Zyra e Punës (Centro per l’Impiego)
Mund të kesh dëgjuar të flitet për zyrën e punësimit (centro per l’impiego). Zyra e punësimit mund të ndihmojë të gjesh një punë, të bësh një kurs profesional ose të kërkosh informacione për punë. Zbulo më shumë se si funksionon zyra e punësimit dhe si të regjistrohesh falas.
Centro per l’Impiego (zyra e punësimit) është një zyrë publike që ofron shërbime falas për të ndihmuar në punësimin dhe kualifikimin profesional si të shtetasve italianë ashtu edhe të shtetasve të huaj që jetojnë rregullisht në Itali.
Për të përdorur shërbimet e zyrës së punësimit, në fillim duhet të regjistrohesh. Regjistrimi është falas.
Mund të regjistrohesh në zyrën e punësimit nëse:
- je nga mosha 16 deri në 65 vjeç dhe të kesh kryer të paktën scuola media (shkollën fillore);
- nuk po punon, do me thënë se je aktualisht i papunë;
- je rezident në Itali (nëse je azilkërkues apo refugjat në ndonjë nga centri di accoglienza (qendrat e pritjes), mund të përdorësh adresën aty si rezidencën tënde);
Nëse shkon në një zyrë punësimi për t’u regjistruar, mos harro të kontrollosh nëse fillimisht ke këto dokumente:
- Dokument identifikimi si për shembull kartë identiteti (carta di identità) ose leja e qëndrimit (permesso di soggiorno). Nëse je në pritje të rinovimit të permesso di soggiorno, mund të tregosh kuponin e rinovimit.
- Codice Fiscale (kodin fiskal). Kodin fiskal mund ta gjesh të shkruar tek permesso di soggiorno, karta identitetit ose karta e shëndetit (tessera sanitaria).
KUJDES: mund të regjistrohesh në zyrën e punësimit vetëm nëse ke një nga këto lloje të permesso di soggiorno:
- Permesso di Soggiorno per Lavoro Dipendente – Leje qëndrimi për të punësuarit;
- Permesso di Soggiorno in Attesa di Occupazione – Leje qëndrimi me status në pritje të punësimit;
- Permesso di Soggiorno per Protezione Internazionale – Leje qëndrimi për mbrojtje ndërkombëtare;
- Permesso Soggiorno per Motivi di Lavoro Autonomo o Commerciali – Leje qëndrimi për personat e vetëpunësuar;
- Permesso di Soggiorno per Motivi Familiari – Leje qëndrimi për arsye familjare;
- Permesso di Soggiorno per Casi Speciali e protezione speciale – Leje qëndrimi për arsye të veçanta dhe mbrojtje të veçantë ndërkombëtare (permesso per cure mediche pra leje për trajtim mjekësor, nuk përfshihet).
Në zyrën e punësimit, do të kërkohen informacione të ndryshme rreth vetes, statusit ligjor dhe atë të punësimit. Do nënshkruash dy dokumente:
1. Dichiarazione di Immediata Disponibilità (DID) al lavoro.
Dichiarazione di Immediata Disponibilità al lavoro (DID) (deklarata e gadishmërisë së menjëhershme) është dokumenti me anë të cilit i tregon Shtetit Italiane se aktualisht nuk po punon, dhe si rrjedhojë, je i papunë. Me këtë dokument, mund të marrësh pjesë në kurse falas trajnimi profesional, praktikë ose stazh pune, etj. Aktivizimi i DID bëhet vetëm online përmes këtyre dy mënyrave:
- Të shkosh vetë personalisht në një Centro per l’Impiego (zyrë punësimi) ose Patronato. Këtu do të gjesh dikë që do të ndihmojë të aktivizosh DID.
- Online në portalin e agjencisë kombëtare të punësimit ANPAL. Regjistrohu duke plotësuar formularin e duhur si cittadino (shtetas).
KUJDES: para se të vazhdosh procedurën për lëshimin e DID, sigurohu të kesh një adresë emaili aktive ku do të marrësh të gjitha njoftimet që mund të interesojnë.
2. Patto di Servizio
Pas aktivizimit të DID, do të duhet të firmosësh një dokument tjetër të quajtur Patto di Servizio Personalizzato (PSP) (pakti shërbimit i personalizuar). Me anë të këtij dokumenti, Shteti merr përsipër të mbështesë personat e papunë dhe personi në kërkim të një pune angazhohet në ndjekjen e kurseve të kualifikimit, integrimit profesional ose në pranimin e ofertave që i bëhen nga zyra e punësimit.
Zyra e punësimit mund të kërkojë të lesh kurrikulumin pas regjistrimit. Mëso si të shkruash kurrikulumin dhe ta përdorësh më pas në përgjigje të njoftimeve për punë që paraqiten në portal. Ose mund të fiksosh një takim në zyrën e punësimit nëpërmjet operatorit që të ndihmojë për të shkruar CV-në tënde.
Pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve, DID dhe Patto di Servizio, ligji Italian të njeh zyrtarisht si person jo në marrëdhënie pune, pra si i papunë (stato di disoccupazione).
Bëj kujdes pasi mund të bëhen kontrolle për të verifikuar statusin tënde dhe nëse kushtet e tua ndryshojnë mund të humbasësh statusin si i papunë. Mund të humbasësh statusin si i papunë për arsye të ndryshme, si:
- Nëse nuk paraqitesh në takimet qe cakton zyra e punësimit pa arsye të justifikueshme. Nëse humbet statusin, nuk mund të depozitosh një deklaratë të re papunësie para se të kenë kaluar të paktën 60 ditë.
- Nëse nuk merr pjesë në aktivitetet e rekomanduara. Si për shembull aktivitetet e kualifikimit profesional, etj.
- Nëse gjen një punë si i punësuar dhe merr një pagë vjetore më të lartë se 8.145 euro. Ose, kur vetëpunësohesh, nëse ke të ardhura më të larta se 4.000 euro në vit.
- Nëse refuzon një ofertë pune që të ka propozuar zyra e punësimit. Oferta e punës normalisht duhet t’i përshtatet përvojës tënde të punës dhe të jetë e arritshme me anë të transportit publik nga vendi ku banon.
Shumë zyra punësimi, sidomos ato nëpër qytetet e mëdha të Italisë, kanë hapur sportele të posaçme për emigrantët për të zgjidhur probleme të ndryshme që kanë të bëjnë me punën dhe mbi të gjitha, për të mësuar rreth mundësive të punësimit. Në këto sportele mund të gjesh ndërmjetës gjuhesor dhe kulturor për ta bërë më të lehtë komunikimin. Pyet në zyrën e punësimit në qytetin ku jeton nëse e kanë këtë shërbim.
Nëse ke vështirësi me gjuhën, pyet nëse ka ndonjë përkthyes para se të shkosh në takimin që ke caktuar. Në këtë mënyrë do dishë paraprakisht nëse do të munden të ndihmojnë.
Mund të bësh një kërkim në Google duke shkruar “Centro per l’Impiego + emrin e qytetit ku jeton”.
Klikoni këtu për të gjetur zyrën e punësimit në zonën ku jeton.
Zgjidh provincën (provincia) ku jeton dhe tek tipo di sportello zgjidh “Centri per l’Impiego”.
Dëshiron të dish më shumë rreth zyrës së punësimit? Shiko vidjot më poshtë që do të ndihmojnë të kuptosh si funksionon dhe si të caktosh një takim në zyrën e punësimit.
Link të dobishëm
-
Samira kërkon punë
Video
Shko te linku -
Takimi në zyrën e punësimit
Video
Shko te linku -
Mini-udhëzues rreth zyrës punësimit
Video
Shko te linku
Mund të interesojë
-
Permesso di soggiorno (leje qëndrimi)
Hap artikullin -
Si të shkruash kurrikulumin (CV)
Hap artikullin