Deklarata vjetore e të ardhurave (dichiarazione dei redditi): çfarë është dhe si bëhet

Deklarata vjetore e të ardhurave është një dokument i cili përdoret për ti komunikuar Shtetit italian të ardhurat vjetore për të llogaritur dhe paguar taksat. Në këtë artikull, do të gjesh informacionet e nevojshme si bëhet deklarata vjetore e të ardhurave, dokumentet që nevojiten, ku të drejtohesh dhe scadencat që duhet të respektosh.

Për cfarë nevojitet deklarata vjetore e të ardhurave?

Deklarata vjetore e të ardhurave (ose deklarata tatimore) është një dokument përmes së cilit i komunikon zyrtarisht Shtetit se sa ke fituar gjatë vitit të kaluar për të ditur se sa taksa duhet të paguash. Në Itali taksat paguhen në proporcion me:

  1. të ardhurat vjetore (sa ke fituar falë punës tënde) 
  2. bazuar në pronësitë që posedon (për shembull nëse ke një shtëpi në pronësi) dhe 
  3. numrin e anëtarëve të familjes

Deklarata vjetore e të ardhurave duhet të bëhet çdo vit dhe përmban informacionet e të ardhurave të vitit të kaluar. Për shembull, deklarata e të ardhurave për vitin 2020 plotësohet në vitin 2021.

Për të bër deklaratën e të ardhurave duhet të kesh Cerificazione Unica (CU). Cerificazione Unica (CU) është një dokument i cili përmbledh të gjitha fitimet nga punësimi me kontratë ose vetëpunësimi (nëse ke partita IVA ose numër VAT). Mund ta marrësh Cerificazione Unica (CU) nga:

  • punëdhënësi yt ose datore di lavoro (nëse je nëpunës) 
  • personi i cili të ka porositur një punë (nëse je i vetëpunësuar me partita IVA
  • ose nga INPS (nëse ke qenë në cassa integrazione ose i papunë).

Kujt i nevojitet deklarata e të ardhurave?
Deklarata vjetore e të ardhurave i nevojitet:

  • Agenzia delle Entrate (Agjensia tatimore, pra Shtetit Italian) për të kontrolluar dhe llogaritur taksat që qytetarët duhet të paguajnë;
  • qytetarëve që të jenë në rregull me taksat që duhet të paguajnë dhe tu kthehet një pjesë e shpenzimeve që kanë bërë gjatë vitit.

Kush detyrohet të bëj deklaratën e të ardhurave?

Në baze të ligjit, je i detyruar të bësh deklaratën e të ardhurave nëse në vitin e kaluar:

  • ke pasur dy ose më shumë datore di lavoro (punëdhënës), dhe kshu ke marrë më shumë se një Certificazione Unica (CU);
  • ke qenë i punësuar për disa muaj, por më pas ke humbur punën dhe ke marrë disoccupazione (përfitim nga papunësia) ose cassa integrazione nga INPS ose institucione tjera;
  • ke pasur partita IVA, edhe pse nuk ke asnjë fattura (faturë), pra edhe nëse nuk je paguar kurrë gjatë vitit të kaluar; 
  • ke marrë detrazioni ose deduzioni ( zbritje në pagesa ) të cilat duhet të kthehen. Këto zbritje ose skonto bëhen për shpenzime të caktuara dhe të mundësojnë të kursesh para gjatë deklarimit të të ardhurave;
  • nuk ke paguar asnjë taksë të detyruar vendore (për shembull taksa e mbeturinave TARI, taksën e pronës IMU, etj.) të cilat ndryshojnë në varësi të komunës apo regione;
  • ke punuar si nëpunës për një punëdhënës i cili nuk është i obliguar ligjërisht të paguajë taksa në emrin tënd (për shembull si colf, badante, dado, etj.);

KUJDES: mund të ndodhe që dhe në disa prej këtyre rasteve, të mos jetë e detyrueshme paraqitja e deklaratës të ardhurave. Për shembull nëse një person ka dy Certificazione Unica (CU), por para fillimit të punës së dytë, i kërkon punëdhënësit që t’i marrë parasysh buste paga (fletëpagesat) e vjetra për pagesën e taksave, nuk ështe më i detyruar të bejë deklaratën e të ardhurave. 

Në Itali taksat janë shumë të komplikuara dhe rregulloret mund të ndryshojnë, për ktë arsye është gjithmonë më mirë të konsultohesh me një profesionist.

Pse është e rëndësishme deklarata e të ardhurave?

Deklarata e të ardhurave është obligim ligjor në Itali.
Kush është i detyruar ta paraqesë por nuk e bën rrezikon të gjobiten. Në raste të veçanta, mund të jetë dhe krim dhe të rrezikohet burgu.

Personat që nuk janë të obliguar të bëjnë deklarata e të ardhurave, mund ta paraqesin gjithsesi për të pasur një vantazh: të rimarrin spese detraibili (shpenzimet e zbritura) përmes rimbursimit të shpenzimeve.

Spese detraibili janë disa shpenzime që ke bërë në vitin e kaluar dhe për të cilat mund të marrësh rimborso (rimbursim) nga Shteti. Rimborso domethënë që të kthehen paratë. 

Është ligji ai që përcakton se cilat shpenzime janë detraibili (të zbritshme). Disa shpenzime janë gjithmonë të zbritshme, disa të tjera ndryshojnë nga viti në vit. Shpenzime të zbritshme janë, për shembull: shpenzimet mjekësore, shpenzimet për çerdhet e fmijve, taksat e shkollës dhe/ose universitetit, abonimi e tasportit publik (autobus, tren), etj. 

Sidoqoftë, duhet të kesh parasysh se ka rregulla specifike për të marrë rimbursimin për shpenzimet e zbritshme. Gjithashtu, rimbursimi nuk është kurrë i barabartë me vlerën e shpenzuar, por të rimborsohet në një vlerë më të ulët.

Për shembull, për rimbursimin e shpenzimeve shëndetësore duhet të dish se:

  • nuk do të rimborsohen të gjitha paratë e shpenzuara, por vetëm 19% e vlerës së shpenzuara;
  • do të rimborsohesh vetëm nëse ke kaluar vlerën prej 129.11 euro të shpenzimeve shëndetësore;
  • shpenzimet duhet të jenë paguar me kartë krediti, debiti ose bonifico (transfertë bankare).

Mund të kërkosh rimbursim dhe për ilaçet. Për ktë, kur paguan në farmaci, duhet të kërkosh  ‘’scontrino parlante‘ (“fatura që flet”). E merr duke i treguar codice fiscale (nëpërmjet kartës identitetit ose tessera sanitaria ) Quhet scontrino parlante sepse ka detajet e tua aty dhe të nevojitet për të dëshmuar shpenzimet që ke bërë dhe kshu të rimbursohesh.

Ku bëhet deklarata e të ardhurave?

Mund të shkosh në një Centro di Assistenza Fiscale (CAF) (Qendër e asistencës tatimore) ose te një commercialista (kontabël). 

  • Centro di Assistenza Fiscale (CAF)janë zyra të autorizuara që i ofrojnë ndihmë tatimore qytetarëve dhe punëtorëve. Për shembull, mund të ndihmojnë ta plotësosh dhe dorëzosh deklarata e të ardhurave, kerkesat për bonuse, modello ISEE dhe të gjitha kërkesat për të cilat nevojiten kompetenca specifike. Shumë shërbime që ofrohen janë falas por për disa të duhet të paguash. Për të marrë asistencë duhet të caktosh më parë një takim.

Për të gjetur një CAF në zonën ku jeton, kërko online: CAF + emri i qytetit ku jeton (për shembull CAF Firenze).

  • Commercialista(ose kontabilisti) është një person ekspert dhe i autorizuar në shërbimet e tatimore dhe mund të ndihmojnë të plotësosh dhe dorëzosh deklarata e të ardhurave. Në ndryshim nga CAF, kontabilisti mund të kushtojë pak më shumë.
  • Mund ta bësh deklarata e të ardhurave dhe vetë duke hyrë në website-in e Agenzia delle Entrate (Agjensisë tatimore). Duhet të hysh në profilin tënd private duke përdorur codin PIN, SPID ose kredencialet e dhëna nga INPS dhe të verifikosh të dhënat e dokumentit. Sidoqoftë, duhet të kesh parasysh se verifikimi i të dhënave nuk është i lehtë, sidomos nëse është hera e parë dhe nuk ke përvojë.

Sa kushton deklarata e të ardhurave?

Varet se ku vendos të shkosh!

  • Nëse vendos të shkosh në një CAF, çmimi mund të ndryshojë dhe në bazë të të ardhurave, pra shumës së fituar në vitin e kaluar. Zakonisht, kostoja nuk e tejkalon shumën prej 100 euro. 
  • Nëse vendos të shkosh te një kontabilist, çmimi mund të jetë pak më i lartë dhe ndryshon nga një kontabilist në tjetrin. Në këtë rast, është më mirë të pyesësh për çmimin para se të marrësh shërbimin.
  • Nëse e plotëson vetë në website-in e Agenzia della Entrate, nuk paguan

Cili është modeli duhur për deklarata e të ardhurave?

Për të paraqitur deklaratën e të ardhurave eksistojnë disa dokumente (gjithashtu të quajtur modello) specifike për t’u plotësuar. Dokumenti varet nga lloji i të ardhurave që ke përfituar gjatë vitit të cilit i referohet deklarimi.

  • Modello Redditi Persone fisiche është një dokument i cili të mundëson të paraqisësh më shumë se një deklarata. Për shembull, duhet të përdorësh këtë dokument nëse ke një partita IVA (numër VAT) dhe duhet të bësh dichiarazione dei redditi (deklaratë e të ardhurave) dhe dichiarazione IVA
  • Modello 730. Mund të përdorësh këtë dokumet nëse je nëpunës (ke kontratë punësimi) dhe je rezident në Itali. Ky është dokumenti më i përdorur për deklarimin e të ardhurave. Lexo më shumë në këtë artikull.

Cilat janë afatet për deklarimin e të ardhurave?

Datat ndryshojnë çdo vit. Për vitin 2021, afatet janë:

  • Modello 730 të dorëzohet brënda datës 2 Tetor 2023, online ose duke shkuar në Centro di Assistenza Fiscale (CAF) ose tek një commercialista (kontabilist).
  • Modello Redditi Persone Fisiche të dorëzohet brënda datës 30 Nëntor 2023, online ose duke shkuar në Centro di Assistenza Fiscale (CAF) ose tek një commercialista (kontabilist).

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!