Korridore universitare për studentë refugjatë UNICORE

Shpesh, të rinjtë refugjatë nuk kanë mundësi t'i vazhdojnë studimet në shtetin ku ata kanë marrë mbrojtje ndërkombëtare. Sidoqoftë, ka programe të veçanta për marrjen e vizave për qëllime studimi dhe bursa për të studiuar në universitete. Një nga këto programe në Itali quhet UNICORE - Korridore Universitare për Refugjatë.

UNICORE, University Corridors for Refugees, ose Korridore Universitare për  Refugjatë është një projekt i cili synon t’i ofrojë studentëve që kanë status refugjati mundësinë për të vazhduar studimet universitare në Itali.

UNICORE është promovuar nga Komisioneri i Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara (UNHCR).

Projekti u krijua në vitin 2019 dhe ka ndihmuar 20 studentë me status refugjati të vijnë nga Etiopia në Itali për të ndjekur një program studimi.

Aplikimi për UNICORE 2021-2022 duhet të dërgohet nga data 1 marsi deri më 1 prill 2021.

Projekti është i hapur për studentët të cilët:

  • i njihet statusi i refugjatit dhe banojnë në Etiopi;
  • kanë kualifikim të vlefshëm për t’u pranuar në një program diplome të shkallës së dytë;
  • mesataren e notave GPA (Grade Point Average)  e kanë të paktën 3.0 sipas sistemit të vlerësimit të arsimit etiopian;
  • kanë fituar diplomë në ose pas vitit 2016 por jo më vonë se 31 mars 2021.
    SHËNIM: Për disa universitete, kjo nuk është e nevojshme. Të rekomandojmë të kontrollosh kushtet për regjistrim në programin universitar që dëshiron të zgjidhësh.
  • plotësojn të gjitha kushtet e pranimit për t’u pranuar në programin e studimit;
  • nuk kanë marrë pjesë më parë në asnjë program studimi në ndonjërin nga universitetet pjesëmarrëse të promovuar nga UNHCR; 
  • njohuri të shkëlqyer në anglisht.

Studentët të cilët i plotësojnë këto kritere mund ta përdorin platformën UNICORE për të parë programet e studimit dhe programet e përkrahura nga projekti. Mund të gjejnë më shumë informacione për secilin program studimi duke klikuar në “more info” nën secilin program.

Në çdo rast, aplikacioni duhet të dërgohet tek universiteti i përzgjedhur duke zbatuar udhëzimet dhe dokumentet që ata kërkojnë.

Përzgjedhja e studentëve bëhet në 2 faza:

Faza 1: Vlerësimi i dokumenteve
Studentët përzgjedhen në bazë të meritave, pra bazuar në formimin e tyre akademik.

Aplikacioni kontrollohet nga universiteti i zgjedhur nga studenti, përmes një komisioni të veçantë.

Faza 2: Intervista online
Studentët të cilët e kalojnë fazën e parë të vlerësimit përballen me intervistën online me komisionin i cili i vlerëson aftësitë dhe përgatitjen e tyre teknike.

Pas përzgjedhjes, studentët pranojnë mbështetje administrative dhe financiare për të aplikuar për vizë studimore dhe për të ardhur në Itali, për të aplikuar në regjistrimin në programet e studimit dhe për të marrë bursë e cila i mbulon shpenzimet e jetesës.

Mund të interesojë

  • Universiteti: mundësitë për azilkërkuesit dhe refugjatët

    Hap artikullin
  • Bursa studimi për studentë ndërkombëtarë dhe refugjatë

    Hap artikullin

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!