Si të aplikosh për nënshtetësin Italiane

Për të marrë nënshtetësinë italiane duhet të aplikosh online në website-n e Ministero dell'Interno (Ministrisë së Brëndshme). Aplikimit duhet ti bashkangjisësh dhe një sër dokumentash, disa prej të cilave duhet ti tërheqësh në vendin e origjinës. Është shumë e rëndësishme të bësh kujdes gjatë aplikimit dhe të bashkangjisësh të gjitha dokumentet e nevojshme.

ALERTË: Para para kërkuar shtetësinë, sigurohuni që keni përditësuar lejen tuaj të qëndrimit të gjatë sipas ligjit të ri numër 238 të vitit 2021.

Nëse ende nuk e keni bërë këtë, shkoni në Questura (drejtorinë e policisë) dhe kërkoni përditësimin. Kur paraqisni kërkesën për shtetësi, sigurohuni që të bashkëngjitni gjithashtu kërkesën për përditësimin e lejes së qëndrimit, të gjitha në një dosje të vetme bashkë me vetë lejen.

Nëse keni paraqitur tashmë kërkesën për shtetësi duke bashkëngjitur lejen e qëndrimit në letër, ju ende duhet të shkoni në Questura, të kërkoni përditësimin dhe pastaj ta dërgoni në comunicazione.cittadinanza@pecdlci.interno.it. Kujtoni të përfshini numrin K10 në subjekt të email-it.

____________________________

Aplikimi për nënshtetësinë italiane bëhet vetëm online në këtë website https://portaleserviziapp.dlci.interno.it/AliCittadinanza/ali/home.htm. Kjo është e vetmja mënyrë për të aplikuar.

Për të përdorur website-in për aplikim duhet te kesh SPID. Nëse nuk ke SPID, duhet të klikosh “Accedi senza SPID” dhe më pas të regjistrohesh në këtë website të Ministrisë. Për më shumë informacione rreth SPID dhe si të pajisesh me të lexo këtë artikull.

Ja një video që tregon se si të përdorësh website-in:  https://www.youtube.com/watch?v=P4Dj_k6Y6tA&t=81s

Pas regjistrimit, në faqen e aplikimit duhet të plotësosh:

  • Formularin Modello A nëse po aplikon për shtetësi nëpërmjet matrimonio (martesës)
  • Formularin Modello B nëse aplikon për shtetësi nëpërmjet residenza ose naturalizzazione (rezidencë)

Dokumentet që kërkohen

Duhet të bashkangjisësh (domethënë të karikosh në faqen e aplikimit) disa dokumenta. Një pjesë e dokumentave që kërkohen janë të njëjtë për të gjithë aplikuesit. Siç janë:

  • Certificato di nascita (çertifikata e lindjes): është dokumenti që çertifikon lindjen tënde dhe duhet kërkuar në vendin ku ke lindur. Duhet të jetë i përkthyer në Italisht (nga një përkthyes i betuar) dhe legalizuar. Legalizimi i një dokumenti do të thotë që fleta duhet të vuloset nga ambasada italiane ose konsullata në vendin në të cilin është lëshuar. Nëse shteti është pjesë e Konventës së Hagës, nuk ka nevojë për stampim nga ambasada apo konsullata Italiane, por është e mjaftueshme një vulë Apostile.
    KUJDES: Personat e lindur në Itali, nuk duhet ta bashkangjisin këtë çertifikatë në aplikimin e tyre.

Për më shumë informacione se si ta marrësh këtë dokument, interesohu në ambasadën ose konsullatën e vendit tënd në Itali.

  • Certificato penale (çertifikata penale): është dokumenti që tregon nëse ke kryer ndonjë krim. Duhet të marrësh një certificato penale nga çdo shtet që ku më parë ke pasur rezidencë. Ashtu si certificato di nascita, edhe certificato penale duhet të përkthehet në Italisht (nga përkthyes i betuar) dhe të legalizohet. Certifikata është e vlefshme 6 muaj.
    KUJDES: Personat e lindur në Itali dhe që kanë jetuar gjithmonë në Itali nuk duhet të bashkangjisin certificato penale në aplikim.

Për më shumë informacione se si të marrësh këtë dokument, interesohu në ambasadën ose konsullatën e shteteve ku ke qenë rezidentë.

  • Certificato storico di residenza (certifikatë e historikut të rezidencës): është dokumenti që tregon gjithë vendet ku ke pasur rezidence në Itali. Duhet ta kërkosh në Comune di residenza ku jeton aktualisht dhe në ato Comune ku ke qenë rezident në të shkuarën.
  • Titolo di soggiorno (leje qëndrimi): permesso di soggiorno ose carta di soggiorno.
  • Documento d’identità (dokument identiteti): mund të dërgosh pashaportën tënde ose kartën e identitetit.
  • Marca da bollo da 16 euro (një pull me vlerë 16 euro) që do të duhet ta dorëzosh në takimin në Prefekturë.
  • Ricevuta di pagamento di 250 euro (fatura e pagesës prej 250 euro): duhet të paguash 250 euro me bollettino postale në një Sportello Amico të Poste Italiane. Pagesa duhet bërë në llogarine (C/C) 809020, në emër të: Ministero dell’Interno, causale: Cittadinanza (kjo pagesë është e vlefshme për një vit). Nëse e bën pagesën dhe nuk aplikon për nënshtetësi, mund të kërkosh një rimbursim.
  • Certifikatë B1 e nivelit të gjuhës Italiane: për ta pasur këtë certifikatë duhet të bësh një provim në një nga qendrat e autorizuara. Këtu do të gjesh qendrat e autorizuara në Itali dhe informacione të mëtejshme për provimin. Kush ka firmosur accordo di integrazione (marrëveshjen e integrimit), ka studjuar në Itali (të paktën deri në terza media) apo ka permesso di soggiorno per lungo periodo (leje qëndrimi afatgjatë), nuk ka nevojë të bëj provimin e gjuhës.

Më pas janë disa dokumenta specifike sipas rastit.

Nëse po aplikon për cittadinanza per residenza (naturalizzazione) (nënshtetësi nëpërmjet rezidencës) duhet të bashkangjisësh dhe:

  • Dichiarazione dei redditi (deklaratën e të ardhurave): deklarata duhet të jetë nëpërmjet Modello 730, Modello Unico, ose Certificazione Unica (CU) e 3 viteve të fundit.
  • Autocertificazione dello stato di famiglia (vetë certifikim i statusit të familjes): ky është një dokument ku deklaron statusin e familjes tënde, pra, kush janë pjestarët e familjes tënde (bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët, etj.).

Nëse po aplikoni për cittadinanza per matrimonio (nënshtetësi nëpërmjet martesës) duhet të bashkangjisësh dhe:

  • Estratto dell’atto di matrimonio (certifikatën e martesës)
  • Certificato di nascita del figlio (certifikatën e lindjes së fëmijëve nëse ke)

Refugjatët dhe personat pa shtetësi (apolid) mund ta kenë shumë vështirë ose të pamundur që të marrin dokumentet në vendin e tyre të origjinës. Për këtë arsye ato mund të bashkangjisin në vend të certificato di nascita dhe certificato penale:

  • dichiarazione sostitutiva del certificato di nascita (deklaratë zëvendësuese të certifikatës lindjes)
  • dichiarazione sostitutiva del certificato penale (deklaratë zëvendësuese të certifikatës penale)

Për të marë këto lloj deklaratash mund të pyesësh tek një notaio (noter), në Comune di residenza ku po jeton, ose në Tribunale.

Gjithashtu, këto persona duhet të bashkangjisin në aplikimin e tyre për shtetësi certificato del riconoscimento dello status di rifugiato o apolide (certifikatën e njohjes të statusit të refugjatit ose statusin e shtetasit pa shtetësi).

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!