Ku të kërkosh për oferta pune
Mund të kërkosh për oferta pune në mënyra të ndryshme. Duke ju drejtuar zyrës së punësimit, duke kërkuar në internet ose duke pyetur njerëzit që njeh. Mëso më shumë ku të kërkosh ofertat e punësimit më të përshtatshme për profilin tënd.
Ka mënyra të ndryshme për të kërkuar vende të lira pune. Së pari mund të fillosh të flasësh me personat që njeh, të kërkosh në zonën ku jeton, të lexosh ofertat e punës në internet ose ti drejtohesh zyrave (private apo publike) të specializuara për këtë punë.
Shpesh, në varësi të punës që po kërkon ndryshon dhe metoda e kërkimit. Për shembull, nëse po kërkon punë si mekanik nuk do gjesh lehtësisht oferta në internet, por mund të jetë më mirë të shkosh dhe të pyesësh një mekanik nëse po kërkon të punësojnë dikë.
Kujto se të gjesh një pune nuk është e lehtë për askënd. Sidoqoftë, për një të huaj është akoma dhe më e vështirë për shkak të mos njohjes së gjuhës italiane, dokumentave apo dhe për shkak të diskriminimit.
Të kërkosh për një punë në mënyrën e duhur është e rëndësishme, në këtë artikull duam të japim disa këshilla që mund të ndihmojnë.
Shiko nëse në zonën ku jeton, ose përreth, ka njoftime pune të ngjitura në dritaret e dyqaneve ku shkruhet “Cercasi personale” (kerkohet puntor). Mund të hysh në dyqan dhe të pyesësh për të mësuar se për çfarë pune bëhet fjalë. Kjo metodë përdoret shpesh në dyqanet e veshjeve, restorante dhe bare.
Centro per l’Impiego (zyra e punësimit) është një zyrë publike që ndihmon njerëzit që janë në kërkim të një pune.
Nëse je i huaj dhe po kërkon punë, nuk je i detyruar të regjistrohesh në zyrën e punësimit, por ta këshillojmë ta bësh gjithmonë. Nëse je i regjistruar mund të marrësh pjesë në kurset e ndryshme që organizohen nga zyra e punësimit dhe mund të kërkosh mbështetje ekonomike nga Shteti (për shembull la disoccupazione, kontribut ekonomik nëse të heqin nga puna)
Në këtë faqe gjen të gjitha informacionet për t’u regjistruar në zyrën e punësimit.
Agjensitë e rekrutimit ose agenzie interinali janë agjensi private që ndihmojnë kompanitë të gjejnë punonjës me një profil të caktuar. Të gjitha agjensitë e punësimit janë të autorizuara nga Shteti për të kryer këtë aktivitet.
Regjistrimi tek një agjensi punësimi është falas. Më mirë të shkosh personalisht në agjensi, edhe pse mund të regjistrohesh dhe online.
Gjithashtu, mund të regjistroheni në më shumë se një agjensi ato ku jeton.
Dikush nga stafi do të ndihmojë të regjistrohesh dhe do të kërkojë kurrikulumin, prandaj sigurohu që ta kesh gati para se të fillosh regjistrimin. Operatori gjithashtu mund të bëjë pyetje të ndryshme për të parë aftësitë e tua dhe për të kuptuar se cilat oferta pune janë më të përshtatshme. Pasi të jesh regjistruar, përpiqu të qëndrosh gjithmonë në kontakt; në këtë mënyrë nuk do të harrojnë dhe do shohin se je gjithmonë në kërkim të një pune.
Kur të ketë një ofertë të përshtatshme për ty, agjensia do të kontaktojë. KUJDES! Kjo nuk do të thotë që të kanë marrë në punë, por që të kanë përzgjedhur për një intervistë. Vetëm nëse kalon me sukses intervistën do marrësh vesh nëse je punësuar.
E RËNDËSISHME: për t’u regjistruar duhet të kesh një dokument identiteti të vlefshëm dhe një permesso di soggiorno të vlefshme, ose ricevuta di rinnovo (kuponi që tregon se po rinovon dokumentat).
Disa nga agjensitë më të njohura të rekrutimit janë:
Disa nga agjensitë siç është Randstad dhe Adecco kanë programe specifike për të lehtësuar integrimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve në tregun e punës. Nëse je i interesuar, mund të kërkosh më shumë informacion në lidhje me këtë.
Kërko këtu për agjensinë e rekrutimit më pranë teje. Shkruaj qytetin ku jeton në hapsirat boshe dhe tek “Tipo di Sportello” zgjidh “Agenzie per il lavoro”.
Një mënyrë tjetër për të gjetur vende të lira pune është në platformat online.
Për të aplikuar online, ose për të marrë përditësime rreth ofertave më të fundit, është e nevojshme të regjistrohesh dhe ti kontrollosh herë pas here nëse ka oferta të reja.
Për t’u regjistruar duhet të kesh një adresë e-mail.
Regjistrimi, për ato platforma që e kërkojnë, shërben për të krijuar profilin tënd online, i cili mund të konsultohet nga kompanitë apo punëdhënësit që kërkojnë kandidatë online.
Në disa platforma mund të shkruash njoftimin tënd që je në kërkim të një pune ose të një puntori duke specifikuar llojin e punës që kërkon, aftësitë dhe kualifikimin që ke.
Disa nga platformat që rekomandojmë janë:
- Infojobs Duhet të regjistrohesh duke shkruar emrin dhe emailin në pjesën e sipërme djathtas “Accesso Candidati “. Mund të bashkangjisësh dhe CV-në tënde në profilin personal, dhe të kontrollosh nëse është parë dhe nga kush. Mund të zgjedhësh ta bësh profilin publik ose privat.
- Monster është një platformë shumë e njohur. Dhe këtu mund të krijosh një profil tëndin dhe të shohësh ofertat e punës duke modifikuar filtrat dhe, nëse ke vështirësi, mund të kërkosh asistencë. Portali gjithashtu ka një seksion ku mund të gjesh këshilla dhe informacione.
- Indeed italia është platforma që mbledh të gjitha ofertat që qarkullojnë nëpër portalet e tjera. Mund ta përdorësh dhe pa qënë i regjistruar. Për të gjetur ofertat e punës, shkruaj në hapsirat përkatëse fjalën kyçe “lavoro” (mund të shtosh për shembull “lavoro part-time”, punë me kohë të pjesshme, etj) dhe qytetin që të intereson. Shkruaj email-in për të marrë përditësime të vazhdueshme.
- Cliclavoro është platforma që menaxhohet nga qeveria. Mund të konsultosh ofertat e punës dhe të aplikosh. Regjistrohu në gazetën (newsletter) mujore për të marrë përditësimet rreth ofertave më të fundit me email.
- Trovolavoro – Corriere della Sera. Është platforma e menaxhuar nga redaksia e Corriere della Sera (një nga gazetat më të rëndësishme italiane) ku mund të regjistrohesh falas, të gjesh oferta pune të publikuara nga kompani të ndryshme dhe të dërgosh CV -në tënde. Gjithashtu mund të kërkosh dhe për stazhe apo kurse trajnimi që përputhen me profilin tënd.
- Jooble është platforma që përzgjedh ofertat e punës të publikuara nga portalet kryesore të ofertave të punës në Itali. Mund të regjistrohesh dhe të specifikosh se çfarë profili pune je duke kërkuar dhe në cilin qytet. Do të marrësh përditësime për ofertat e reja me email.
- Subito publikon njoftime të ndryshme, përfshi dhe oferta pune. Kompanitë publikojnë ofertat e tyre dhe punëkërkuesit mund të përgjigjen drejtpërdrejt duke kontaktuar kompaninë. Shërbimi i platformës është falas dhe nuk kërkon regjistrim. Gjithashtu mund të shkruash dhe postimin tënd nëse je në kërkim të një pune ose të një puntori.
- Bakeca të lejon të shikosh dhe të shkruash njoftimin tënd të punës falas dhe pa pasur nevojë të regjistrohesh. Dhe në këtë portal do gjesh njoftime të ndryshme, përfshi dhe oferta pune.
- Job4good është platformë që publikon oferta pune vetëm për ata që duan të punojnë në Terzo Settore (sektori tretë). Kush po kërkon punë si për shembull përkthyes, ndërmjetësues kulturor, psikolog, punonjës social, etj. Nuk është e detyrueshme të regjistrohesh për të lexuar ofertat e punës, por është e rekomandueshme pasi kompanitë e regjistruara në këtë platformë që janë në kërkim të një puntori mund të verifikojnë lehtësisht profilin tënd dhe të të përzgjedhin.
- LinkedIn është një rrjet social që funksionon ndryshe. Këtu mund të krijosh profilin tënd personal dhe të shkruash përvojat e punës që më pas do jenë të dukshme për të gjitha kontaktet e tua. Opsioni “Segui” të lejon të lidhesh me njerëz dhe kompani të ndryshme. Nëse je i interesuar vetëm për oferta pune, mund të shkarkosh gjithashtu aplikacionin “LinkedIn Job Search” në telefon.
Bujqësor është një nga sektorët kryesorë ku punojnë shumë të huaj në Itali. Ky është një fakt pozitiv në lidhje me përfshirjen e të huajve, por për fat të keq shpesh bëhet gjithashtu një arsye për shfrytëzim dhe punë të paligjshme.
Lexo këtë artikull për tu informuar se ku mund të gjesh mundësi punësimi me rregulla në këtë sektor.
Një tjetër mënyrë për të aplikuar për një punë është përmes aplikimit spontan. Do të thotë që nuk po i përgjigjesh një oferte të caktuar pune, por po i shkruan kompanisë për ti thënë se je i interesuar për ofertat e mundshme të punës apo pozicione të reja që mund të hapen së shpejti.
Mund të futesh në website-n e kompanisë që të intereson dhe të kërkosh seksionin “Carriera” (karriera) ose “Lavora con noi” (puno me ne) për të parë se si të dërgosh një kandidaturë spontane.
Dëshiron të mësosh si të shkruash një letër për aplikim spontan? Shiko një shembull në dokumentat e bashkangjitura më poshtë.
Dokumentet e bashkangjitura
-
Letër motivuese për një aplikim spontan
Shkarko dhe plotëso modelin me të dhënat e tua
Hap artikullin -
Letër motivuese në përgjigje të një oferte pune
Shkarko dhe plotëso modelin me të dhënat e tua
Hap artikullin
Link të dobishëm
-
Randstad
Agjensi Punësimi me programe specifike për të huajt
Shko te linku -
Adecco
Agjensi Punësimi me programe specifike për të huajt
Shko te linku -
Manpower
Agjensi Punësimi
Shko te linku -
Cliclavoro
Platformë e manaxhuar nga qeveria
Shko te linku -
LinkedIn
Rrjeti online për kërkimin e ofertave të punës
Shko te linku
Mund të interesojë
-
Zyra e Punës (Centro per l’Impiego)
Hap artikullin -
Mundësi punësimi në sektorin bujqësor
Hap artikullin