Dokumentet e nevojshme për të punuar në Itali
Jo të gjitha permessi di soggiorno (lejet e qëndrimit) të japin të drejtën të punosh rregullisht në Itali. Në disa raste mund të paraqesësh një kërkesë për të ndryshuar motivin e permesso di soggiorno me një që të mundëson të punosh rregullisht. Zbulo shumë se cilat janë rregullat që duhet të ndjekësh dhe nëse mund të paraqesësh një kerkesë.
- nëse gjëndesh në Itali dhe ke një permesso di soggiorno (leje qëndrimi) që të lejon të punosh, ose një permesso di soggiorno që mund ta ndryshosh për motive pune;
- nëse je jashtë vendit mund të mbërrish në Itali përmes kuotës vjetore të përcaktuar nga decreto flussi. Për të mësuar më tepër rreth decreto flussi kliko këtu.
Cilat janë permessi di soggiorno që të lejojnë të punosh në Itali?
Ka permessi di soggiorno të ndryshme që të lejojnë të punosh rregullisht në Itali: LEJE PËR MOTIVE PUNE- Leje qëndrimi për vetëpunësim - Permesso di soggiorno per lavoro autonomo (sipërmarrës ose profesionistë të pavarur);
- Leje qëndrimi për të punësuarit - Permesso di soggiorno per lavoro subordinato (siç janë punëtorët shtëpiakë, badante dhe operai);
- Leje qëndrimi për punësim sezonal - Permesso di soggiorno per lavoro stagionale (në sektorin e bujqësisë ose turizmit);
- Studim, praktikë/stazh pune (ku mund të punosh me kohë të pjesshme deri në 20 orë në javë).
- Leje qëndrimi për kërkesë azili - Permesso di soggiorno per richiesta asilo (mund të punosh 60 ditë pasi të kesh dërguar formularin modello C3);
- Leje qëndrimi për mbrojtje të veçantë - Permesso di soggiorno per protezione speciale;
- Leje qëndrimi për status në pritje të punësimit - Permesso di soggiorno in attesa di occupazione;
- Leje qëndrimi për arsye familjare - Permesso di soggiorno per motivi familiari;
- Leje qëndrimi për arsye humanitare - Permesso di soggiorno per motivi umanitari;
- Leje qëndrimi për mbrojtje sociale - Permesso di soggiorno per protezione sociale (prostitucion, shfrytëzim i punës, etj. dhe që mund të konvertohet në leje pune);
- Leje për akte me vlerë të veçantë civile - Permesso per atti di particolare valore civile (ju lejon të punoni dhe mund të konvertohet në leje pune);
- Leje qëndrimi për ndihmesë ndaj të miturve - Permesso di soggiorno per assistenza minori;
- Leje qëndrimi për aktivitete sportive - Permesso di soggiorno per attività sportiva;
- Leje qëndrimi për punë artistike - Permesso di soggiorno per lavoro artistico;
- Leje qëndrimi për fatkeqësi natyrore - Permesso di soggiorno per calamità naturali;
- Leje qëndrimi për pa-shtetësi - Permesso di soggiorno per apolidia (për atë që ka "statusin pa shtetësi", domethënë që, nuk konsiderohet shtetas i asnjë shteti);
- Leje qëndrimi për vendqëndrim me zgjedhje - Permesso di soggiorno per residenza elettiva (për ata që zgjedhin të jetojnë në Itali dhe kanë mundësinë financiare të jetojnë edhe pa punuar).
A mund ta konvertoj permesson time në permesso pune?
Konvertimi i lejes së qëndrimit do të thotë të ndryshosh arsyen ose motivin e lejes së qëndrimit që ke aktualisht në mënyre që të punosh legalisht në Itali. Kërkesa për konvertim bëhet në sportelin Sportello Unico per l’Immigrazione, procedura mund të ndryshojë në varësi të llojit të lejes që ke momentalisht dhe lejes për të cilën dëshiron të aplikosh. Zakonisht duhen disa muaj që leja të konvertohet. Me rregullat e reja të prezantuara nga Qeveria Italiane, llojet e mëposhtme të lejeve gjithashtu mund të konvertohen në leje qëndrimi për arsye pune:- Leje qëndrimi për mbrojtje të veçantë - Permesso di soggiorno per protezione speciale;
- Leje qëndrimi për fatkeqësi natyrore - Permesso di soggiorno per calamità naturali;
- Leje qëndrimi për trajtim mjekësor - Permesso di soggiorno per cure mediche;
- Leje qëndrimi për ndihmesë ndaj të miturve - Permesso di soggiorno per assistenza minori;
- Leje qëndrimi për motive fetare - Permesso di soggiorno per motivi religiosi;
- Leje qëndrimi për aktivitete sportive - Permesso di soggiorno per attività sportiva;
- Leje qëndrimi për punë artistike - Permesso di soggiorno per lavoro artistico;
- Leje qëndrimi për marrjen e shtetësisë ose pa-shtetësisë (përveçse në rastet kur shtetasi i huaj ka pasur më parë një leje për kërkesë azili)
Çfarë dokumentesh të tjera më duhen për të pasur një kontratë pune?
Për të aplikuar për punë, përveçse duhet të tregosh me anë të një permesso di soggiorno që jeton legalisht në Itali, mund të kërkohet gjithashtu një nga këto dokumente:- Carta d’Identità (kartë identiteti)
- Codice Fiscale (numri personal fiskal)
Link të dobishëm
-
CGIL
Sindikata më e vjetër italiane që mbron të drejtat e punëtorëve
Shko te linku -
UIL
Një sindikatë e rëndësishme e pranishme në Itali
Shko te linku -
CISL
Një tjetër sindikatë e rëndësishme
Shko te linku -
ANOLF
Shoqatë e pranishme në shumë qytete. Ofron ndihmë dhe udhëzime për të aplikuar për një permesso di soggiorno
Shko te linku
Mund të interesojë
-
Decreto flussi
Hap artikullin -
Permesso di soggiorno (leje qëndrimi)
Hap artikullin -
Codice Fiscale (kodi fiskal)
Hap artikullin