ISEE: çfarë është dhe për çfarë shërben

ISEE (Indicatore della Situazione Economica Equivalente) është dokumenti që dëshmon gjendjen ekonomike aktuale të një familjeje. Të gjithë shtetasit italianë dhe të huaj me banim të rregullt në Itali që kanë nevojë të marrin ndihmë ekonomike nga Shteti duhet të paraqesin ISEE.

Për çfarë shërben ISEE?

Të gjithë shtetasit italianë dhe të huaj me banim në Itali që kanë nevojë të marrin ndihmë ekonomike nga Shteti duhet të paraqesin dokumentin ISEE. Ndihma, e quajtur edhe prestazione, mund të jetë në para ose në shërbime. Nëpërmjet ISEE-së, pra, vlerësohet nëse një familje ka të drejtë të marrë një ndihmë të caktuar bazuar në gjendjen e saj ekonomike apo jo. Për shembull, duhet të paraqesësh ISEE për këto ndihma:
  • përjashtim nga pagesa e ticket sanitario për të ardhura të ulëta;
  • asistencë për personat me aftësi të kufizuara;
  • assegno per il nucleo familiare (çek për njësi familjare), assegno famiglia numerosa (çek për familje me shumë antarë);
  • çek për nënat që sapo kanë lindur, bonus për fëmijë, bonus për çerdhe, bonus për kujdestarinë e fëmijëve, etj;
  • ulje në taksat e universitetit, mensat, bursat e studimit, bonuset e librave;
  • zbritje në faturat e gazit, ujit ose energjisë elektrike (të quajtur edhe bonuse sociale);

Si llogaritet ISEE?

Llogaritja e ISEE bëhet në bazë të të ardhurave (siç janë të ardhurat nga puna) dhe pronësive (për shembull nëse posedon një shtëpi) e të gjithë pjestarëve të familjes, pjesëtuar për numrin e anëtarëve të familjes. Për të llogaritur ISEE, do të kërkohet numero del nucleo familiare (numri i anëtarve të familjes). Që do të thotë: i të gjithë njerëzve që jetojnë dhe kanë vendbanim të rregullt në të njëjtën shtëpi, dhe janë të lidhur me njëri-tjetrin me martesë, farefisni, birësim, kujdestari etj. Për shembull, nipi që ka rezidencën dhe banon e jeton në shtëpinë e xhaxhait të tij përfshihet në numrin e anëtarve të familjes për llogaritjen ISEE të xhaxhait. Për më shumë informacion, lexo "Il nucleo familiare për llogaritjen e ISEE"

Si të bësh ISEE?

ISEE është një dokument që jepet nga INPS. Për ta përgatitur atë, INPS-it i duhen disa të dhëna. Të gjitha të dhënat e nevojshme i dërgohen INPS përmes një dokumenti të posatçëm të quajtur Dichiarazione Sostitutiva Unica (DSU). INPS shqyrton të dhënat dhe më pas lëshon ISEE brenda pak ditësh. Për të dërguar DSU në INPS, mund të kërkosh asistencë falas në:
  • CAF (Qendrat e Asistencës Fiskale) ose Patronati;
  • INPS, direkt në sportel;
  • Online nëpërmjet formularit të parapërpiluar ISEE.
Në dokumentin DSU ka paragrafe të shumta ku kërkohen informacione të ndryshme në lidhje me ndihmën ekonomike që dëshiron të kërkosh nga Shteti. Duhet të informosh personin që po të ndihmon me plotësimin e DSU për çfarë të nevojitet ISEE. Në bazë të këtij informacioni, asistenti do të kërkojë informacionet dhe dokumentet e nevojshme për të marrë ISEE-në e duhur. Ja një shembull i dokumentit DSU që duhet plotësuar për të kërkuar ISEE.

Për të pasur një ose më shumë shërbime ose ndihmë ekonomike nga Shteti, duhet të përgatisësh ISEE-në e duhur.

Pra, duhet të plotësosh ato paragrafe me informacione specifike në dokumentin DSU për tja dërguar INPS në mënyrë që të llogarisin ISEE që të duhet.

Në bazë të informacioneve që ke dërguar dhe shërbimit që dëshiron të kërkosh, modelet ISEE që mund të zgjedhësh janë si më poshtë:

  • ISEE ordinario o standard (e zakonshme ose standarde) që përmban informacione bazë për gjendjen ekonomike dhe anëtarët e familjes. Kjo lloj ISEE është e vlefshëm për shumicën e shërbimeve;
  • ISEE Minorenni (për të miturit) duhet të kërkohet për shërbime të tilla si tarifat e çerdheve, kopshtet, librat shkollorë, etj.;
  • ISEE Università duhet të kërkohet për shërbime të tilla si zbritje në taksa, bursa studimi, etj.;
  • ISEE Sociosanitario duhet të kërkohet për shërbime të tilla si përjashtimi nga pagesa e ticket sanitario, asistencë për personat me aftësi të kufizuara, etj.;
  • ISEE Corrente përdoret për të përditësuar të ardhurat aktuale nëse je i punësuar dhe ke pasur një ndryshim për keq në situatën ekonomike (për shembull, ke humbur punën).

Mos harro pra ta informosh asistentin që do të ndihmojë të kërkosh ISEE për cilin shërbim të nevojitet ISEE në mënyrë që të marrësh atë të duhurën.

Është e nevojshme të bësh ISEE vetëm nëse ke nevojë të kërkosh ndihmë ekonomike nga Shteti.

Përndryshe, asnjë qytetar nuk është i detyruar me ligj të bëj ISEE. Pra, nuk ka penalitet për ata që nuk aplikojnë për ISEE (ndryshe nga detyrimet e tjera, siç është deklarata vjetore e të ardhurave).

Aktualisht, aplikimi për ISEE është falas në të gjitha degët CAF, Patronati ose INPS.

Mund të bësh kërkesë për ISEE duke plotësuar dhe dërguar DSU në çdo kohë të vitit.

Por, mos harro se DSU e paraqitur gjatë vitit skadon më 31 dhjetor të të njëjtit vit. Për të vazhduar marrjen e shërbimit edhe gjatë vitit tjetër, do duhet të riparaqesësh (ose rinovosh) DSU brenda 31 janar të vitit të ri. Përndryshe, e humb të drejtën e përfitim.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!