Llojet e ilaçeve dhe ku ti blesh

Ku mund të blej ilaçet? Sa kushtojnë? A më duhet një recetë nga mjeku? Në ktë artikull do të gjesh informacione të dobishme rreth ilaçeve, si llojet që janë në dispozicion, ku t’i blesh ato dhe koston.

Ku ti blej ilaçet? 

Në Itali Ilaçet blihen në çdo farmaci. Ato nuk mund të blihen në asnjë vende tjera. Si në qytete e vogla dhe të mëdha do të gjesh gjithmone farmaci për të blerë ilaçet që të nevojiten. Ilaçet e disponushme në farmaci janë zakonisht dy llojesh: ilaçe që nuk kërkojne recetë nga mjeku (senza obbligo di prescrizione) ose ilaçe që kërkojnë recetë nga mjeku (con obbligo di prescrizione).  

Çfarë është prescrizione (ose ricetta)?

Prescrizione ose ricetta është një letër e cila shkruhet ose plotësohet nga mjeku dhe përmban firmën e tij. Prescrizione quhet shpesh dhe ricetta. Pra do të dëgjosh zakonisht këtë fjalë në vend të prescrizione. Në prescrizione mjeku shkruan ilaçet që duhet të blesh në farmaci për tu kuruar. Mjekët zakonisht e shkruajnë atë në fund të vizitës, pasi kanë analizuar me kujdes simptomat dhe kurën e përshtatshme.   Prescrizione (ose ricetta) është e detyrueshme për disa lloje ilaçesh. Të shohim se cilat.

Prescrizione ështe e detyrueshme për ilaçet komplekse, që shërbejnë për të kuruar infeksione, sëmundje të rënda ose kronike. Duhet të ndjekësh me kujdes udhëzimet e mjekut për marrjen e ktyre ilaçeve.

Për ti blerë duhet të shkosh në farmaci dhe të paraqesësh receten e mjekut. Shpesh receta mbahet nga farmacisti pasi të ka dhënë ilaçet që janë te shkruara aty, pra nuk ta kthejnë recetën.

Prescrizione nuk është e tedyrueshme për disa ilaçe bazike/të thjeshta që kurojnë dhimbje të lehta si për shembull dhimbje koke, temperature, dhimbje barku etj.

Në këtë rast, mjafton të shkosh në farmaci dhe tja kërkosh farmacistit.

Për shumë ilaçe pa recetë mjeksore ose me recetë mjeksore të detyrueshme ekzistojnë dy versione: versioni i pergjithshëm (versione generica) ose i një marke të caktuar (di marca).

Të dyja versionet janë praktikisht identike dhe kanë efekt të njëjtë. Dallimi i vetëm është çmimi i tyre. Versioni generico kushton më lirë se di marca sepse kostoja e prodhimit të tyre është më e ulët.

Nëse mjeku të ka shkruar një ilaç të markës, mund të pyesësh farmacistin nëse ka version generico që kushton më pak. Për ktë arsye shumë njerëz preferojnë të blejnë ilaçe generico në vend të atyre të një marke të caktuar.

Çmimet e ilaçeve ndahen në 3 kategori:

  • Kategoria A – ilaçe për të cilat paguan Servizio Sanitario Nazionale (SSN), pra Shteti. Këto ilaçe praktikisht janë falas në farmaci. Personi duhet të paguajë vetëm një shumë të vogël (rreth 2 euro) në farmaci si kontribut për shpenzimet e Shteti. Ilaçet që kërkojnë prescrizione/ricetta nga mjeku i takojnë kësaj kategorie.
  • Kategoria C – Ilaçe për të cilat paguan qytetari. Këto ilaçe nuk paguhen nga Servizio Sanitario Nazionale (SSN) prandaj personi duhet të paguajë vetë për ato. Ilaçet që nuk kërkojnë prescrizione/ricetta i takojnë kësaj kategorie.
  • Kategoria H – Ilaçe që paguhen nga Servizio Sanitario Nazionale (SSN) por që përdoren vetëm në spitale. Këto ilaçe paguhen nga Shteti dhe përdoren vetëm në spitale.

Çmimi i ilaçeve që të duhet të blesh, dhe kategoria së cilës i përkasin, do t’i paraqitet automatikisht farmacistit dhe nuk mund të ndryshohen.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!