Visto (viza)
Shtetasit e vëndeve jashtë Bashkimit Evropian, përveç pashaportës, duhet të pajisen dhe me vizë për të hyrë në Itali. Zbulo më shume rreth vizës, sa lloje ekzistojnë dhe si të aplikosh.
Çdo shtetas extraeuropeo, pra i një vendi jashtë Bashkimit Evropian që dëshiron të hyjë në Itali duhet të pajiset me visto (vizë). Përjashtim bëjnë vetëm personat që hyjnë në Itali për të aplikuar për protezione internazionale (mbrojtje ndërkombëtare).
Visto është autorizim nga shteti Italian për hyrjen ligjërisht në territorin e tij. Ka formën e një stikeri ngjitës dhe duhet të vendoset në pashaportë. Do të kontrollohet më pas nga policia kufitare në aeroport ose në pikat e kalimit të kufirit.
Llojet e vizave
Ekzistojnë lloje të ndryshme vizash. Kjo për shkak se ekziston një vizë specifike për çdo arsye/motiv hyrjeje në Itali. Pra, motivi i ardhjes në Itali përcakton llojin e vizës për të cilën duhet të aplikosh. Llojet më të zakonshme të vizave janë:
- Visto per lavoro (vizë pune) (lexo më shumë informacione në decreto flussi nëse je i interesuar të vish në Itali për arsye pune)
- Visto per studio (vizë studimi)
- Visto turistico (vizë turistike)
- Visto per cure mediche (vizë për trajtim mjekësor)
- Visto per affari (vizë biznesi)
- Visto per motivi familiari (vizë për motive familjare)
Gjithashtu vizat mund të jenë:
- per soggiorno di breve durata (qëndrim i shkurtër). Me një visto per soggiorno di breve durata (e quajtur dhe visto Schengen) mund të qëndrosh në Itali për një periudhë deri në 90 ditë. Kjo lloj visto është kryesisht për turistët, udhëtime biznesi ose vizita kulturore. Kosto e kësaj visto është 60 €.
- per soggiorno di lunga durata (qëndrim i gjatë). Me një visto per soggiorno di lunga durata (e quajtur dhe visto nazionale) mund të qëndrosh në Itali për një periudhë më të gjatë se 90 ditë. Kjo visto kryesisht është për motive pune, studimi ose motive familjare. Një visto per soggiorno di lunga durata kushton 116 €, me përjashtim të visto per studio (vizë studimi) që kushton 50 €.
A më nevojitet vizë për të hyrë në Itali?
Në këtë WebFaqe të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në gjuhët italisht, anglisht, arabisht, rusisht dhe kinezisht, do të gjesh:
- nëse të nevojitet një vizë
- dokumentat që nevojiten për të aplikuar për vizë
- kostoja e vizës
Si të aplikosh për vizë
Duhet të aplikosh për vizë në Ambasadë ose Konsullatën Italiane në vendit tënd të origjinës ose vendbanimit.
Në disa vende, është e detyrueshme të paraqitesh personalisht në ambasadën apo konsullatën Italiane për të aplikuar për vizë. Ndërsa në vende të tjera, duhet të aplikosh online nëpërmjet një agjensie të jashtme private që punon për ambasadën ose konsullatën. Ja një listë e vendeve që përdorin agjensi të jashtme për të aplikuar për vizë dhe linqet përkatëse të portaleve të agjensive.
Në përgjithësi, për të gjitha llojet e vizava do duhet të japësh këto informacione dhe dokumenta:
- formularin e plotësuar të aplikimit
- foto pashaporte
- pashaportën e vlefshme
- kohëzgjatjen dhe arsyen e qëndrimit në Itali (motive pune, shëndetësore, etj.)
- të dhënat mbi fluturimin vajtje-ardhje
- prova që ke mundësi ekonomike të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet vetjake gjatë kohës së udhëtimit dhe qëndrimit tënd
- siguracionin shëndetësor me një vlerë minimale prej 30,000 €
- deklaratën e akomodimit (adresën ku do qëndrosh në Itali)
Në varësi të llojit të vizes, do të kërkohen gjithashtu dhe dokumenta shtesë. Ja një listë me dokumentat shtese në varësi të llojeve të vizës.
Viza lëshohet nga ambasada ose konsullata brenda 90 ditëve nga data e aplikimit. Nëse ambasada ka nevojë për qartësime apo dokumente të tjera shtesë, mund të zgjasë edhe më shumë se 90 ditë.
Sigurohu që të aplikosh të paktën tre ose katër muaj para nisjes për në Itali.
Link të dobishëm
-
Sito della Farnesina con informazioni sul visto per l'Italia
Zbulo nëse ke nevojë për vizë dhe si ta marrësh atë
Shko te linku -
Sito del Ministero degli Affari Esteri con informazioni su ambasciate e consolati italiani nel mondo
Këtu do të gjesh adresën dhe informacione të tjera në lidhje me ambasadën ose konsullatën italiane në vendin tënd
Shko te linku
Mund të interesojë
-
Decreto flussi
Hap artikullin -
Mbrojtja Ndërkombëtare
Hap artikullin -
Permesso di soggiorno (leje qëndrimi)
Hap artikullin