Rizorse të dobishme për trajnim dhe mbështetje në punë

Ka organizata që ofrojnë programe falas për trajnimin tënd profesional. Këto organizata gjithashtu mund të ndihmojnë të realizosh një projekt biznesi tëndin. Mëso më shumë rreth këtyre mundësive në Itali.

Të punosh është e rëndësishme pasi në këtë mënyrë je i pavarur dhe të jeton mirë në një vend të ri. Megjithatë, shpeshherë nuk është e lehtë të gjesh një punë. Në fakt në Itali, numri i personave të papunë është goxha i lartë, jo vetëm të huaj, por edhe italianë.

Shumë organizata punojnë dhe zhvillojnë projekte për të ndihmuar emigrantët dhe refugjatët të përmirësojnë aftësitë e tyre në gjetjen e një pune, realizimin e një ideje biznesi dhe marrjen e një mbështetjeje.

Në këtë faqe, do të gjesh një listë të instrumenteve të dobishme në lidhje me punën kushtuar emigrantëve.

SINGA është një organizatë që punon për të forcuar prezencën e emigrantëve dhe refugjatëve në tregun e punës në Itali. Mund ti drejtohesh atyre nëse:

  • Ke një biznes në Itali dhe ke nevojo që ta rrisësh më tej aktivitetin;
  • Ke një ide biznesi dhe të nevojitet dikush për ta realizuar;

Për të qenë pjesë e programeve, është e nevojshme ta flasësh dhe kuptosh mirë gjuhën italiane dhe të kesh një nivel mesatar të aftësive profesionale.

Çfarë shërbimesh ofrojnë?

Disa nga shërbimet kryesore që ofrojnë janë si më poshtë:

  • Trajnim për të ndihmuar të zhvillosh më tej idenë tënde të biznesit, të kuptosh se ҫ’do të thotë të jesh sipërmarrës në Itali, dhe të mësosh rreth historive të njerëzve të tjerë të suksesshëm në bizneset e tyre.
  • Mbështetje për realizimin e projektit tënd, ndihmë për të kërkuar financues, në procedurat ligjore, dhe zhvillimin e biznesit tuaj.
  • Këshillim Profesional. Një ekspert do të ndjekë për 4 muaj me radhë, do të japë këshilla dhe do të ndihmojë me idenë tënde .

Për të marrë pjesë duhet të paraqesësh idenë tënde të biznesit dhe ti përgjigjesh disa pyetjeve në lidhje me formimin dhe eksperiencën tënde.

Ndiq SINGA në Itali në LinkedIn dhe Facebook

 

Mygrants është një aplikacion që mbështet emigrantët në trajnim dhe analizën e kompetencave të tyre duke i ndihmuar kështu dhe të gjejnë një punë.

Mund të jetë e dobishme nëse ke dëshirë të përmirësosh njohuritë e tua dhe nëse ke nisur një trajnim në vendin tënd të origjinës. Mund të mësosh gjëra të reja nëpërmjet kuiceve që janë të përkthyer në Anglisht, Frëngjisht, dhe Italisht.

Çfarë informacionesh do gjesh?

Përgjithësisht, informacionet që do të gjesh në këtë platformë ndahen në këto kategori kryesore:

  • Informacion. Këtu do të gjesh informacion të përgjithshëm në lidhje me të drejtat, detyrat dhe mënyrën si funksionon sistemi Evropian dhe Italian i azilit;
  • Trajnim. Në këtë seksion, janë parashikuar kuice për të përmirësuar kompetencat e tua teknike dhe gjuhësore.
  • Sipërmarrje. Ky seksion ofron informacion të dobishëm për mënyrën sesi të realizosh një ide biznesi.

Në varësi të kurseve që ke ndjekur dhe moduleve që ke përfunduar, kompetencat e tua përditësohen duke tu shtuar pikë që përcaktojnë nivelin tënd.
Në profilin personal në platformë gjithashtu mundet të shkarkosh CV-në tënde (mos harro të shkarkosh versionin e përditësuar).

Programi analizon të dhënat e mbledhura nga profili i anëtarëve (CV-të dhe kurset e ndjekura) dhe mundëson takimin mes personave që kanë kompetenca specifike dhe ofertave të punës të disponushme për momentin.

Ndiq Mygrants në LinkedIn dhe Facebook

 

MicroLab është një shoqatë që ofron ndihmë dhe trajnim për personat që duan të nisin një aktivitet biznesi. Kjo vlen për Italianët dhe të huajt me leje qëndrimi të rregullt (permesso di soggiorno).

Microlab është aktive në disa qytete të Italisë. Vullnetarët dhe ekipi i MicroLab ofrojnë asistencë si në fazën fillestare të hapjes së biznesit ashtu edhe në zhvillimin dhe rritjen e mëtejshme të aktivitetit.

Cilat janë shërbimet që ofron Microlab?

Aktivitetet kryesore të MicroLab janë:

  • Mentoring (këshillim). Këshillimi është mbështetja që jepet nga një ekspert. Nëse je sipërmarrës i ri dhe të nevojitet ndihma e një personi më me përvojë për hapjen e biznesit tënd apo rritjen e mëtejshme të tij, atëherë mund të bësh kërkesë për këtë program.
  • Trajnim. Ёshtë gjithashtu e mundur të ndiqen kurse trajnimi për sipërmarrësit e rinj që dëshirojnë te përmirësojnë dijet e tyre. Kjo bëhet me qëllim që ata të realizojnë më mirë idenë e tyre të biznesit. Kurset mund të zgjasin disa javë apo edhe vetëm një ditë. Shumë kurse zhvillohen edhe online.

Në përgjithësi këto kurse janë në italisht kështu që për ti ndjekur duhet të zotërosh një nivel mesatar të gjuhës.

Ofrohen gjithashtu edhe kurse trajnimi speciale për personat që zotërojnë mbrojtje ndërkombëtare (protezione internazionale). Për refugjatët dhe azilkërkuesit ofrohen dhe kurse falas mbi edukimin financiar (individuale ose në grup) në mënyrë që ata të njohin, planifikojnë dhe përdorin më mirë të ardhurat e tyre financiare kur nisin një biznes.

Ndiq MicroLab në Facebook dhe LinkedIn

 

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!