtimit çnjerëzor, dënimit me vdekje ose jeta e të cilëve do të kërcënohej nga lufta në vendin e tyre të origjinës. Me protezione sussidiaria:

  • përfiton një permesso di soggiorno për 5 vjet që mund të rinovohet, dhe një dokument udhëtimi për të udhëtuar jashtë Italisë
  • mund të regjistrohesh në shkollë
  • mund të punosh dhe ta konvertosh permesso-n në një permesso di soggiorno per lavoro
  • mund të aplikosh për ricongiungimento familiare (bashkim familjar)
  • mund të aplikosh për një permesso di soggiorno afatgjatë pas 5 vitesh qëndrimi në Itali
  • mund të aplikosh për nënshtetësi pas 10 vitesh qëndrimi në Itali


Protezione speciale
(mbrojtja speciale)

Ndonjëherë aplikanti nuk merr status di rifugiato ose protezione sussidiaria, por gjithsesi nuk mund të kthehet në vendin e tij të origjinës për shkak të rreziqeve serioze si persekutimi ose tortura.

Në këtë rast komisioni ekzaminues (Commissione Territoriale per il Riconoscimento della Protezione Internazionale, ose CTRPI) mund të lëshojë një permesso di soggiorno per protezione speciale.

Me protezione speciale:

  • merr një permesso di soggiorno 1 vjeçare, e cila mund të rinovohet nëse situata në vendin tënd nuk ndryshon
  • mund të kërkosh një dokument udhëtimi për të udhëtuar jashtë Italisë
  • mund të studiosh dhe të punosh, por nuk mund ta konvertosh këtë lloj permesso në një permesso di soggiorno per motivi di lavoro.

Casi speciali (rastet e veçanta)

Casi speciali i përcaktohen Questura (kuesturës) nga shërbimet sociale ose organizatat që merren me mbrojtjen dhe ndihmën e të ardhurve, ose nga Procuratore (avokati) kur personi është pjesë e një gjyqi penal.

Nuk përfshihen në rastet e mbrojtjes ndërkombëtare dhe për këtë arsye nuk sigurohen duke aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare. Megjithatë, në disa raste, edhe Commissione Territoriale që shqyrton kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare mund të raportojë një caso speciale të mundshme në Questura.

Llojet e lejeve të qëndrimit për raste të veçanta janë:

Per protezione sociale (mbrojtje sociale): personi viktimë e dhunës së rëndë ose shfrytëzimit nga një organizatë kriminale, për shembull viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore ose prostitucionit, mund të marrë një permesso per protezione sociale. Kjo permesso:

  • është e vlefshme për 6 muaj dhe mund ta rinovoni për 1 vit ose për periudha më të gjata nëse rreziku ekziston ende
  • lejon të studiosh dhe të punosh dhe mund të konvertohet në një permesso di soggiorno per lavoro ose studio (punë ose studim).

Nëse je viktimë e trafikimit mund të marësh më shumë informacion duke komunikuar me stafin e Projektit SATIS.

Per vittime di violenza domestica (viktima të dhunës në familje): personi që pëson dhunë brenda familjes dhe raporton agresorin e tij mund të marrë një permesso di soggiorno per vittime di violenza domestica. Kjo permesso:

  • është e vlefshme për 1 vit
  • lejon të studiosh dhe të punosh dhe mund të konvertohet në një permesso di soggiorno per lavoro ose studio (punë ose studim).

Per particolare sfruttamento sul lavoro (për shfrytëzim në punë): personi pa permesso di soggiorno që shfrytëzohet nga punëdhënësi e merr këtë lloj permesso nëse vendos të raportojë punëdhënësin dhe situatën e shfrytëzimit. Kjo permesso:

  • është e vlefshme për 6 muaj dhe është e rinovueshme për 1 vit ose për një periudhë më të gjatë në bazë të kohëzgjatjes së padisë kundër punëdhënësit
  • lejon të punosh dhe mund të konvertohet në një permesso di soggiorno per lavoro

Lloje të tjera të permesso di soggiorno

Mund të aplikosh për një permesso di soggiorno:

Per calamità (fatkeqësi natyrore): nëse nuk je në gjendje të kthehesh në vendin tënd për shkak të një fatkeqësie natyrore si uragani, përmbytja ose tërmeti, mund të aplikosh për një permesso di soggiorno per calamità, e vlefshme për 6 muaj. Nëse në fund të 6 muajve nuk është ende e mundur të kthehesh në vendin tënd për shkak të fatkeqësisë natyrore, permesso mund të rinovohet. Mund të punoni gjatë kohëzgjatjes së permesso, por ajo nuk mund të konvertohet në një permesso di soggiorno per lavoro.

Per cure mediche (trajtim mjekësor): nëse je i sëmurë rëndë dhe nuk mund të kthehesh në vendin tënd për shkak të kushteve shëndetësore, mund të aplikosh për një permesso di soggiorno per cure mediche. Për të aplikuar nevojitet certifikata spitalore që tregojn se gjendja shëndetësore është vërtet e rëndë. Permesso është i vlefshme për një maksimumi 1 vit dhe është e rinovueshme nëse kushtet shëndetësore vazhdojnë të jenë serioze. Këtë lloj permesso mund ta marrin edhe gratë shtatzëna.

Dokumentet e bashkangjitura

  • Modello C3

    Modello per la richiesta di protezione internazionale

    Hap artikullin

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!