Patenta kualifikuese për colf, badante dhe dado

Patenta kualifikuese është një dokument që njeh aftësitë profesionale të disa tipologji punëtorësh si colf, dado dhe badante. Me këtë dokument tregon aftësitë e tua gjatë kohës kur je në kërkim të një vendi pune. Për të marrë këtë dokument duhet të kryesh një kurs dhe një test final në një qendër të autorizuar.

Patenta kualifikuese, e njohur ndryshe si patente di qualità, është një dokument që çertifikon aftësitë e punëtorëve shtëpiakë si colf, dado dhe badante.

Me këtë dokumet punëtorët shtëpiakë mund të tregojnë zyrtarisht aftësitë profesionale të tyre dhe punëdhënësit mund të vlerësojnë profesionalizmin e njerëzve që do të kujdesen për shtëpinë edhe familjen e tyre.

Punëtorët shtëpiakë që kanë përfituar një patentë kualifikuese mund të shkruajnë në kurrikulumin e tyre që e kanë këtë dokument, dhe do të kenë shanse më të mira për të gjetur punë.

Nëse je i interesuar të marrësh një patente kualifikuese, lexo informacionin e mëposhtëm në lidhje me rekuizitet dhe mënyrën e marrjes së dokumentit.

Patenta kualifikuese mund të përftohet nga punëtorët që:

  • kanë pasur një kontratë të rregullt në punë shtëpiake për të paktën 12 muaj ( edhe nëse jo të vazhdueshme ) në 3 vitet e fundit
  • kanë një njohuri bazë të gjuhës italiane
  • kanë marrë pjesë në kurse trajnimi (corso di formazione)

Ky kurs trajnimi zgjat 40 orë për colf, dhe 64 orë për badante dhe dado dhe për të përfituar patentën kualifikuese duhet të kalosh dy teste, një me shkrim dhe një me gojë.

Këto ekzaminime bëhen në të njëjtin vend që organizohet dhe kursi i trajnimit.

Siç e shpjeguam më lartë, patenta kualifikuese është e dobishme si për punëtorin dhe për punëdhënësin. Pra, patenta kualifikuese shërben për të treguar që mund ta bësh punën mirë dhe se ke njohuri specifike profesionale.

Për shembull, në rastin e badante dhe dado, patenta kualifikuese çertifikon punëtorët të jenë në gjendje të shpëtojnë jetën e fëmijëve dhe të moshuarve në situata të veçanta, si në rastin e asfiksisë.

Për badatët, patenta njeh aftësinë e tyre për të identifikuar sëmundjet ose problemet fizike dhe për të ruajtur higjienën e personit nën kujdesin e tyre.

Për më tepër, gjithë personat që përfitojnë patentën janë të mirëinformuar për kodin e sjelljes që duhet mirëmbajtur në vendin e punës: ata i dinë rregullat që duhet të respektojnë kur punohet në shtëpinë e personave të tjerë ose me fëmijë ose të moshuar dhe të sëmurë.

Të kesh një patentë cilësore nuk garanton automatikisht një mundësi pune. Megjithatë, patenta është konsideruar në ditët e sotme si një mjet i dobishëm sepse njeh zyrtarisht aftësitë profesionale të punëtorit, dhe i jep punëdhënësit më shumë mjete dhe siguri gjatë fazës së intervistës.

Kurset trajnues ofrohen nga ente të akredituara (enti accreditati) në territorin italian. Në të njëjtat struktura, është e mundur të kryhen edhe testet.

Nëse je i interesuar në gjetjen e një kursi trajnimi pranë vendit ku jeton ose thjesht nëse dëshiron të marrësh më shumë informacion për to, mund të kërkosh në internet duke shkruar:

  • corso per patente di qualità colf, badanti e babysitter” + [qyteti ku jeton]

Për më shumë informacion, mund të kontaktosh sindikatën më të afërt veçanërisht ato që përfaqësojnë punëtorët shtëpiakë, siç është:

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!