Kurse trajnimi profesional: çfarë janë dhe si funksionojnë

Kurset e trajnimit profesional shërbejnë për të ndihmuar njerëzit të përmirësojnë aftësitë profesionale që zotërojnë ose që të zhvillojnë aftësi të reja që nuk i kishin më parë. Aftësitë e reja profesionale mund të rrisin shansin për të gjetur një punë të re.

Kurset profesionale, ose corsi di formazione professionale në italisht, të ndihmojnë të marësh njohuritë dhe kualifikimin që të nevojitet për të punuar në një fushë të caktuar. Klasat mund të organizohen në aktivitete teorike dhe praktike, në varësi të kursit që do të zgjidhësh.

Është e rëndësishme të dish se edhe ata që nuk kanë diplomë ose kanë përvojë të ndryshme pune mund të marrin pjesë në kurse trajnimi. Disa shembuj të kurseve të trajnimit profesional janë: floktore, rrobaqepëse (sarto), punëtor i aftë (operaio), picajol, kuzhinier, sanitare (operatore socio sanitario), etj.

Kurset e trajnimit mund të jenë afatshkurtra (që zgjasin disa javë) ose afatgjata (1 vit). Kjo varet nga lloji i kursit që dëshiron të kryesh. Dhe pjesëmarrja varet edhe nga lloji i kursit; te disa do të kërkohet të shkosh personalisht, por ka dhe kurse online. Është gjithashtu e mundur të gjesh kurse gjatë orareve të mbrëmjes ose fundjave.

Kush i organizon kurset dhe kush mund të marrë pjesë?

Kurset e trajnimit profesional organizohen nga institucione private ose publike, siç janë regione (rajonet) dhe comuni (komunat). Kurset e organizuara nga privatët zakonisht kanë një kosto, por shpesh kanë cilësi më të lartë. Kurset e organizuara nga institucionet publike janë gjithashtu të një cilësie të mirë dhe shumica janë falas, por ato shpesh u drejtohen kategorive të veçanta të njerëzve si të papunët dhe të rinjtë që nuk po studiojnë, nuk punojnë ose nuk ndjekin trajnime.

Qytetarë italianë dhe të huaj me njohuri bazë të gjuhës italiane mund të marrin pjesë në kurse. Veçanërisht:

  • të rinjtë që kërkojnë punën e tyre të parë;
  • të rriturit që nuk punojnë, ose që kanë humbur punën, dhe duan të gjejnë një të re.

Ka edhe kurse të tjera trajnimi për njerëzit që punojnë dhe duan të përmirësojnë aftësitë e tyre.

Sa kushtojnë kurset e trajnimit profesional?

Kurset e trajnimit mund të jenë falas ose mund të kenë një tarifë.

Kurset falas shpesh organizohen dhe sponsorizohen nga regione (rajoni) dhe provincia (qarku) për të ndihmuar personat e papunë ose të pafavorizuar të hyjnë (ose ri-hyjnë) në tregun e punës.

Kurset e paguara shpesh organizohen nga institucione private. Disa nga zyrat private që ofrojnë trajnime njihen nga regione ose provincia. Në përgjithësi, nëse zgjidh një kurs privat të paguar mos harro të kontrollosh që institucioni që organizon kursin është i akredituar (ente riconosciuto – accreditato).

Kur instutuzioni është i akredituar (ente riconosciuto) do të thotë që regione vërteton vlefshmërinë e institucionit dhe kursin që do të ndjekësh. Prandaj, certifikata që do të lëshohet në fund do të vlejë për të kërkuar punë, për licenca ose certifikata të kërkuara në përputhje me ligjet dhe rregullat regionale dhe kombëtare.

Çfarë kërkohet për t’u regjistruar në kurse?

Kjo varet nga lloji i kursit që dëshiron të kryesh. Për disa kurse, të papunët duhet të regjistrohen në Centro per l’Impiego (Zyra e Punësimit) në qytetin e tyre dhe duhet të jenë të disponueshëm për punë (DID – një dokument që vërteton gadishmërin për të punuar). Lexo më shumë informacion në këtë faqe. Ndërsa disa kurse për të rinjtë kërkojnë që të jenë  regjistruar në programin Garanzia Giovani. Lexo më shumë për të në këtë faqe.

Gjithashtu mund të kërkohen dhe dokumenta të tjera të tilla si: kopje të një permesso di soggiorno të rregullt, carta di identità, codice fiscale, tessera sanitaria, ose një certifikatë shkolle, etj.

Si të zgjidhësh një kurs trajnimi profesional?

Është e rëndësishme të zgjidhësh një kurs trajnimi që përputhet me nevojat e tua dhe atë që dëshiron të bësh më pas. Veçanërisht për kurset me pagesë, informohu mirë për disa aspekte të kursit si:

  • nëse qendra që organizon kursin është e akredituar (ente riconosciuto);
  • nëse do të jepet një certifikatë në fund të kursit;
  • nëse në fund të kursit parashikohet një stazh / praktik.

Mund të kërkosh informacione të tjera në internet (ose në faqen e tyre të internetit), si për shembull: opinione nga pjesëmarrësit e tjerë, sa njerëz kanë marrë pjesë, sa kanë gjetur në të vërtetë punë, cilët janë mësuesit dhe përvojat e tyre, etj.

Cilat janë avantazhet e këtyre kurseve?

Nëse je duke kërkuar punë, kurset e trajnimit mund të ofrojnë disa përparësi. Për shembull:

  • Të orientojnë në kërkimin e punës.
    Disa kurse, siç e përmëndëm, janë falas dhe të llojeve të ndryshme për të zgjedhur. Prandaj, nëse je në kërkim të një pune dhe ke pak kohë të lirë, përvetësimi i aftësive të reja për një profesion të caktuar mund të rrisë shanset për të gjetur një punë në atë profesion.
  • Njohje të reja dhe rrit rrjetin tënd të kontakteve.
    Kurset e trajnimit janë një mundësi e shkëlqyeshme për të krijuar një rrjet kontaktesh që mund të ndihmojë me këshilla të dobishme gjatë kërkimit të punës.
  • Për disa parashikohet dhe një periudhë praktike në një kompani. Kjo është shumë e rëndësishme sepse të jep mundësinë të marësh përvojë pune dhe të takosh njerëz. Gjithmonë para se të regjistrohesh shiko sa zgjat kursi dhe nëse ka një praktikë që do të duhet të ndjekësh.
  • Marrja e një kualifikimi ose certifikatë pjesëmarrjeje. Në fund të kursit, shpesh jepet një kualifikim që vërteton se ke marrë pjesë në kurs. Nëse aplikoni për një punë, kjo mund të ndihmojë për të dëshmuar aftësitë e tua.

Cilat janë vështirësitë e kurseve të trajnimit?

Ka disa kufizime që duhen marrë parasysh nëse dëshiron të ndjekësh një kurs trajnimi. Për këtë arsye, është e rëndësishme të informohesh mirë.

Vështirësitë mund të jenë:

  • Vende të kufizuara. Kur ka shumë kërkesa pjesëmarrjeje, mund të ketë një proces seleksionimi për të zgjedhur pjesëmarrësit.
  • Disa kurse për të cilat mund të jesh i interesuar mund të kenë një tarifë të lartë dhe të jenë shumë të shtrenjta.
  • Pjesëmarrja në kurs është e rezervuar për një grupmoshë të caktuar. Mund të ndodhë që të gjesh një kurs të mirë, por nuk i përket grupmoshës që kërkohet për tu regjistruar.
  • Pjesëmarrja në kurs është e rezervuar për njerëzit që jetojnë në një zonë të caktuar. Kursi mundet të jetë i rezervuar për njerëzit që jetojnë në një zonë të caktuar. Për të marrë pjesë, duhet të dëshmosh që jeton në atë zonë (domicilio, residenza).
  • Kualifikimet e huaja të njohura në Itali (riconoscimento titolo estero) mund të jenë një kriter. Nëse ke një certifikatë kualifikimi të huaj dhe duhet të aplikosh që ajo të njihet dhe në Itali, procesi mund të zgjasë ca kohë.
  • Lejohen mungesa të kufizuara, mund të përjashtohesh nga kursi nëse mungon shumë herë. Zbulo sa mungesa të lejohen në mënyrë që të mos rrezikosh të përjashtohesh nga kursi.

Ku mund të gjesh informacion rreth kurseve profesionale?

Për të gjetur kurse trajnimi profesional mund të kërkosh në shumë vende:

Centri per l’ImpiegoZyrat e punës në qytetin ku jeton.
Zyrat e punës shpesh organizojnë kurse profesionale falas ose me pagesë. Zbulo nëse ata kanë ndonjë kurs të hapur dhe cfarë kërkohet për ta ndjekur. Zgjidh një kurs që është i ngjashëm me përvojën tënde ose atë që dëshiron të bësh. Zbulo zyrat e punës në qytetin ku jeton (seleksiono “centri per limpiego” në kuadratin “tipo sportello”).

Agenzie per il lavoro – Agjencitë e punësimit gjithashtu organizojnë kurse trajnimi për të huajt që janë rezidentë në Itali; Si për shembull Randstad. Për të marrë pjesë mund të kërkohet të regjistrohesh në agjenci. Zbulo agjencitë në qytetin ku jeton (seleksiono “agenzie per il lavoro” në kuadratin “tipo sportello”).

Shoqata në qytetin apo zonën ku jeton që ofrojnë kurse profesionale për punë për të huajt. Kërko në Google: associazioni per stranieri + (qytetin ku jeton, për shembull Roma). Mund të shkosh ti takosh personalisht ose të kontrollosh në faqen e tyre të internetit nëse organizojnë kurse trajnimi. Nëse dëshiron të bësh një kurs specifik, mund t’i dërgosh një email dhe t’i pyesësh.

Online. Ka faqe në internet ku gjenden kurse profesionale të disponueshme (falas ose me pagesë). Mund të krijosh një profilin tëndin dhe të personalizosh kërkimin. Kërko në Google: corsi di formazione professionale (gratuiti) + (qyteti ku jeton, për shembull Firenze).

Këtu janë disa kurse profesionale falas të ndara sipas regione:

Mund të interesojë

  • Kurse për t’u bërë ndërmjetës ndërkulturor (mediatore interculturale)

    Hap artikullin
  • Zyra e Punës (Centro per l’Impiego)

    Hap artikullin

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!