Universiteti në Itali

Universiteti është niveli më i lartë i sistemit arsimor. Në Itali ka universitete të shumta në qytete të ndryshme, në të cilat mund të studiohen të gjitha lëndët. Universiteti nuk është i detyrueshëm dhe për këtë arsye duhet të paguash për t’u regjistruar, madje edhe në universitetet publike.

Universiteti është niveli më i lartë i sistemit arsimor në Itali. Për t’u regjistruar në universitet duhet të kesh përfunduar shkollën e mesme (scuola media superiore) dhe të kesh marrë diplomën e arsimit të mesëm 5 vjeçar që quhet diploma di maturità.

Në Itali mund të regjistrohesh në universitet edhe nëse ke kryer shkollën në një shtet tjetër. E rëndësishme është që dëftesa e shkollës tënde të njihet në të njëjtin nivel si ai italian. Kjo do të thotë që duhet të kesh një kualifikim të vlefshëm (un titolo di studio idoneo).

Universiteti është një zgjedhje. Pra, sipas ligjit italian universiteti nuk është i detyrueshëm.

Shumë studentë zgjedhin të punojnë, ndërsa të tjerë vazhdojnë studimet universitare. Po ashtu është e mundur që të bësh një ndërprerje dhe t’i vazhdosh studimet universitare më vonë. Që do të thotë se nuk është i detyrueshme ndjekja e universitetit menjëherë pas shkollës së mesme.

Për disa degë, studentët duhet të kalojnë provimin e pranimit, ose test di ammissione.
Për të tjera, shteti mund të vendosi një kufi për numrin e studentëve që mund të ndjekin degën. Kjo do të thotë se pasi të arrihet numri maksimal nuk pranohen më studentë të tjerë. Këto degë quhen kurse me numër të mbyllur (corsi a numero chiuso).

Regjistrimi në një degë të universitetit duhet të bëhet sipas udhëzimeve të universitetit që ke vendosur të ndjekësh. Në përgjithësi dokumentet që nevojiten janë:

  • dëftesa e scuola superiore (shkollës së mesme)
  • një dokument identifikimi
  • kuponi i pagesës së taksës universitare

Nëse ke aplikuar për ndihmë financiare ose bursë studimi, mund të t’kërkohen edhe dokumente që shpjegojnë gjendjen tënde financiare.

Laurea triennale

Laurea triennale është një diplomë 3 vjeçare. Kjo është një diplomë përgatitore në një lëndë të caktuar.

Për t’u regjistruar duhet të kesh dëftesën e shkollës së mesme, ose një kualifikim ekuivalent të një shteti tjetër.

Laurea magistrale

Këto kurse zgjasin 2 vjet.
Për t’u regjistruar duhet të kesh një diplomë universiteti, ose një kualifikim ekuivalent të një shteti tjetër.

Master universitari di primo livello 

Ky është master universitar 1 vjeçar i nivelit të parë. Për t’u regjistruar duhet të kesh një diplomë universiteti, ose një kualifikim ekuivalent të një shteti tjetër.

Lauree magistrali a ciclo unico 

Zgjasin rreth 5-6 vjet dhe janë një kombinim i laurea dhe laurea magistrale. Regjistrimi në Lauree magistrali a ciclo unico bëhet pas përfundimit të shkollës së mesme. Degët janë:

  • Medicina e chirurgia (Mjekësi dhe kirurgji)
  • Odontoiatria e protesi dentarie (Stomatologji dhe proteza dentare)
  • Medicina veterinaria (Mjekësi veterinare)
  • Farmacia (Farmaci)
  • Chimica e tecnologie farmaceutiche (Kimi dhe teknologji farmaceutike)
  • Architettura e ingegneria edile (Arkitekturë dhe inxhinieri ndërtimi)
  • Architettura (Arkitekturë)
  • Legge (Drejtësi)
  • Scienze dell’educazione (Shkenca edukimi)

Dottorato (Ph.D)

Doktoraturat, të quajtura ndryshe PhD, zgjasin të paktën 3 vjet dhe janë kurse shumë të avancuara. Këto kurse kërkojnë orë të shumta laboratori, kërkimi dhe praktikë profesionale.

Për t’u regjistruar në një Ph.D duhet të kesh një diplomë Master.

Master universitari di secondo livello 

Masteri universitar i nivelit të dytë përmban kurse të specializuara për profesione të caktuara.

Për t’u regjistruar duhet të kesh një diplomë Master.

Specializzazione

Kurset e specializimit zgjasin nga 2 deri në 6 vjet dhe ofrojnë njohje dhe licencim për disa profesione, si në degën e mjekësisë, drejtësisë dhe arsimit.

Për t’u regjistruar duhet të kesh një diplomë Master.

Sistemi universitar nuk është organizua për të gjitha universitetet njësoj.
Ato vendosin vetë për degët, tarifat dhe mënyrat e regjistrimit.

Vizito këtë faqe për të mësuar rreth kostos së shkollës publike dhe ndihmat ekonomike që ofron shteti për të përballur shpenzimet.

Mund të interesojë

  • Universiteti: mundësitë për azilkërkuesit dhe refugjatët

    Hap artikullin
  • Bursa studimi për studentë ndërkombëtarë dhe refugjatë

    Hap artikullin

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!