Tesserino STP (të huajt përkohësisht të pranishëm): çfarë është dhe si funksionon
Në Itali, të gjithë njerëzit kanë të drejtë për shërbim mjekësor, edhe personat pa dokumenta dhe pa permesso di soggiorno (leje qëndrimi). Personat pa permesso di soggiorno mund të marrin tesserino STP për të pasur trajtime dhe shërbime mjekësore.
Çfarë është tesserino STP?
Tesserino STP është një dokument që i mundëson personave që nuk kanë permesso di soggiorno të përdorin shërbimet e Servizio Sanitario Nazionale - SSN (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar). Quhet tesserino, që dmth ‘’kartë’’ por në realitet është një letër me një kod të shkruar në të (codice STP). Kur të kërkohet tesserino STP, duhet ti tregosh fletën me kodin. Me tesserino STP mund të marësh këto shërbime:- shërbim mjekësor urgjent (në spital ose ambulatorio (klinikë)), p.sh nëse je në rrezik jete,
- shërbim mjekësor thelbësor (në spital ose ambulatorio (klinikë)), për sëmundje që mund të shkaktojnë probleme në shëndetin tënd me kalimin e kohës,
- shërbim mjekësor të vazhdueshëm, p.sh shërbim mjekësor për sëmundje afatgjata.
Per të marë tesserino STP duhet të bësh kërkes tek Azienda Sanitaria Locale – ASL (Autoriteti Shëndetësor Lokal) i qytetit ku banon. Nëse ke nevojë urgjente për kujdes mjekësor dhe nuk ke tesserino STP, mund ta bësh kërkesën dhe në ambulatorio (klinikën) ose pronto soccorso ku merr trajtim.
Për t’u pajisur me tesserino STP duhet të jesh në Itali prej të paktën 3 muajsh. Teorikisht, mund të pajisesh me tesserino edhe nëse nuk ke pashaportë ose dokument identifikimi, por në disa regioni (rrethe) është e obligueshme të tregosh pashaportën ose dokumentin e identifikimit.
Për të bër kërkesën, duhet të plotësosh një formular me të dhënat tuaja personale (si emri, mbiemri dhe kombësia) dhe ta firmosësh.
Tesserino STP është falas.
Edhe shërbimi mjekësor që do të marësh kur të kesh nevojë është pothuajse falas. Duhet të paguash vetëm një kontribut, p.sh. ticket, si të gjithë qytetarët që jetojnë në Itali. Të gjithë njerëzit me tesserino STP i takojnë kategorisë me të ardhurat ekonomike më të ulëta, prandaj ata paguajnë ticket më të ulët.
Nëse ke vështirësi financiare dhe nuk ke mundësi për ta paguar ticket, mund të përfitosh një esenzione (përjashtim nga pagesa – pra nuk paguan). Ky lloj i esenzione quhet X01. Për tu pajisur me të, duhet të plotësosh një formular vetëcertifikimi, të quajtur ‘’autocertificazione di indigenza“ ku deklaron situatën tënde ekonomike. Mund ta kërkosh këtë formular, ta plotësosh dhe ta dorëzosh në sportelet ku merret tesserino STP.
Autocertificazione di indigenza vlen 6 muaj, sikurse tesserino STP. Pas 6 muajsh, duhet të bësh sërisht kërkesë për një autocertificazione di indigenza të re në sportelin ku ke aplikuar për tesserino STP për të vazhduar me esenzione X01.
Tesserino STP vlen 6 muaj.
Mund të rinovohet duke paraqitur një kërkesë në një nga klinikat apo sportelet e Azienda Sanitaria Locale – ASL (Autoriteti Shëndetësor Lokal) ku ke paraqitur kërkesën e parë.
Mund të interesojë
-
Ambulatorë për Stranieri Temporaneamente Presenti (STP)
Hap artikullin -
Sistemi Shëndetësor Kombëtar Italian – Nivelet e shërbimeve
Hap artikullin -
Ticket shëndetësor: kur dhe si paguhet
Hap artikullin