Si të aplikosh për permesso di soggiorno

Për të aplikuar për një permesso di soggiorno (leje qëndrimi) duhet të shkosh në Questur ose në një nga zyrat postare të Poste Italiane, në varësi të llojit të permessos për të cilën po aplikoni. Në këtë artikull do të gjesh të gjitha rregullat që duhet të ndjekësh dhe informacione të tjera në lidhje me dokumentat që nevojiten për të aplikuar.

Pas mbërritjes në Itali ke 8 ditë kohë për të aplikuar për një permesso di soggiorno. Për disa lloje permesso di soggiorno duhet aplikuar në Questura në qytetin ku jeton. Ndërsa për disa lloje të tjera duhet aplikuar në një Sportello Amico tek Poste Italiane.

Permesso-t që kërkohen në Questura (Prenotafacile.it) janë:

  • Publikimi/Përditësimi/Dublikimi Carta di soggiorno per i familiari del cittadino comunitario non aventi la cittadinanza di uno stato membro dell’U.E.
  • Publikimi/Përditësimi/Dublikimi Carta di soggiorno permanente per i familiari del cittadino comunitario non aventi la cittadinanza di uno stato membro dell’U.E.
  • Publikimi/Përditësimi/Dublikimi Permesso di soggiorno per Cure Mediche/Gravidanza
  • Publikimi/Përditësimi/Dublikimi Permesso di soggiorno per Cure Mediche
  • Publikimi/Përditësimi/Dublikimi permesso di soggiorno per assistenza minori
  • Përditësimi/Dublikimi permesso di soggiorno cartaceo per Richiesta asilo;
  • Lëshimi i parë permesso di soggiorno elettronico pas një vendimi pozitiv nga Komisioni i Territorit ose Gjykata;

Zyrtaret e emigracionit të Questura do të japin formularët që do duhet të plotësosh për të aplikuar për permesso di soggiorno. Gjej Questurën në qytetin ku jeton.

Ndërsa për këto permesso duhet të aplikosh në Sportello Amico tek Poste Italiane:

  • affidamento;
  • attesa occupazione;
  • attesa cittadinanza;
  • rinnovo asilo;
  • permesso di soggiorno UE per soggiornanti di lungo periodo;
  • motivi familiari
  • lavoro autonomo;
  • lavoro subordinato;
  • lavoro casi particolari;
  • lavoro subordinato-stagionale;
  • missione, motivi religiosi;
  • residenza elettiva;
  • status apolidia e rinnovo;
  • permesso per studio, tirocinio/formazione professionale;
  • ricercatore

Duhet të aplikosh në Sportello Amico edhe në rastet e:

  • Përditësimi i carta di soggiorno (kartës qëndrimit; ndryshimi i adresës, ndryshimi i pashaportës ose ndryshime të tjera të rëndësishme)
  • Ndryshimi i permesso di soggiorno (në lloje të tjera permesso)
  • Dublikim (nëse ke nevojë për një kopje të permesso di residenza)

Tek Sportello Amico do të duhet të plotësosh një kit, i cili është një zarf i madh me një shirit të verdhë dhe përmban disa formularë brenda, dhe ta dërgosh. Mund ta plotësosh kit-in dhe vetë dhe ta dërgosh më pas, ose mund ta marrësh dhe të shkosh te një patronato ose në zyrën e emigracionit të Comune (bashkisë) për të marrë ndihmë në plotësimin e formularëve.

Nëse ke ndonjë problem ose pyetje në lidhje me kërkesën tënde, mund të shkosh në zyrat e Comune (bashkisë) që merren me emigracionin ose në një patronato.

Për të gjetur zyrën e imigracionit të Comune, kërko në internet “Ufficio immigrazione Comune di [emri qytetit ku jeton].”

Për të gjetur patronato më të afërt, kërko në internet “patronato [emri qytetit ku jeton]”.

Për të dërguar aplikimin tënd të nevojitet:

  • pashaporta dhe viza me të cilat ke hyrë në Itali (dhe një fotokopje e të dyjave)
  • formulari i kërkesës
  • dokumentat specifike për tipologjinë e permesso di soggiorno për të cilën po aplikoni (kliko mbi llojin e permesso-s për të zbuluar se cilat janë ato)
  • 4 fotografi të kohëve të fundit si për pashaportë
  • një marca da bollo (pullë) me vlerë € 16.00, që e blin në tabaccheria
  • një pagesa (bollettino) shuma për të paguar ndryshon në bazë të lejes suaj;
  • pagesën prej € 30 për dërgimin e kërkesës dhe kit-it me dokumenta (vetëm nëse aplikon te zyra postare)

 

Kujdes, do të paguajnë vetëm 30,46 euro:

  • Të miturit nën moshën 18 vjeç
  • Duplikimi dhe përditësimi i lejes
  • Permesso di soggiorno per cure mediche (leja qëndrimi për arsye shëndetësore)
  • Dhënia dhe rinovimi i asilo politico (azilit politik) apo protezione sussidiaria
  • Carta di soggiorno per familiare di cittadino comunitario (karta e qëndrimit për familjarin e  shtetasit të Bashkimit Evropian)

Në fund të procedurës së aplikimit do të marrësh një faturë, e cila quhet “cedolino“. Cedolino është dokumenti që të lejon të qëndrosh rregullisht në Itali deri në ditën e takimit në Questura për të tërhequr dokumentin e permesso di soggiorno. Mbaje gjithmonë me vete.

cedolino do të gjesh të shkruar:

  • numrin e praktikë tënde. Për të kontrolluar statusin e avancimit të aplikimit, shkruaj numrin e praktikës tënde në këtë portal.
  • data e takimit në Questura për identifikim (të fotos dhe shenjave të gishtërinjve). Ky është një hap i rëndësishëm për aplikimin tënd pasi Questura, në bazë të ligjt, duhet të ketë fotografitë dhe shenjat e gishtërinjve në mënyrë që të lëshojë permesso di soggiorno.

Pas identifikimit, do të marrësh një SMS dhe një raccomandata në celular me datën e takimit në Questura për të tërhequr përfundimisht permesso di soggiorno.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!