Decreto flussi

Çdo vit, qeveria përcakton numrin e shtetasve të huaj që mund të punojnë në Itali. Rregullat për këtë çështje janë përcaktuara në një ligj të quajtur Dekreti i Kuotave (Decreto Flussi). Vazhdo leximin për të marrë më shumë informacion mbi Dekretin e Kuotave 2026–2028.

Decreto Flussi 2025:

Nga ora 9:00 e datës 23 tetor 2025 deri më 7 dhjetor 2025, punëdhënësit, organizatat e punëdhënësve dhe profesionistët e autorizuar që synojnë të paraqesin kërkesa gjatë click days mund të plotësojnë paraprakisht formularët në Portalin e Shërbimeve të Ministrisë së Brendshme, në seksionin “Sporteli i Unifikuar për Imigracionin”.
Për të hyrë në Portalin e Shërbimeve kërkohet një identitet digjital SPID ose CIE.

Dekreto flussi është një ligj i qeverisë italiane që përcakton sa qytetarë jo-europianë mund të hyjnë në Itali për punë. 

Konkretisht, decreto flussi përcakton numrin e qytetarëve jo-europianë që mund të hyjnë në Itali për lavoro stagionale (punë sezonale), lavoro subordinato non stagionale (punësim jo-sezonal) ose lavoro autonomo (vetëpunësim).

Përveç numrit të qytetarëve jo-europianë që mund të hyjnë në Itali për punë, decreto flussi përcakton edhe numrin e njerëzve që mund të konvertojnë permesso di soggiorno (për shembull permesso di soggiorno per studio) në permesso di soggiorno per lavoro subordinato o autonomo.

Decreto flussi 2026-2028

Decreto flussi 2023-2025 (i miratuar nga qeveria në tetor 2023) përcakton se mund të hyjnë në Itali gjithsej 164.850 shtetas për vitin 2026 për arsye pune.

Sektorët e punësimit për sa i përket punësimit me kontratë josezonale për këtë vit do të jenë: bujqësi, pylltari dhe peshkim; industri ushqimore, të pijeve dhe të duhanit; industri tekstile, veshjesh dhe këpucësh; industri metalurgjike dhe të produkteve metalike; industri të tjera; ndërtim; tregti me shumicë dhe me pakicë; shërbime akomodimi dhe restoranti; shërbime turistike; shërbime transporti, logjistike dhe magazinimi; shërbime operative mbështetëse për ndërmarrjet dhe individët; shëndetësi, kujdes social dhe shërbime shëndetësore private; shërbime të tjera dhe punë e pavarur.

Lavoro subordinato

Mund të bëjnë kërkesë brënda kuotave për punësim jo-sezonalë:

  •  25.000 shtetas për vitin 2026: Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnja dhe Hercegovina, Koreja (Republika e Koresë), Bregu i Fildishtë, Ekuadori, Egjipti, El Salvadori, Etiopia, Filipinet, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Japonia, Jordania, Guatemala, India, Kirgistani, Kosova, Mali, Maroku, Mauritius, Moldavia, Mali i Zi, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Peruja, Republika e Maqedonisë së Veriut, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Sudani, Tajlanda, Tunizia, Ukraina, Uzbekistani;
  •   18.000 shtetas të vendeve të tjera me të cilat ka marrëveshje bashkëpunimi për çështjet e migracionit;
  • 320 persona pa shtetësi ose refugjatë nga Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ose nga autoritetet kompetente në vendet e azilit ose tranzitit të parë (300 për punësim me kontratë dhe 20 për vetëpunësim);
  • 13600  punëtorë të punësuar jo-sezonalë në sektorin e shërbimeve në familje dhe të kujdesit social dhe shëndetësor.                              

 Lavoro autonomo

Në vitin 2026 pritet hyrja e 650 shtetasve të huaj që banojnë jashtë vendit, duke përfshirë sipërmarrës, profesionistë të lirë, artistë të famshëm dhe krijues të start-up-eve.          

 

Lavoro stagionale

Pra një punë që zhvillohet vetëm gjatë një periudhe të vitit.

Lejohen të hyjnë në Itali 88000 shtetas për vitin 2026 për punë sezonale në sektorin bujqësor dhe turizëm e hoteli.

Veçanërisht, pranohen të hyjnë në Itali për punë me kontratë sezonale:

  • 12.6000 punëtorë sezonalë të cilët janë shtetas të vendeve me të cilat do të ketë bashkëpunim për çështjet e migracionit në vitet 2026-2028;
  • 5.000 shtetas të huaj që kanë hyrë në Itali për të kryer punë sezonale të paktën një herë në pesë vitet e mëparshme dhe për të cilët punëdhënësi paraqet një kërkesë për një autorizim shumëvjeçar për punë sezonale; 
  • 47.000 shtetas për sektorin e bujqësisë kërkesat e të cilëve për nulla osta për të hyrë në Itali për punë sezonale paraqiten nga organizata profesionale të punëdhënësve të Confederazione nazionale coltivatori diretti (Konfederata Kombëtare e Fermerëve), të Confederazione italiana agricoltori (Konfederata Italiane e Fermerëve), të Confederazione generale dell’agricoltura italiana (Konfederata e Përgjithshme e Bujqësisë Italiane), të Confederazione di produttori agricoli e dell’Alleanza delle cooperative italiane ;
  • 13.000 për sektorin e turizmit.               

Shndërrimi i permesso di soggiorno per lavoro subordinato (leje qëndrimi për punësim me kontratë ose vetëpunësim)

Mund të shndërrohen në permesso di soggiorno per lavoro subordinato (leje qëndrimi për punësim me kontratë):

  •  5.000 leje qëndrimi për vitin 2025 nga punë sezonale në punësim me kontratë;
  • 100 leje qëndrimi afatgjata për vitin 2025 të lëshuara për shtetas të vendeve të treta nga shtete të tjera anëtare të BE-së për lavoro subordinato (punësim me kontratë pune);
  • 50 leje qëndrimi afatgjata për vitin 2025 të lëshuara për shtetas të vendeve të treta nga shtete të tjera anëtare të BE-së për lavoro autonomo (vetëpunësim).

 Si të aplikosh 

Aplikimi mund të bëhet vetëm online në webfaqen e internetit https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Për të bër aplikimin duhet të kesh kredencialet SPID.

Për lavoro stagionale e non stagionale, janë punëdhënësit ata që duhet të aplikojnë, ndërsa për lavoro autonomo dhe konvertimet, është personi me permesso ai që duhet të aplikojë.

Pas plotësimit paraprak, Portali do të rihapet nga data 9 deri më 13 dhjetor 2025. Gjatë kësaj periudhe nuk do të jetë e mundur plotësimi i kërkesave të reja, por vetëm modifikimi dhe ruajtja e atyre të plotësuara paraprakisht.
Kërkesat e plotësuara paraprakisht që ndodhen në gjendjen “për t’u dërguar” (da inviare) mund të dërgohen duke filluar nga ora 9:00 në ditët përkatëse të click day:

  • 12 janar 2026 për hyrjet për punë të varur sezonale në sektorin bujqësor (modeli C-stag agricolo);

  • 9 shkurt 2026 për hyrjet për punë të varur sezonale në sektorin turistik (modeli C-stag turistico);

  • 16 shkurt 2026 për hyrjet për punë të varur jo sezonale (modeli B2020);

  • 18 shkurt 2026 për hyrjet për punë të varur jo sezonale në sektorin e kujdesit familjar (modeli A-bis).

Ndër informacionet që duhet të përfshihen në aplikim janë:

  • detaje mbi akomodimin e punëtorit në Itali (p.sh. ku do të jetojë punëtori)
  • dhe dokumentet e nevojshme për kryerjen e punës, siç është kontrata (për lavoro subordinato e stagionale) ose licenca për aktivitetin që do të kryej (lavoro autonomo). Licenza është autorizimi që i lejon personit të vetëpunësuar të fillojë biznesin e tij.

Aplikimi do të merret dhe shqyrtohet nga Sportello Unico per l’Immigrazione.

Pas aplikimit

Nëse aplikimi yt për nulla osta miratohet nga Sportello Unico atëherë mund të kërkosh një visto (vizë) për në Itali në ambasadën ose konsullatën italiane në vendin tënd të origjinës.

Pasi të marrësh vizen, mund të hysh në Itali dhe të aplikosh për një permesso di soggiorno (leje qëndrimi) për të qëndruar rregullisht dhe për të punuar.

KUJDES: Nulla osta është e vlefshme 6 muaj. Kjo do të thotë që duhet të hysh në Itali dhe të aplikosh për një permesso di soggiorno brenda 6 muajve nga data e lëshimit të nulla osta.

Nëse aplikimi për nulla osta refuzohet nuk mund të kërkosh një vizë për të hyrë në Itali. Nuk mund të aplikosh dy herë në të njëjtin vit, mundur të provosh përsëri vitin tjetër nëse plotëson kërkesat e decreto flussi-t të ri.

Kujto se njerëzit që duan të aplikojnë për protezione internazionale (mbrojtje ndërkombëtare) nuk duhet të ndjekin këtë procedurë, por duhet të aplikojnë për protezione internazionale.

Nëse ke nevojë për më shumë informacion dhe je në Itali, mund të shkosh në zyrat e Comune (komunës) që merren me emigracionin ose te një patronato.

Për të gjetur zyrën e imigracionit të Comune, mund kërkosh në internet: “Ufficio immigrazione Comune di + emrin e qytetit ku jeton” (për shembull Ufficio immigrazione Comune di Firenze).

Për të gjetur patronato mund të kërkosh në internet: “patronato + emrin e qytetit ku jeton (për shembull patronato Firenze).

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!