Patenta për drejtues piruni – Patentino per Carrelli Elevatori (muletti)

Dokumenti Patentino per carrelli elevatori është i detyrueshëm dhe të gjithë punëtorët që përdorin makinerinë me ngritje në formë piruni duhet të jenë të pajisur me të. Nëse je në kërkim të një pune, marrja e patentës mund të ndihmojë të përmirësosh aftësitë e tua. Për të marrë këtë patentë, duhet të kryesh një trajnim të shkurtër prej 12-16 orësh dhe të kalosh testet.

Carrelli elevatori (pirungritësit) të quajtur ndryshe edhe muletti janë makina të cilat përdoren për të transportuar dhe lëvizur mallra dhe ngarkesa në shumë vende të punës, si në magazina, industri, bujqësi dhe ambiente të tjera pune

Për të përdorur pirungritësin, duhet të kesh patentino per carrelli elevatori (patentë për drejtimin e pirunit), të cilën mund ta marrësh pasi të ndjekësh kursin përkatës e të kalosh testimin.

Ligji italian ndalon përdorimin e pirungritësve për punëtorët të cilët nuk janë të pajisur me patentë ose patenta përkatëse ka skaduar. Në rast inspektimi, punëtorët dhe punëdhënësit të cilët zbulohen se po përdorin makinerinë pa licencën përkatëse ligjore, mund të gjobiten.

Në këtë faqe do të gjesh të gjitha informacionet për patentën e pirungritësve, trajnimet, pagesat dhe përfitimet për personat e papunë ose në cassa integrazione.

Sot, në shumë vende pune (magazina, depo, etj) përdorin makineri të quajtura carrelli elevatori (pirungritës) për të transportuar dhe lëvizur mallra dhe ngarkesa të mëdha.

Për të përdorur pirungritësit, punëtorët duhet të jenë të pajisur me patentino per carrelli elevatori të cilën e marrin pasi kanë ndjekur kursin e trajnimit. Më poshtë gjen më shumë informacione për trajnimin.

Patentino është një dokument që vlen brenda territorit italian për 5 vite.

Përveç se është e detyrueshme për përdorimin e pirungritësve, leja është një mjet që ndihmon punëtorin të demonstrojë aftësitë e tij.

Leja mund të merret për një apo më shumë lloje të pirungritësve. Këto janë:

  • Carelli industriali semoventipirun vetëlëvizës: makina të cilat përdoren për të transportuar dhe vendosur çdo lloj ngarkese në lartësi të ndryshme 
  • Carrelli semoventi a braccio telescopicopirun vetëlëvizës me krah teleskopik: makina të cilat kanë krahë të fiksuar (të cilat nuk lakohen) të cilat përdoren për të grumbulluar ngarkesat
  • Carrelli semoventi a telescopici rotativi pirun teleskopik rotullues vetëlëvizës: këto janë makina të cilat kanë krahë rrotullues (jo të fiksuar) që përdoren për të lëvizur ngarkesa

Nëse pirungtiritësit përdoren në rrugë publike nevojitet gjithashtu edhe një leje e drejtimit të automjetit (kategoria B ose C në varësi të ngarkesës). Nëse pirungritësit përdoren në kompani ose vende të tjera të punës, nuk kërkohet leje drejtimi automjeti.

Për të rinovuar patentino, duhet të ndjekësh një kurs rifreskimi të njohurive (shih më poshtë).

KUJDES! Nuk lejohet të përdorësh pirungritës pa leje ose me leje të skaduar.

Për t’u pajisur me patentë drejtimi për pirungritës, duhet të ndjekësh një kurs. Kurset quhen ‘’corso per patentino per carrelli elevatori’ ose ‘’attestazione di abilitazione per la guida di carrelli elevatori’.

Për t’u regjistruar në kurs, nuk është e nevojshme të kesh përvojë në përdorimin e pirungritësve. Megjithatë, mund të kërkohet një certifikatë mjekësore për të ditur statusin shëndetësor të pjesëmarrësit.

Trajnimet ofrohen nga zyra të ndryshme publike, si regione dhe të provincave, zyra e Centro per l’Impiego, Ministria e Punës, INAIL dhe sindacati. Gjithashtu mund të rregjistrohesh në kurse private të akredituara nga institucionet trajnuese, shkolla private dhe kompani.

Kurset zgjasin 12 ose 16 orë, në varësi të kursit dhe llojit të pirungritësit.

Të gjitha kurset kanë pjesën teorike dhe praktike.

Gjatë pjesës teorike, pjesëmarrësit studiojnë disa rregulla shumë të rëndësishme: higjiena, siguria, përgjegjësia e punëtorit, mekanika, përdorimi i pirungritësit. Sot, shumë institucione ofrojnë mundësinë e ndjekjes së pjesës teorike në klasë ose në distancë (online).

Në pjesën praktike, pjesëmarrësit me instruktorët profesionistë mësojnë si t’i përdorin pirungritësit.

Pas përfundimit, duhet të kalosh testet teorike dhe praktike. Për t’u pajisur me patentë duhet të ndjekësh të paktën 90% të mësimeve. 

KUJDES: patenta është një dokument i printuar. Disa organizata gjithashtu ofrojnë një kartelë plastike me çmim shtesë prej 10-15 Euro. Kujto se kjo kartelë nuk ka vlerë ligjore dhe nuk është e nevojshme të blesh kartelën plastike. Në rast të inspektimit, duhet të tregosh dokumentin letër.

Çmimi i kurseve të trajnimit varet nga enti ose institucioni që ofron trajnimin.

Institucionet publike ofrojnë kurse me çmim më të ulët

Për më tepër, autoritetet lokale dhe Centri per l’Impiego (Zyrat e punësimit) organizojnë shpesh kurse pa pagesë për personat e papunë ose për personat me status cassa-integrazione (nëpunësit që paguhen nga shteti pasi puna e tyre është reduktuar ose pezulluar me kërkesë të punëdhënësit). Për këto kurse, mund të ketë disa kritere: mosha minimale, statusi i papunësisë për një periudhë të caktuar kohore, regjistrimi në zyrën e punësimit Centri per l’Impiego në qytetin ku jeton, etj.

Trajnimet e ofruara nga institucione private (kompani, shkolla, ose zyra të tjera të akredituara) zakonisht kanë çmim më të lartë prej 200-300 Euro: me pagesë fillestare prej të paktën 125 Euro për Carrelli elevatori semoventi; 180 Euro për carrelli telescopici; 200 Euro për pirungritës të të gjitha llojeve.

SHËNIM: Nëse kursi kërkohet nga vendi i punës, çmimi i kursit paguhet nga kompania. Për më tepër, shumë organizata trajnuese i mundësojnë pjesëmarrësve të cilët nuk e kanë kaluar testin ta përsërisin atë pa pagesë ose me çmim më të ulët.

Personat të cilët kanë patentën dhe dëshirojnë të vazhdojnë ta përdorin atë pas datës së vlefshmërisë (5 vite) mund ta rinovojnë.

Duhet të ndjekësh një kurs të rifreskimit të njohurive para datës së skadimit. Kursi zgjat përafërsisht 4 orë.

Çmimi i kursit varet nga institucioni që e ofron trajnimin, por zakonisht kushton 65-85 euro.

Ka shumë kurse trajnimi për patentino dhe ato organizohen nga struktura publike dhe private.

Nëse je i interesuar të gjesh një kurs trajnimi pranë vendit ku jeton, kërko online në:

  • WebFaqen e regione në të cilën jeton
  • Centro per L’Impiego 
  • Sindicati në qytetin ku jeton 
  • Duke shkruar në Google: Patentino per carrelli elevatori + emrin e qyteti

Mos harro se  kjo patentë quhet ndryshe edhe ‘’attestazione di abilitazione per la guida di carrelli elevatori’’.

Mund të interesojë

  • Kurse trajnimi profesional: çfarë janë dhe si funksionojnë

    Hap artikullin
  • Rizorse të dobishme për trajnim dhe mbështetje në punë

    Hap artikullin

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!