Çertifikatat e gjuhës (certificazioni di lingua): kur më duhen dhe pse?
Për ata që zgjedhin të jetojnë, studiojnë ose punojnë në Itali, njohja e mirë e gjuhës italiane është thelbësore. Çertifikatat gjuhësore janë një mjet i vlefshëm për të demonstruar nivelin tënd të kompetencës gjuhësore. Zbulo se çfarë është një çertifikatë gjuhësore, kur të nevojitet dhe ku mund të bësh testin e gjuhës.
Çfarë është një certifikatë gjuhësore
Një certifikatë gjuhësore është një dokument zyrtar i lëshuar nga organe të njohura dhe konfirmon nivelin tënd të njohjes së gjuhës. Ky dokument është shumë i rëndësishëm si për qëllime studimi ashtu edhe për qëllime pune. Nëse dëshiron të bëhesh shtetas italian, mund të duhet gjithashtu të demonstrosh njohurinë tënde të gjuhës italiane.
Nivelet gjuhësore
Ekzistojnë nivele të ndryshme të njohurive gjuhësore, duke filluar nga ato bazë në ato të avancuara:
- A1 dhe A2, Utente Elementare (përdorues elementar) dhe do të thotë që ke një nivel bazë të njohurive të gjuhës italiane;
- B1 dhe B2, Utente Indipendente (përdorues i pavarur). Je në gjendje ta flasësh gjuhën në mënyrë të pavarur;
- C1 dhe C2, Utente Esperto (përdoruesi ekspert), do të thotë që ke njohuri të shkëlqyer të gjuhës.
Çdo nivel të ndihmon të përmirësohesh gjithnjë e më shumë në të folur, kuptuar, shkruar dhe komunikuar në gjuhën që po mëson. Pak nga pak, do përparosh nga fjalitë bazë në aftësinë për të komunikuar në mënyrë të avancuar.
Kur më duhet një certifikatë gjuhësore?
Certifikatat e gjuhës janë të nevojshme në disa situata, si për shembull:
- Për permesso di soggiorno di lungo periodo UE (leje qëndrimi afatgjatë): Nëse po aplikon për këtë leje, përveç plotësimit të kërkesave të ndryshme, duhet të demonstrosh njohuri gjuhësore në nivelin A2.
- Për cittadinanza italiana (shtetësinë italiane): Nëse dëshiron të bësh kërkesën për shtetësinë italiane, mund të kërkohe një certifikatë gjuhësore të caktuar e nivelit B1. Nëse ke një permesso di soggiorno di lungo periodo UE (leje qëndrimi afatgjatë), nuk do të duhet të bësh provën e gjuhës.
Ku mund të bëj provimin e gjuhës?
Provimet e gjuhës mund të rezervohen në qendra të specializuara dhe institute të autorizuara gjuhësore. Disa nga organizatat më të njohura që ofrojnë teste gjuhësore në Itali janë:
- Centri Provinciali per l’Istruzione degli Adulti (CPIA) (Qendra e Lëshimit të Provave për Arsimin e të Rriturve). Mund të kërkosh atë pranë zones ku jeton në Google duke shkruar: “CPIA + emrin e qytetit ku jeton”;
- Enti Certificatori (Organizata Certifikuese): Organizata si Università di Roma Tre, Università per Stranieri di Perugia (Universiteti për të Huajit në Perugia) dhe Università di Siena (Universiteti i Sienës) janë ndër më të njohurat për lëshimin e çertifikatave gjuhësore në Itali;
- Scuole di lingue (shkollat e gjuhëve të huaja): Shkollat private të gjuhës shpesh ofrojnë kurse përgatitore dhe teste për certifikatat e gjuhës.
Mund të dërgosh një aplikim për të marrë testin e gjuhës në Prefettura (Prefekturën) e vëndit ku banon përmes kësaj faqeje.
Mos harro se duhet të jesh i pajisur me SPID.
Link të dobishëm
-
Testi i njohurive të gjuhës italiane
Shko te linku -
CPIA
Shko te linku
Mund të interesojë
-
Mësimi i gjuhës italiane
Hap artikullin -
Aplikacione për mësimin e gjuhës italiane
Hap artikullin -
Çfarë është SPID dhe si ta marrësh
Hap artikullin