Kurse për t’u bërë ndërmjetës ndërkulturor (mediatore interculturale)

Në Itali nuk ka vetëm një mënyrë për t’u bërë mediatore interculturale (ndërmjetësues ndërkulturor), por mund të zgjedhësh mes shumë kurseve të ndryshme. Në varësi të nivelit, kurset ofrohen nga organizata, Regione, Universitete, dhe nga ente të tjera publike dhe private. Megjithëse shumë ndërmjetësues kulturor ia dalin të punojnë pa qenë të kualifikuar, zotërimi i një kualifikimi përmirëson aftësitë e tua.

Mediatore interculturale, apo ndërmjetësues ndërkulturor, është personi që ndihmon njerëz që flasin gjuhë të ndryshme dhe kanë kultura të ndryshme të komunikojnë më lehtë. Shërbimi profesional që ofron ndërmjetësi quhet mediazione culturale e linguistica (ndërmjetësim kulturor dhe gjuhësor) ose mediazione interculturale (ndërmjetësim ndërkulturor). Ndërmjetësi mund të jetë burrë apo grua, italian apo i huaj. Puna e tyre është shumë e rëndësishme. Në fakt kur një ndërmjetës është i pranishëm, njerëzit mund të flasin në gjuhën e vendit të tyre të origjinës ose në një gjuhë tjetër që e flasin mirë, dhe ndërmjetësi përkthen gjithçka që ata thonë.

Si të bëhesh ndërmjetës ndërkulturor

Në Itali nuk ka vetëm një mënyrë për t’u bërë mediatore interculturale - ndërmjetës kulturor dhe gjuhësor. Disa njerëz punojnë në mediazione (ndërmjetësim) në sajë të eksperiencës së tyre jetësore dhe aftësive gjuhësore që kanë, edhe pa pasur një kualifikim. Megjithatë, kjo ndodh kryesisht kur një numër i lartë njerëzish vijnë nga një vend dhe nevojitet të gjenden ndërmjetësues që flasin gjuhën e tyre amtare. Nga ana tjetër, shumë njerëz vendosin të ndjekin një kurs dhe të bëhen mediatori (ndërmjetës)të certifikuar. Në këtë mënyrë, ata marrin një certifikatë që i ndihmon të provojnë aftësitë e tyre veçanërisht kur kërkojnë punë. Zotërimi i një kualifikimi është kusht për të punuar në shumë organizata. Për disa nga shërbimet e tyre, Comuni (Komunat) kërkojnë edhe që ndërmjetësit të jenë të regjistruar në albo professionale dei mediatori/traduttori, që është regjistri profesional i ndërmjetësve dhe përkthyesve. Të jesh i regjistruar në një albo (regjistër) do të thotë që ti ke plotësuar të gjitha kërkesat e nevojshme dhe njihesh zyrtarisht si anëtar i një kategorie profesionale.

Ku punon ndërmjetësi 

Në Itali, ndërmjetësit punojnë në shumë zyra publike që ofrojnë shërbime për të huajt, si:
  • Zyrat Publike; Comune (Komuna), Questura (Kuestura), Gjykata etj.;
  • Shërbimet shëndetësore (spitalet dhe klinikat)
  • Shërbimet sociale: për takime me punonjësit socialë dhe avokatët, burgjet;
  • Shërbimet pritëse: Në asistencën që jepet në periudhën e parë në Itali;
  • shkolla.
Ndërmjetësi është një figurë profesionale i cili kërkohet në shumë vende të tjera ku nevojiten aftësitë e tij gjuhësore. Këto mund të jenë: evente kombëtare dhe ndërkombëtare; kompani që kanë marrëdhënie me kompani të tjera jashtë shtetit; punë për cooperative (kooperativa); qendra kulturore dhe sportive (p.sh. muze, fondacione etj.). Sot kurset ofrohen nga shumë organizata, institucione publike dhe private. Më poshtë do të gjesh më shumë informacion mbi kurset e trajnimit dhe kurset universitare në ndërmjetësim ndërkulturor.

Në Itali kurset e trajnimit ofrohen nga shumë institucione.
Shumë kurse organizohen nga Regione dhe zyra të tjera publike. Në përgjithësi këto kurse janë falas ose me një tarifë shumë të vogël regjistrimi. Mund edhe të zgjedhësh të regjistrohesh në një kurs privat, por ky kurs do të ketë një kosto më të lartë.

Kurset publike organizohen nga Regione të cilët vendosin: kohëzgjatjen dhe kërkesat për t’u regjistruar, përmbajtjen që do të mësohet dhe organizatën që do të organizojë trajnimin. Kjo do të thotë që mund të ketë diferenca të vogla në varësi të regione dhe vitit.

Kurset e trajnimit organizohen në 2 nivele dhe ndahen në:

  • Kurse të nivelit të parë
    Në fund kursanti merr një qualifica (kualifikim);
  • Kurse të nivelit të dytë
    Në fund kursanti merr një specializzazione (specializim)

KURSET E NIVELIT TË PARË

Kurset e nivelit të parë zgjasin minimumi 450-500 orë. Shpesh shtohen edhe orë tirocinio (stazhi). Në fund të një kursi të tillë, kursanti merr një kualifikim që quhet qualifica di mediatore (kualifikim si ndërmjetësues).

Këto kurse e ndihmojnë ndërmjetësuesin të njohë rregullat që duhen respektuar dhe të zbulojë se si funksionon vendi i punës.

Për tu regjistruar në një kurs të nivelit të parë, kursanti duhet:

  • Të jetë 18 vjeç ose më i madh
  • Të ketë një permesso di soggiorno (leje qëndrimi) të vlefshme
  • Të dijë mirë italishten: minimumi në nivelin B1
  • Të dijë mirë gjuhën e huaj: minimumi në nivelin C1
  • Të ketë Diploma di scuola superiore (Diplomën e shkollës së mesme)
    ose një kualifikim të të njëjtit nivel të marrë në një vend tjetër dhe që njihet në Itali. Nëse e ke mbaruar shkollën e mesme por nuk ke Diplomën me vete (p.sh. nëse e ke lënë në vendin tënd të origjinës dhe nuk e merr dot), mund të dorëzosh një autocertificazione (vetë-certifikim) në të cilin të deklarosh që e ke mbaruar shkollën e mesme.

SHËNIM: disa kurse pranojnë edhe persona që kanë mbaruar vetëm shkollën tetëvjeçare. Nëse nuk e ke mbaruar shkollën e mesme por je i interesuar të ndjekësh një kurs, të rekomandojmë të interesohesh te shkolla nëse të pranojnë të ndjekësh kursin e tyre.

Temat që mësohen janë të ndryshme nga kursi në kurs, por zakonisht janë:

  • Sistemi italian: për shembull edukata qytetar dhe shërbimet publike;
  • Ligjet italiane: Kushtetuta, të drejtat dhe detyrimet, ligjet e emigracionit;
  • Rregullat e ndërmjetësimit: si të komunikosh me palët gjatë një shërbimi ndërmjetësimi, si të menaxhosh situatat e vështira;
  • Aftësi bazike kompjuterike;
  • Tema të tjera: psikologji, edukim ndër-kulturor etj..

KURSET E NIVELIT TË DYTË

Pasi kanë ndjekur kurset e nivelit të parë dhe kanë marrë kualifikimet, ndërmjetësuesit kulturor që duan të specializohen në një fushë pune mund të ndjekin kurset e nivelit të dytë. Në fakt kurset e nivelit të dytë nuk janë të detyrueshme, por japin më shumë trajnim. Duke zgjedhur një fushë të caktuar, ndërmjetësuesi ka mundësinë të studiojë më mirë një fushë pune që mund të jetë: mjedisi i shkollës, shërbimet sociale dhe shëndetësore, shërbimet administrative etj..

Kohëzgjatja e kurseve të nivelit të dytë varion nga enti që i mundëson: nga minimumi 200 orë në maksimumi 400 orë. Në fund të një kursi të nivelit të dytë, kursanti merr një specializzazione in mediazione (specializim në ndërmjetësim).

Shumë nga kurset e nivelit të parë dhe të dytë organizohen nga zyra publike dhe organizata të ndryshme. Nëse je i interesuar të regjistrohesh në një kurs në qytetin tënd, mund të kërkosh online duke vizituar:

  • WebFaqen e Regione tënd ku jeton;
  • Centri Provinciali Istruzione per gli Adulti (CPIA) (Qendrat për arsimimin e të rriturve);
  • Duke shkruar në Google: corso di qualifica/specializzazione per mediatore interculturale (culturale /linguistico) [kurs kualifikimi/specializimi për ndërmjetës ndër-kulturor (kulturor/gjuhësor)] + qytetin tënd.

Kurse të avancuara për mediazione interculturale (ndërmjetës ndërkulturor) ofrohen edhe nga shumë universitete italiane. Kërkesat për regjistrim dhe kohëzgjatja varen nga kursi dhe universiteti, por për të gjitha kursanti duhet të ketë mbaruar shkollën e mesme dhe ta ketë marrë diplomën.

Këto janë disa kurse të avancuara që ofrohen nga Universitet:

Për të gjetur një kurs në qytetin tënd, mund të kërkosh online duke shkruar në Google: corso per mediatore interculturale (kurs për ndërmjetës ndërkulturor) + università (universiteti) + emrin e qytetit ku jeton.

Universitet ofrojnë edhe diploma bachelor dhe master në ndërmjetësim ndërkulturor. Këto kurse janë më të gjata se kurset e trajnimit sepse zgjasin të paktën 3 vite dhe zgjidhen nga studentë që duan të vazhdojnë studimet universitare.

Këto janë disa kurse universitare dhe master që ofrohen nga universitet italiane:

Këto janë vetëm disa nga shume kurse që janë në dispozicion dhe nëse dëshiron të gjesh një kurs për diplomë universitare apo master në qytetin tënd, mund të kërkosh online duke shkruar në Google: corso di Laurea/Master mediazione interculturale (kurs për diplomë Universitare/Master në ndërmjetësim ndërkulturor) + Università di (Universiteti i) + emri qytetit ku jeton.

Ka gjithashtu kurse të tjera të ngjashme studimi që të lejojnë të punosh në mediazione (ndërmjetësim) nëse ke aftësitë e duhura gjuhësore. Fushat e studimit janë: Scienze sociali (Shkenca sociale), Scienze dell’Educazione (Shkenca Arsimore) ose Psicologia (Psikologji) me specializim në Educazione professionale (Arsim Profesional).

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!