Të shkruash një njoftim ku kërkon punë

Të shkruash një njoftim për punë do të thotë ti bësh me dije të tjerët se je në kërkim të një pune. Kjo mënyrë mund të ndihmojë të gjesh një punë. Ja disa këshilla si të shkruash një njoftim të mirë.

Pë të gjetur punë është e rëndësishme të dish të lexosh ofertat e punës, por mund të jete e dobishme dhe te shkruash vetë kërkesën për punë. Ka shume faqe interneti ku mund të postosh kërkesën për punë. WebFaqet punojnë si tabelë dhe i mundësojnë punëdhënësve të shohin se ti po kërkon punë.

Që njoftimi të jetë efektive duhet të tërheqë vëmendjen e atyre që e lexojnë. Për këtë arsyeja është shumë e rëndësishme të tregosh kompetencat personale dhe çfarë pune po kërkon. Shkruaj një tekst të thjeshtë dhe të qartë që është i lehtë për t’u kuptuar. Në këtë mënyrë do jetë e qartë për ata që e lexojnë që të kuptojnë se çfarë je në gjendje të bësh dhe për çfarë pune po aplikon.

Fillo me një prezantim për të përmbledhur përmbajtjen e njoftimit me pak fjalë, pra se kush je dhe çfarë pune kërkon.

Mos shkruaj vetëm “Sto cercando un lavoro” (po kërkoj punë). Në një faqe me njoftime pune kjo është mjaft e qartë. Provo të thuash gjatë prezantimit çfarë pune po kërkon dhe ku dëshiron të punosh. Nëse ke një kualifikim, duhet ta shkruash në njoftim. Për shembull:

“Sono un agronomo qualificato e sto cercando lavoro come giardiniere a [scrivi il nome della città dove vorresti lavorare].” (Jam agronom i kualifikuar dhe kërkoj punë si kopshtar në [emri qytetit ku dëshiron të punosh]). 

Pas hyrjes duhet të shkruash tekstin e njoftimit të shkurtër dhe të lehtë për t’u kuptuar. Shkruaj çdo informacion që mund ta bindë punëdhënësit të kontaktojë. Për shembull:

“Ho lavorato per diversi anni in un agriturismo e in famiglie con dei bei giardini da curare. Grazie a queste esperienze ho acquisito molte competenze nella cura delle piante e dei giardini. Posso presentare referenze.” (Kam punuar për disa vite në një fermë dhe me familje me kopshte të bukura për të cilat jam kujdesur. Falë këtyre përvojave, kam fituar shumë eksperiencë në përkujdesin ndaj luleve dhe kopshteve. Mund të jap referenca). 

Mos harro të shkruash gjithashtu disponibilitetin tënd, për shembull: “Disponibile da subito a lavorare full time/part time, etc” (I disponueshëm menjëherë për punë me kohë të plotë / me kohë të pjesshme, etj).

Nëse ke një mik që flet mirë italishten, pyete nëse mund ta rilexojë njoftimin tënd. Nëse nuk din kë të pyesësh, atëherë mund të kontrolloni këtu nëse fjalët janë shkruar saktë.

Korigjo gramatikën online 

Detajet e kontaktit

Detajet e kontaktit janë shumë të rëndësishme. Nëse i shkruan, njerëzit e interesuar për njoftimin tënd do të mund të kontaktojnë. Shkruaj një numër telefoni dhe një adresë email. Nëse je i zënë gjatë ditës, përcakto se kur preferon të kontaktohesh. Për shembull:

“Per favore, contattatemi (la sera o prima delle 8.00 del mattino) al [numero di telefono] o e-mail [indirizzo e-mail].” (Ju lutem të më kontaktoni [në mbrëmje ose para orës 8 të mëngjesit] në [numrin e telefonit] ose me email [adresën e e-mail]).

Mos përziej role të ndryshme
Bëj kujdes të mos shkruash në të njëjtin njoftim se je i interesuar të punosh në punë shumë të ndryshme, pasi kjo mund të ngatërrojë lexuesin. Për shembull, mos shkruaj: “… Kërkoj punë si kujdestar/e dhe sekretar/e”.

Nëse dëshiron të ofrosh opsione të ndryshme, është më mirë të shkruash një njoftim të ri.

Mos gënje
Është e rëndësishme të mos shkruash informacione të rreme ose mashtruese. Një punëdhënës ose një agjenci që është e interesuar për postimin tënd do zbulojë të vërtetën shumë shpejt. Nëse të ofrohet një punë që më pas nuk din ta bësh, askush nuk do të jetë i lumtur dhe do të konsiderohesh i pabesueshëm.

Mos shkruaj njoftime të gjata
Njoftimi duhet të tërheqë vëmendjen e atyre që e lexojnë me informacionet më të rëndësishme. Pra, duhet të jetë i shkurtër, i qartë dhe gjithëpërfshirës në informacion. Mund të jetë nga 50 fjalë deri në maksimum 150 fjalë.

Do kesh mundësi të tregosh më shumë kur të kërkohet të dërgosh CV-në tënde dhe/ose të bësh një intervistë.

Ta publikosh njoftimin online

Mund ta publikosh njoftimin tënd falas në faqet e internetit të kërkimit të punës ose në rrjetet sociale. 

  • Faqe interneti falas si Kijiji, Bakeca dhe Subito. Shiko Link të dobishëm në fund të faqes. Kliko “Inserisci Annuncio (shto postim) pasi ke hyrë në faqe.
  • Rrjetet sociale si Facebook (për shembull grupet në facebook-ut shkëmbejnë shumë informacione me njëri-tjetrin), LinkedIn dhe Twitter. Shiko Link të dobishme në fund të faqes.

Të shpërndash dorazi njoftimin tënd 

Mund të shkruash një njoftim me dorë ose ta printosh atë për t’u bërë të ditur njerëzve se po kërkon një punë. Bëj disa kopje dhe shpërndaji në vende ku mund tja japesh njerëzve. Siç janë për shembull:

  • Për një punë si baby sitter (të kujdesesh për fëmijët): mund ta lesh njoftimin tënd në një dyqan lodrash, kafene dhe bare pranë shkollave ose supermarketeve. Gjithashtu, mund të kontrollosh për bacheche (tabelat) e njoftimeve në hyrje të një shkolle ku mund të vendosësh dhe njoftimin tënd.
  • Për mësimdhënie në gjuhë të huaja ose çdo lëndë tjetër në të cilën je shumë mirë: vendos njoftimin tënd në biblioteka, dyqane fotokopjesh, tabacchi ose bare në zonat pranë shkollave. Kërko gjithmonë leje për të lënë njoftimin tënd.
  • Nëse din të drejtosh një makinë pirun dhe dëshiron të punosh si magazinier: shpërndaje njoftimin tënd në supermarkete dhe dyqane të tjera në zonën që të intereson.

Mos vendos njoftimin në pronat publike si: pemë, shtylla, tabela rrugore ose mure të jashtme.

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!