Aplikacione për mësimin e gjuhës italiane

Një mënyrë shumë e dobishme për të përmirësuar italishten është praktikimi përmes aplikacioneve që mund t'i shkarkosh pa pagesë në telefon. Ka shumë aplikacione të ndryshme, ku disa prej tyre janë të projektuara pikërisht për personat që janë trasferuar në Itali dhe nuk e njohin gjuhën apo shoqërinë.

Për të mësuar gjuhën italiane, është e rëndësishme të ndjekësh një kurs gjuhe pasi mësuesit të ndihmojnë ta mësosh më shpejt dhe të zbulosh shumë gjëra për Italinë. Por, përveç kurseve të gjuhës, mund ta përmirësosh italishten me aplikacione të cilat mund t’i shkarkosh në telefon dhe të cilat do të të ndihmojnë të bësh detyrat, të mësosh fjalë të reja, dhe të përmirësosh shqiptimin e fjalëve.

Presente

Ky aplikacion është projektuar për personat që kanë pak kohë që janë në Itali dhe duan të mësojnë italishten. Po ashtu shërben për të zbuluar shoqërinë italiane dhe për t’u integruar në këtë vend.

Ataya

AtayaApp është projektuar për ata të cilët nuk shkruajnë e as lexojnë mirë dhe nuk mund të shkojnë rregullish nëpër kurse të gjuhës italiane. Në ktë aplikacion ka shumë video dhe dialogje dhe shpjegon fjalët që përdoren në aspekte të ndryshme të jetës (punë, shëndet, ushqim)

Babbel

Ky aplikacion ka ushtrime të shumta gramatikore dhe fonetike për të përmirësuar shqiptimin. Platforma është shumë e thjeshtë. Niveli bazik është pa pagesë.

Busuu

Ky aplikacion ka një larmi ushtrimesh të ndryshme. Gjithashtu, mund të lidhesh me folës vendas, të cilët të ndihmojnë gjatë mësimit.

Duolingo

Ky aplikacion ka kurs të gjuhës italiane që zhvillohen si një lojë: për të kaluar te niveli i radhës, duhet t’i përgjigjesh pyetjes përkatëse. Mund të ushtrohesh për të përmirësuar italishten tënde.

Memrise

Ky aplikacion të mëson italishten përmes memories vizuale. Ushtrimet kryhen duke bashkuar fotografitë me fjalët. Sipas Memrise, mund të mësosh deri në 40 fjalë për një orë.

Roseta Stone

Ky aplikacion fokusohet te fjalori, gramatika dhe shqiptimi.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!