Mundësi punësimi në sektorin bujqësor

Në Itali ka shumë punëtorë të huaj që punojnë në bujqësi. Kjo lloj pune zakonisht zgjat disa muaj. Zbulo se si të gjesh një punë me rregulla në këtë sektor dhe si të bësh kujdes kundër shfrytëzimit.

Nëse je duke kërkuar një punë, mund të kërkosh mundësi punësimi në sektorin e bujqësisë për një lavoro stagionale (punë sezonale, një punë për një periudhë të caktuar kohe).

Shumica e punëtorëve të cilët vjelin fruta e perime në fusha në Itali zakonisht vijnë nga shtete të tjera për të punuar në punë sezonale. Për shkak të mbylljes së kufijve nga emergjenca Covid-19, këta punëtorë nuk janë në gjendje të mbërrijnë në Itali për momentin.

Qeveria, subjektet që meren me bujqësinë dhe fermat po kërkojnë mënyra për të promovuar dhe inkurajuar punën në bujqësi. 

Coldiretti, shoqata kryesore për bujqësinë në Itali, ka krijuar një platformë për të lidhur fermat që kërkojnë punëtorë me njerëzit që janë duke kërkuar punë në bujqësi.

Ku të kërkosh?

Job in country – Coldiretti

Mund të vizitosh platformën Job in country. Ja disa udhëzime:

  • Për të përdorur platformën në mënyrën më të mirë, duhet të regjistrohesh në faqen Registrazione Lavoratore. Për t’u regjistruar duhet të shkruash emër dhe mbiemër, të zgjedhësh një emër përdoruesi, numër telefoni dhe një adresë email. Ofertat do të vijnë kryesisht me email, kështu që është mirë ta krijosh një adresë personale emaili nëse akoma nuk e ke një.

  • Gjithashtu mund të vendosësh CV-në tënde, në mënyrë që fermat që kërkojnë puntorë mund ta shohin atë dhe të kontaktojnë nëse janë të interesuar në përvojën që ke.
  • Mund të kërkosh për vende të lira të punës në faqen Cerco Lavoro. Për një kërkim më të mirë, mund të shkruash regione (rajonin) ku dëshiron të gjesh punë dhe do të shfaqen të gjitha ofertat në atë zonë.

Agrijob – Confagricoltura

Një platformë tjetër për të kërkuar punë në sektorin e bujqësisë është Agrijob, krijuar nga Confagricoltura. Në Agrijob nuk mund të shohësh ofertat e punës, por mund të regjistrohesh në faqen Sei un lavoratore. Do të kontaktohesh më pas nga zyra e Confagricoltura në regione (zonën që ke zgjedhur) nëse ka ndonjë mundësi pune.

CIA – Agricoltori italiani

Gjithashtu, mund të regjistrohesh në platformën Italiane CIA-AGRICOLTORI, duke shkruar të dhënat personale dhe informacione lidhur me përvojën tënde në sektorin e bujqësisë në këtë faqe dhe do të kontaktohesh nëse ka ndonjë mundësi pune.

Gjithashtu, nëse dëshiron të gjesh më shumë mundësi pune në sektorin e bujqësisë në regione ku banon apo dëshiron të punosh, mund të kërkosh në internet: lavoro agricolo + emri regione ose qytetit tënd. Për shembull Lavoro agricolo Toscana o Lavoro agricolo Arezzo

Ki parasysh se disa kompani kërkojnë punëtorë me përvojë pune në sektorin e bujqësisë, mirëpo disa kompani të tjera kërkojnë dhe pa përvojë. Prandaj, mund të aplikosh edhe nëse kurrë nuk ke punuar në sektorin e bujqësisë.

E Rëndësishme

Vetëm personat që kanë permesso di soggiorno (leje qëndrimi) mund të gjejnë punë përmes këtyre platformave. Nuk janë platforma për të gjetur një punë dhe për te marë më pas permesso di soggiorno.

Puna me rregulla

Mundësitë e punësimit që ofrohen në këto platforma janë për të punuar me rregulla (pra me një kontratë pune) dhe jo në të zezë (pra pa kontratë pune). Nëse të ofrohet një punë pa kontratë ose nëse kushtet e kontratës nuk respektohen nga punëdhënësi, kontakto sindikatën ose shoqatën të cilat mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Më poshtë janë të renditura disa sindikata të cilat mund t’i kontaktosh në rast nevoje:

FLAI- CGIL: Federata e punës agroindustriale (FLAI) është një kategori brenda CGIL e cila punon veçanarisht për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve në sektorin e bujqësisë dhe industrisë. Në këtë faqe janë kontaktet për të komunikuar me FLAI.

CISL: është një sindikatë e madhe që mbron të drejtat e punëtorëve. Në këtë faqe do të gjesh zyrat e CISL në regione dhe qytetin tënd. 

UILA: Sindikata italiane e punëtorëve të agro-ushqimit është një tjetër sindikatë. Është pjesë e sindikatës UIL e cila merret me të drejtat e punëtorëve në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit. Gjej zyrën më të afërt në këtë faqe.

Progetto Diritti onlus : është një shoqatë e cila ofron konsulencë ligjore. Degët e shoqatës ndodhen në Romë, Terracina, Ostia dhe në Sicili (Catania dhe Licata).

Gjithastu mund të telefonosh dhe numrat e mëposhtëm të telefonit: 

Linja e ndihmës kundër trafikimit dhe shfrytëzimit në punë: 800 290 290 (Lycamobile – 3427754946)

Thirrjet janë pa pagesë në këtë numër që qeveria ka vënë në dispozicion për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë nëse punojnë në të zezë apo shfrytëzohen. 

Numri pa pagesë Arci toll: 800905570 (Lycamobile – 351 1376335)

Është numër pa pagesë që Arci ka krijuar për refugjatët dhe azilkërkuesit për ti ndihmuar që t’i zgjidhin problemet ligjore ose për të marrë informacione për të drejtat dhe detyrat e tyre si dhe për të mësuar se si funksionon ligji për refugjatët.

 

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!