Ambulatorë për Stranieri Temporaneamente Presenti (STP)

​​Ambulatoret STP​​ janë klinika që ofrojnë shërbime shëndetësore urgjente dhe jetike për të huajt që ndodhen në Itali, por që nuk kanë dokumente të rregullta. Në këtë artikull, do të gjesh të gjitha informacionet rreth Ambulatori STP, shërbimet që ofrojnë dhe kustot.

Shtetasit e huaj që nuk kanë një ​permesso di soggiorno​​ (leje qëndrimi të vlefshme) nuk mund të regjistrohen në shërbimin shëndetësor kombëtar italian, i quajtur Servizio Sanitario Nazionale​​ (SSN), por megjithatë kanë të drejtën për t’u kuruar në raste urgjente​ dhe jetike për shëndetin e tyre.

Këto kura ofrohen nga të gjitha ambulatori (klinikat) dhe spitalet publike dhe private që janë të akredituara, por regionet kanë aktivizuar dhe ​Ambulatori për Stranieri Temporaneamente Presenti​, ​​ose ambulatori STP. Këto klinika janë krijuar për njerëzit që jetojnë në Itali në një situatë të parregullt ligjore.


E RENDESISHME: Të dhënat e pacientit nuk komunikohennga ​ambulatori STP​​ tek autoritetet italiane (si Policia, Questura, etj). Kjo ndodh vetëm në raste shumë të veçanta: ruajtjen e rendi publik, arsye të rënda siguri etj.

Në këtë artikull, do të gjesh informacione rreth kushteve që duhen plotësuar, kurave dhe koston e ambulatori ​STP​.

Ambulatori STP​​ janë klinika për pacientët e huaj që nuk mund të regjistrohen në sistemin shëndetësor kombëtar italian, ose ​Sistema Sanitario Nazionale​​ (SSN) sepse nuk kanë dokument të rregullta.

Ambulatori STP​ janë për të huajt që vijnë nga vende jashtë Bashkimit Evropian (BE) të cilët:

  • kanë pakë që kanë ardhur në Itali (në mënyrë jo të rregullt);
  • kanë pasur një permesso di soggiorno ​(leje qëndrimi), por që aktualisht nuk është më e vlefshme.

Pacientët përfitojnë kurat përmes ​​tesserino STP. Nëse personi nuk ka ​tesserino STP​, kjo mund ti jepet nga klinika edhe nëse nuk ka një dokument identiteti dhe me të dhënat që i komunikon vetë pacienti.

E RENDESISHME: punëtorët e huaj extra-UE që kanë aplikuar për domanda di regolarizzazione (rregullim të dokumentave) dhe janë në pritje të vendimit mund të regjistrohen në SSN. Kjo do të thotë se edhe nëse kanë ​tesserino STP​, ata mund të kenë shërbim të rregullt shëndetësor.

Ambulatori STP​ trajtojnë pacientët e huaj pa dokumenta të rregullta të cilët për shkak të ​një sëmundje​ dhe/ose ​aksidenti, kanë nevojë për shërbim shëndetësor urgjent dhe jetësor, edhe ​të vazhdueshëm deri në shërim.

Kura urgjente është shërbimi që duhet bërë menjëherë dhe nuk mund të shtyhet sepse mund të rrezikojë jetën e personit ose të dëmtojë shëndetin e tij. Kura jetikeduhet bërë pasi përndryshe gjendja e pacientit mund të përkeqësohet nëse nuk trajtohet.

Përveç këtyre shërbimeve, ​Ambulatori STP​ merren me:

  • shëndetin e grave gjatë shtatzënisë dhe lehonisë
  • shëndetin e të miturve (fëmijë dhe të rinj nën moshën 18 vjeç)
  • vaksinat
  • parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve infektive
  • lëshimi recetave për marrjen e ilaçe
  • asistence per protezë: aplikimin e një proteze, ortoze ose një ndihmësi; shtrimin në spital dhe rehabilitimin
  • kujdesin për personat në gjendje vartësie nga droga
  • kujdesin dhe trajtimin e personave sieropozitiv HIV

E RENDESISHME:ambulatori STP​ nuk parashikojnë asistencën nga mjeku familjes ose pediatri që personi zgjidh personalisht.

Edhe në ​ambulatori STP,​ pacientët duhet të paguajnë një ​ticket për shërbimet që nuk janë falas.

Megjithatë, personat që nuk janë në gjendje të paguajnë mund të paraqesin një deklaratë, të quajtur ​​dichiarazione di indigenza​, ​dhe përjashtohen nga pagesa e ticket. Dichiarazione di indigenza zgjat 6 muaj dhe është e vlefshme në të gjithë Italinë.

Deklarata duhet të kërkohet tek Azienda Sanitaria Locale (​ASL) në qytetit ku ndodhesh.

Personat që nuk kanë një deklaratë mund të nënshkruajnë një​ vetëdeklarim​ (​auto-dichiarazione​​) në ​ambulatorio STP​ ku po trajtohen duke komunikuar të dhënat e tyre (emrin/mbiemrin, datën dhe vendin e lindjes etj.), një dokument identiteti dhe ​tesserino STP​.

Model Dichiarazione di Indigenza

Përveç kësaj, ​ambulatori STP​ mundësojnë përjashtimin nga pagesa ose reduktimin e ticket për:

  • cure di primo livello – shërbime të nivelit të parë (pa rezervim): ex. pronto soccorso
  • urgjenca
  • gratë shtatzëna
  • fëmijët dhe adoleshentët deri në moshën 14 vjeç
  • sëmundjet kronike dhe invadiditet
  • vaksinimet e detyrueshme

Nëse këta pacientë kanë nevojë për ilaçe, përjashtimi nga pagesa e ticket (total ose parcial) shkruhet në recetën e ilaçeve.

Për të gjetur një ​ambulatorio STP në qytetin ku ndodhesh mund kërkosh në Google duke shkruar: ​ambulatorio STP ​+ [qyteti ose provinca ku po jeton].

Nëse në qytetin ku po jeton nuk ka një ambulatorio STP, kujto se shërbimi shëndetësor për pacientët STP ofrohet dhe në pavijonet e mjekësisë së përgjithshme të spitaleve publike dhe/ose private të akredituara.

Oraret dhe ditët varjojn sipas ambulatorëve, por në shumicën e raste këtë informacion mund ti gjesh në internet ose duke telefonuar.

Më poshtë do të gjesh link të dobishësh të ndara sipas rajoneve dhe qyteteve:

 

Abruzzo

Basilicata

Calabria

Campania

Emilia Romagna

Friuli Venezia Giulia

Lazio

Informacione rreth shërbimit shëndetësor në Romë dhe Lazio për personat me tessera STP

Liguria

Lombardia

Marche

Molise

Piemonte

Puglia

Sardegna

Sicilia

Toscana

Trentino Alto Adige

Umbria

Valle d’Aosta

Veneto

 

Mund të interesojë

  • Tesserino STP (të huajt përkohësisht të pranishëm): çfarë është dhe si funksionon

    Hap artikullin
  • Ticket shëndetësor: kur dhe si paguhet

    Hap artikullin

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!