Programi Garanzia Giovani

Garanzia Giovani është një program i veçantë për të ndihmuar të rinjtë të gjejnë një punë. Mund të marrin pjesë dhe të huajt që nuk janë nga Bashkimi Evropian, por që jetojnë në Itali. Lexo më shumë informacione për të kuptuar nëse mund të interesojë.

Garanzia Giovani është një program i Bashkimit Evropian për të ndihmuar të rinjtë të futen në tregun e punës. Italia merr pjesë në këtë program dhe merr fonde për të ndihmuar të rinjtë nën moshën 30 vjeç të bëjnë një kurs trajnimi profesional ose të gjejnë një punë.

Nëse je një i/e huaj midis moshës 15 dhe 29 vjeçare dhe jeton në Itali me një leje qëndrimi të vlefshme, mund të jesh i/e interesuar të mësosh më shumë për këtë mundësi.

Zyra publike që ndjek këtë program është Centro per l’Impiego (zyra e punës) ku mund të shkosh dhe të pyesësh për të gjitha informacionet që të interesojnë. Në varësi të regione ku jeton, ofertat në dispozicion mund të ndryshojnë, kështu që të rekomandojmë ti referohesh gjithmonë zyrës së punësimit në qytetin ku jeton.

Mund të gjesh informacione dhe online në linkun më poshtë, por janë vetëm në gjuhën  italiane.

Për të marrë pjesë në këtë program, duhet të plotësosh disa kritere:

  • të jesh i moshës nga 15 deri 29 vjeç;
  • nuk je duke punuar aktualisht (pra je i papunë);
  • nuk po ndjek një cikël shkollor (pra nuk je regjistruar në shkollën mesme, në universitet, etj);
  • nuk je duke bërë një kurs kualifikimi profesional;
  • nuk je duke bërë një stazh (tirocinio);
  • të jesh rezident në Itali dhe të kesh një permesso di soggiorno të vlefshme (mos harro se nëse ke status refugjati ke një leje të vlefshme dhe mund të marrësh pjesë në këtë program).

Pra, përfituesit e këtij programi janë të rinjtë që nuk po punojnë, nuk po studiojnë dhe nuk po ndjekin një kurs kualifikimi profesional apo po nuk po marrin pjesë në programe të tjera të ngjashme.

Regjistrimi në programin Garanzia Giovani është falas, por ka disa hapa që duhen bërë para se ta kompletosh.

Nëse shko në një Centro per l’Impiego (zyrë punësimi) mund të jetë një punonjës që të ndihmon me regjistrimin dhe do e keshë më të lehtë. Të rekomandojmë që të shkosh në zyrën e punësimit duke marrë me vetë dokumentat e nevojshme dhe adresën tënde të email-it, që të mos kesh nevojë të kthehesh për herë të dytë.

Gjëja e parë që duhet të bësh është të regjistrohesh në portalin MyANPAL, Agenzia del Governo Italiano (ANPAL) (Agjencia Kombëtare për Politikat Aktive të Punës) që menaxhon regjistrimin në këtë program. Kliko në “Registrati” dhe më pas zgjidh opsionin “Cittadino” dhe fut të dhënat tuaja.

Do të duhet të plotësosh një formular online me të dhënat e tua (emrin, mbiemrin, adresën e emailit) dhe pasi të kesh mbaruar, do të vijë një email në adresën e emailit që ke përdorur gjatë regjistrimit me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimi për të hyrë në portal.

  • Pasi të kesh mbaruar regjistrimin dhe të kesh marrë fjalëkalimet, mund të regjistrohesh në programin Garanzia Giovani. Do të duhet të zgjidhësh regione ose provincia ku dëshiron të punosh ose të bësh kurse trajnimi profesional. Mund të zgjidhësh një regione ose provincia të ndryshme nga ajo ku jeton.
  • Brenda 60 ditëve pas regjistrimit në program, regione që ke zgjedhur do të kontaktojë për një takim në një zyrë (mund të jetë në centro per l’impiego, agjencitë e punësimit ose të tjera). Gjatë takimit do pyetesh në lidhje me studimet, çfarë dëshiron të bësh, cilat janë aftësitë e tua, etj. Këto pyetje janë të nevojshme për të hartuar një trajnim profesional ose mundësi punësimi bazuar në nevojat e tua reale. I gjithë proçesi dhe rrugëtimi yt do të shkruhet në një dokument të quajtur Patto di Servizio. Ky dokument është një marrëveshje që evidenton atë që dëshironi të bësh bazuar në aftësitë e tua dhe atë që kjo zyrë realisht mund të bëjë për ty.
  • Pas nënshkrimit të Patto di Servizio, mund të prisësh maksimumi 4 muaj për tu kontaktuar për të bërë një përvojë pune, një tazh apo kurs trajnimi profesional ose kurse të tjera.

Shërbimet kryesore për ata që janë regjistruar në Garanzia Giovani janë:

Ndihmë dhe orientim

Sporteli Garanzia Giovani të ndihmojë të gjesh orientimin e duhur nëpërmjet një intervistë individuale me një konsulent. Së bashku me konsulentin dhe në bazë të nevojave që ke, përzgjedh atë drejtim që më shumë të përshtatet. Mund të jetë, për shembull, të futesh në tregun e punës përmes një stazhi ose duke ndjekur një kurs të caktuar shkollor, etj.

Trajnim

Trajnimet mund të jenë të 2 llojesh:

  • Kurse trajnimi për të gjetur një punë. Për shembull: kurse individuale apo në grup për të mësuar një profesion.
  • Kurse që të ndihmojnë të futesh në sistemin shkollor për ata që janë nën moshën 19 vjeçare dhe nuk kanë një diplomë.

Mbështetje në punësim

Konsulenti zgjedh ofertat më të përshtatshme të punës për ty dhe të ndihmon të aplikosh, të ndjek gjatë procesit të përzgjedhjes, intervistës dhe fillimit të punës së re. Ofertat për punë mund të jenë të këtyre llojeve:

  • Me një contratto di apprendistato (kontratë si praktikant) nëse je nga mosha 15 deri 29 vjeçare. Apprendistato është një lloj kontrate që të mundëson të punosh në një kompani ndërkohë që ndjek dhe një kurs trajnimi në të njëjtën kohë. Trajnimi mund të jetë një kurs trajnimi profesional brenda kompanisë ose përfundimi i studimeve të larta ose universitare. Në fund të kësaj kontrate, kompania mund të vendosë të punësojë.
  • Përmes një tirocinio (stazhi) 6 mujor;
  • Nëse dëshironi të bëhesh një sipërmarrës dhe të fillosh biznesin tënd, atëherë mund të kërkosh ndihmën e disa konsulentëve të specializuar për të kuptuar se çfarë duhet të bësh hap pas hapi.

Për biznesin tënd mund të marrësh ndihmë gjatë të gjitha fazave fillestare. Duke u bërë pjesë e një programi specifik dhe me mbështetjen e konsulentëve përkatës do jesh në hapat e duhur për të filluar aktivitetin tënd.

Lexo më shumë rreth programit Garanzia Giovani.

Nëse ke pyetje apo dyshime lexo FAQ Pyetjet e bëra më shpesh.

Jeton në një nga këto regione më poshtë? Kliko në linkun e regione që të intereson, ose gjej regione tënd duke shkruar në Google: “Garanzia Giovani + emri regione ku jeton”

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!