Përgatitu për intervistën e punës

Intervista e punës është e nevojshme për të kuptuar nëse je personi i duhur për atë punë. Të lesh një përshtypje të mirë është shumë e rëndësishme sepse të rrit mundësinë që të të marrin në punë. Mëso si të realizosh një intervistë të mirë.

Intervista e punës (ose colloquio di lavoro) është një takim mes punëkërkuesit dhe punëdhënësit për të njohur njëri-tjetrin dhe për të kuptuar nëse kandidati është personi i duhur për pozicionin e ofruar. Në Itali zakonisht për çdo pozicion pune bëhet një intervistë, edhe për një punë si baby sitter ose magazinjer.

Të lesh një përshtypja të mirë dhe të jesh i përgatitur është e rëndësishme pasi rrit mundësinë për tu përzgjedhur. 

Intervista është një mundësi e mirë për tu njohur dhe nuk duhet të harrojmë se ndodhemi në rrethana proferionale. Për këtë arsye, sjellja dhe komunikimi duhet të jenë formale duke ju drejtuar personit tjetër me “Lei” (“ju”). Për shembull ‘’Salve, Lei come sta?” (“Përshëndetje, si jeni?”). Në të kundërtën, kur jemi mes miqsh dhe të njohurish flasim në mënyrë jo formale dhe përdorim versionin  “tu” (‘’ti”). Për shembull ‘’Ciao, come stai?” (“Çkemi, si je?”)

Ndonjëherë është vetë intervistuesi që të kërkon ti drejtohesh me “tu” (‘’ti’)’, në këtë rast është në rregull që ta përdorësh. Megjithatë, mundohu të mos e teprosh me fjali si “Amico/a mi piacerebbe tanto lavorare qui” (“Shoku do doja shumë të punoja këtu) 

Ja disa këshilla praktike se si të përgatitesh për intervistën:

Para se të shkosh për të bërë intervistën, lexo informacione në internet për kompaninë. Njohuria për aktivitetet e kompanisë do t’i bëjë përshtypje rekrutuesit. Tregon se je vërtetë i interesuar dhe motivuar të punosh për pozicionin e ofruar dhe do të ndihmojnë ti përgjigjesh më mirë pyetjeve. 

Shkruaj në Google emrin e kompanisë. Zakonisht webfaqja zyrtare përfshin emrin e plotë të kompanisë, për shembull www.emrikompanisë.com

Në webfaqe do gjesh informacione të shumta për aktivitetin e kompanisë. Për shembull duke klikuar në sektorin ‘’Reth nesh(Chi siamo) do zbulosh rreth historisë së kompanisë, ose duke klikuar në ‘’Stafi ynë(Il nostro team) do shohësh kush punon në atë kompani. Mund të gjesh personin që të ka kontaktuar dhe të lexosh për rolin e tij në kompani.

Përgatitu të bësh ndonjë pyetje. Të paktën një. Kjo do tregojë se je vërtetë i interesuar për pozicionin e punës. Mundohu të bësh pyetje rreth aspektit praktik të punës, për shembull:

  • Cili do jetë specifikisht roli im? (mund ta bësh këtë pyetje nëse lajmërimi nuk ka qënë mjaftueshëm i qartë)
  • Si është një ditë tipike pune për dikë që punon në këtë pozicion?
  • Cilat janë sfidat kryesore në lidhje me këtë pozicion?
  • Sa persona do të punojnë drejtpërdrejtë me mua dhe me çfarë detyrash?
  • Mund të pyesësh gjithashtu dhe se kur do të fillojë puna dhe se kur do të vendosin se kë të përzgjedhin.

Pyetjet do të ndihmojnë të kuptosh më mirë rolin që do kesh dhe, në të njëjtën kohë, tregojnë interesim për atë pozicion. Mund të pyesësh dhe për rrogën ose llojin e kontratës, por është më mirë të presësh që të jetë vetë intervistuesi të flasë për këtë temë.

Higjiena dhe pamja janë pjesë e rëndësishme e intervistës. Gjatë intervistës do jesh në kontakt të afërt me intervistuesin. Prandaj, ai/ajo do shohë në detajë se si do prezantohesh. Për këtë arsye duhet të jesh i pastër dhe i rregullt.

Vish një këmish dhe pantallona të gjatë. Evito xhinset, nëse mundesh, pantallonat ose fustanet e shkurtra. Edhe flokët duhet të jenë të sistemuara. Në Itali, është mirë të mos mbash kapele gjatë një interviste.

Nuk rekomandohen shumë aksesorë, sidomos nëse janë të mëdha ose me shkëlqim. Evito parfumete, kolonja dhe kremrat të cilat kanë aromë shumë të fortë ose vendos pak.

  • Të arrish në orar është kryesore, më mirë akoma 10 minuta më herët. Fik telefonin para se të fillosh intervistën e punës.
  • Në Itali, shtrëngimi i duarve është shumë i zakonshëm, sidomos gjatë takimeve formale si intervista pune. Gjatë shtrëngimit të duarve mundohu të mos i shtrëngosh shumë fortë ose shumë lehtë. Nëse nuk mund t’i shtrëngosh duart për arsye personale, si për shembull për arsye besimi, mund ta vendosësh dorën në gjoks dhe të thuash: – “È un vero piacere conoscerla. Grazie per dedicarmi il suo tempo oggi” (është vërtetë kënaqësi që ju njoha. Faleminderit që më dedikuat kohë nga koha juaj). Disa njerëz mund të befasohen nga ky gjest, kjo është normale në shumë kultura. Duhet thjeshtë të shpjegosh se është për shkak të besimit dhe nuk është mungesë respekti.
  • Para se të ulesh prit që ta bëjë një herë intervistuesi.
  • Qëndroni i qetë. Një person që buzëqesh përcjell qetësi dhe siguri. Nëse nuk kupton ndonjë pyetje, kërko nga intervistuesi ta përsërisë ose të flas më ngadalë. Është normale të kesh emocione dhe të gabosh gjatë intervistës. Rekrutuesi e di këtë, prandaj nëse ndodhë, qetësohu dhe fillo përsëri.
  • Në Itali, është e rëndësishme të shohësh në sy kur flet. Kjo është mënyrë për të treguar respekt dhe interes. Në kultura të ndryshme mund të mos jetë kështu. Intervistuesi mund të mos ta dijë këtë zakon, prandaj nëse nuk e shikon në sy, mund të mendoj se nuk je i interesuar ose i vëmendshme.
  • Bëj kujdes me tonin e zërit. Nëse flet me zë të lartë mund të dukesh arrogant, por nëse flet me zë të ulët mund të dukesh i turpshëm ose i pasigurtë. Më mirë pëedor një ton mesatar. Provo të ushtrohesh me një shok/shoqe para intervistës.
  • Kur të shkosh për intervistën, mund të presin persona disa persona. Përpiqu të jesh i sjellshëm dhe t’i respektosh të gjithë.
  • Pasi përfundon intervista, mos harro të falënderosh rekrutuesin për kohën që të ka kushtuar. Mund ti kërkosh me mirësjellje kartvizitën ose email-n e punës. Kështu mund ta kontaktosh drejtpërdrejt në të ardhmen.

Mund të kërkohet ta zhvillosh intervistën në telefon ose videotelefonatë. Mos e nënvlerëso rëndësinë. Përgjigju me kujdes dhe vëmendje. Zgjidh një vend të qetë ku mund të përqendrohesh, larg fëmijëve ose vendeve të zhurmshme si kafene ose bare.

Email-i falënderues i dërgohet personit që të ka intervistuar, brenda 1 ose 2 ditësh pas intervistës. Quhet falënderues pasi përdoret për të falenderuar rekrutuesin për kohën që të ka dedikuar.

Megjithatë kjo varet nëse ke një email të rekrutuesit ku ti shkruash drejtpërdrejt.

Pse është e këshillueshme? 

  • Është mundësia e fundit për të lënë përshtypje të mirë.
    Me siguri nuk je kandidati i vetëm i intervistuar, emaili do t’i rikujtojë aplikimin tënd intervistuesit. Tregon se je vërtetë i interesuar për këtë ofertë pune.
  • Nëse për shkak të emocioneve, harron të tregosh ndonjë detaj të rëndësishëm për trajnimet ose përvojat e punës, mund t’i shtosh në këtë email.

Një shembull i emailit falënderues mund të jetë:

I/E nderuar (emri i intervistuesit),

Faleminderit që gjetët kohën për të më intervistuar sot. Ishte vërtetë kënaqësi të mësoj informacione të reja lidhur me pozicionin e hapur dhe stafin. Jam shumë e emocionuar për mundësinë e punës në kompaninë tuaj dhe për të qenë e dobishme, falë përvojës dhe aftësive të mia, (shkruaj punën që do të dëshiroje të bëje) në arritjen e qëllimeve të grupit të punës dhe të kompanisë. 

Për më shumë informacione, ju lutem më kontaktoni në këtë adresë ose në këtë numër telefoni xxxx dhe do të jem më se i lumtur të përgjigjem. 

Mezi pres të dëgjoj nga ju dhe shpresoj sinqerisht për një takim të ardhshëm. 

Faleminderit për vëmendjen tuaj, 

Me respekt
(emri-mbiemri)

————–

Gentile Sig./ra (nome del intervistatore)

La ringrazio per avermi dedicato il suo tempo oggi intervistandomi. È stato veramente un piacere avere nuove informazioni sulla posizione e la squadra. Sono molto entusiasto riguardo l’opportunità di inserimento nella vostra azienda, e di poter essere utile, grazie alle mie esperienze e competenze, (scrivi la mansione che andresti a fare) raggiungendo gli obiettivi del team e quelli aziendali.

Per ulteriori informazioni, non esitate a contattarmi a questo indirizzo email o al numero xxxx e sarò più che contento a rispondere.

Resto in attesa di vostre notizie e, spero vivamente, in un futuro incontro.

Grazie dell’attenzione,

Cordiali saluti
(nome cognome)

Pasi ke caktuar intervistën e punës, mund të ndodhë që për arsye personale të duhet ta spostosh ose të anullosh takimin.

Spostimi intervistës

Sposto intervistën vetëm nëse nuk ke alternativë tjetër. Nëse mundesh bëj çfarë të jetë e mundur për të spostuar takimet e tjera në fillim. Intervista e punës është shumë e rëndësishme për të lënë përshtypje të mirë te punëdhënësi i ardhshëm. 

Njofto sa më parë të jetë e mundur. E mira është të flasësh drejtpërdrejt me intervistuesin. Dërgo një email vetëm nëse nuk është e mundur të telefonosh. Gjëja e rëndësishme është të sugjerosh data të tjera për intervistën sa më parë të jetë e mundur. Këtu ke shembullin e një email-i që mund të dërgosh:

“Për fat të keq nuk mund te jem i pranishëm në interviste nesër (ose në ditën e caktuar) për shkak te një ngjarjeje te paparashikuar që nuk mund ta shtyj. Jam ende i/e interesuar për këtë punë dhe do t’ju isha mirënjohës nëse do të mund ta caktonim intervistën për një ditë tjetër.”

———–

“Sono molto dispiaciuto, purtroppo per un imprevisto che non posso rimandare non potrò presentarmi al colloquio di domani (o il giorno fissato). Sono ancora interessato al lavoro e sarei enormemente grato se potessimo fissare per un altro giorno”.

Nëse mund ti telefonosh, kërko ndjesë për shqetësimin që ke krijuar duke anulluar takimin. Mundohu të jesh elastik me ditët që propozon për intervistën e shtyrë. Tregon se je i gatshëm për intervistën dhe do vlerësohet nga intervistuesi. 

Anullimi intervistës 

Në rast se ke pranuar një vend pune tjetër, njofto intervistuesin sa më parë se dëshiron të anullosh takimin. Gjithmonë përpiqu të jesh i sjellshëm. Për shembull, mund të thuash:

“Faleminderit që më dhatë mundësinë për intervistë, por para pak ditësh pranova një pozicion pune tjetër. Ju falënderoj shumë për kohën tuaj. ”

————–

“La ringrazio per avermi dato l’opportunità di un colloquio, ma in questi giorni ho accettato un’altra offerta di lavoro. La ringrazio molto per il suo tempo”.

Nëse mendon të anullosh intervistën sepse ke zbuluar gjëra të pakëndshme për atë kompani, mund të thuash:

“Faleminderit që më dhatë mundësinë për intervistë, por më duhet ta anulloj atë. Kam vendosur të përqendrohem në mundësi të tjera. Faleminderit për kohën që më kushtuat. ”

————–

“La ringrazio molto che lei mi abbia dato l’opportunità di un colloquio, purtroppo dovrò annullarlo. Ho deciso di concentrarmi su altre possibilità in questo momento. La ringrazio per il suo tempo che mi ha dedicato”.

Është e rëndësishme të jesh gjithmonë i disponueshëm dhe i sjellshëm në lidhje me kompaninë dhe personat që të kontaktojnë. Ndoshta në të ardhmen do të duhet ti kontaktosh sërisht dhe kompanitë kanë kontakte me njëra tjetrën. Të lësh përshtypje të mirë është gjithmonë e favorshme.

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!