Listëpagesa (busta paga)
Të gjithë personat e punësuar me kontratë të rregullt në Itali në fund të çdo muaji marrin nga punëdhënësi një dokument të quajtur listëpagesa (busta paga). Në këtë dokument shkruhet se sa është paga që duhet të marrë puntori për punën që ka bërë.
Busta paga (ose listëpagesa) është dokument shumë i rëndësishëm për një punëtor. Nëse je i punësuar me kontratë të rregullt, çdo muaj do të marrësh busta paga (listëpagesën) ku do të gjesh të shkruar informacione në lidhje me punën që bën, pagesën dhe një sër të drejtash.
Busta paga pra përmban informacione të rëndësishme. Disa janë të lehta për tu kuptuar, por disa të tjera pak më të komplikuara. Prandaj, me këtë artikull duam të ndihmojmë që ti kuptosh më lehtë.
Për çfarë duhet busta paga?
Busta paga duhet për të kontrolluar nëse pagesa është e saktë, ditët e pushimeve që mund të marrësh nga puna, rimbursimet apo të drejtat të tjera të parashikuara në kontratë. Kur të marrësh busta paga kontrollo gjithmonë këto të dhëna:
- Nëse pagesa korrespondon me atë të parashikuar në kontratë;
- Nëse numri i orëve të punës korrespondon vërtet me totalin e orëve që ke punuar;
- Nëse orët e ferie (pushimeve) (orë që nuk punon por paguhesh) që ke përdorur dhe ke ende në dispozicion janë të sakta.
Busta paga gjithashtu dëshmon se ke një punë të rregullt. Prandaj, është shumë e rëndësishme në këto dy raste:
- Për të marrë një shtëpi me qera. Pronari i shtëpisë mund të pyesë për busta paga për të verifikuar që punon dhe ke të ardhura për të paguar qeranë;
- Për të rinovuar permesso di soggiorno për motive pune. Busta paga tregon se punon rregullisht në Itali prandaj ke të drejtë të rinovosh dokumentat.
Në përgjithësi, busta paga do të nevojitet në të gjitha ato raste që do të duhet të dëshmosh se punon.
Si lexohet busta paga?
Duhet të dish që ka modele të ndryshme busta paga. Çdo punëdhënës është i lirë të përdorë modelin që dëshiron. Në përgjithësi, çdo busta paga ndahet në tri pjesë kryesore:
- Pjesa e sipërme në të cilën gjënden informacionet e punëdhënësit dhe punëtorit;
- Pjesa qëndrore ku lexohet paga bruto dhe të gjitha trattenute (pagesat). Kto pagesa hiqen nga rroga dhe merren nga Shteti për taksat dhe pensionin.
Pensioni (pensione) është një kontribut mujor që merr nga Shteti kur nuk punon më (ose nuk je më në gjendje të punosh). Ke të drejtë të marrësh pensioni nëse ke punuar rregullisht (pra ke paguar taksa) për disa vite. - Pjesa fundore. Ktu gjëndet paga neto, orët ferie (pushimet), shuma TFR, etj.
Paga neto (stipendio netto) është ajo që merr nga punëdhënësi pas pagesës taksave.
Trattamento di fine rapporto (TFR), ose liquidazione (likujdimi final), është një pjesë e pagës që punëdhënësi mban çdo muaj dhe ta kthen kur nuk punon më për atë kompani.
Shohim më në detaje informacionet më të rëndësishëm në secilën nga këto pjesë.
Pjesa e sipërme e busta paga
Në kokën e busta paga do të gjesh të dhëna për:
- Punëdhënësin (datore di lavoro). Emri i kompanisë ku punon, codice fiscale (kodi fiskal) ose partita IVA kompanisë, adresa, etj.
- Punonjësin. Emri, mbiemri, data e lindjes, codice fiscale. Data kur ka filluar punën, kualifikimi profesional, aktiviteti dhe niveli. Për shembull: Impiegato Livello 1 (Punonjës Niveli 1).
- Pjesëmarrja. Muaji për të cilin do paguhesh (për shembull shkurt 2020). Numri i ditëve dhe orëve që ke punuar. Orët e punës ndahen në orë të zakonshme dhe të jashtëzakonshme. Orët e zakonshme janë orët e punës të përcaktuara zakonisht nga kontrata e punës: për shembull 40 orë në javë. Nëse punon më shumë, je duke punuar orë shtesë: për shembull, nëse punon 42 orë në javë, 40 orë janë të zakonshme dhe 2 orë të jashtëzakonshme.
Pjesa qëndrore e busta paga
Në pjesën qendrore të busta paga ju do të gjesh stipendio lordo (ose paga bruto).
Paga bruto është paga totale e cila përfshin edhe taksat që paguhen. Punëdhënësi mban një pjesë të pagës tënde për të paguar taksat ndaj shtetit dhe për të paguar kontributet e sigurimeve shoqërore (contributi previdenziali), që është pjesa e pagesës së kontributeve të pensionit tënd në të ardhmen (pensione). Pra, paga që do të marrësh nga punëdhënësi do të jetë më e ulët se paga bruto.
Informacionet në këtë pjesë të busta paga ndahet si më poshtë:
- “Voci variabili del mese”: Në këtë kolonë, gjen përshkrimin në detaje të pagës për atë muaj. Për shembull, paga, orët ferie (pushimet, nëse ke marrë ditë pushimi gjatë muajit), kontributet e sigurimeve shoqërore INPS, taksat, shuma TFR, etj.
Ferie (pushimet) janë ditë pushimi nga puna. Edhe nëse nuk punon, ditët e pushimit paguhen në busta paga. Të gjithë ata që punojnë me një kontratë të rregullt kanë të drejtë një numër ditësh pushimi. Ferie godute (pushimet që ke konsumuar) janë numri i ditëve/orëve të pushimeve që ke marrë gjatë muajit.
Contributi previdenziali (kontributet e sigurimeve shoqërore) janë shuma e parave të paguara për të financuar pensionin në të ardhshëm dhe mbështetje tjetër në rast sëmundjesh, aksidentesh në punë, shtatëzanisë, papunësisë, etj, për të cilën kanë të drejtë të gjithë punëtorët.
Quota Trattamento di Fine Rapporto (TFR) është shuma mujore që punëdhënësi mban nga paga gjatë kohës që punon në atë kompani. Të kthehet më pas kur përfundon marrëdhënia e punës me atë kompani.
- “Importo base” (kosto bazë): kosto bazë (ose paga minimale) mbi të cilën llogaritet rroga. Kostoja e çdo ore pune përcaktohet zakonisht nga ligji dhe marrëveshjet kombëtare të sindikatave. Lexo më tepër rreth kontratave të punësimit në Itali.
- “Riferimento” : në këtë kolonë gjen orët e punës, të zakonshme dhe të jashtëzakonshme nëse ke punuar më shumë, dhe ditët e pushimeve për atë muaj.
- Dy kolonat e fundit, zakonisht të theksuara në një ngjyrë më të errët, quhen “Trattenute” dhe “Competenze”. E para përmban vlerën monetare që zbritet nga paga për të paguar taksat ndaj Shtetit dhe kontributet e sigurimeve shoqërore INPS-t. E dyta përmban vlerën monetare të gjitha orëve të punës, pushimeve ose shpërblimet e tjera që të takojnë.
Pjesa fundore e busta paga
Në pjesën e fundit të busta paga do gjesh netto del mese (vlerën e pagës neto), pra shuma që do të paguaj punëdhënësi. Paga neto është diferenca midis totalit të pagës bruto (kolona “Competenze“) minus të gjitha zbritjet/taksat (kolona “Trattenute“).
Në këtë pjesë ka gjithashtu informacione më të detajuara për ferie (pushimet) dhe TFR.
Pushimet, siç e thamë, janë ditë pushimi nga puna por paguhen në busta paga. Këto orë grumbullohen çdo muaj, numri i pushimeve total që ke mbledhur deri atë muaj gjendet te “Maturato” (të grumbulluara).
Pushimet që ke konsumuar deri në atë muaj gjenden te “Goduto” (të konsumuara). “Residuo” (të mbetura) janë pushimet që të kanë mbetur, ato që ende duhet të konsumosh.
“Residuo AP” nënkupton pushimet e mbartura nga viti kaluar që nuk i ke konsumuar ende. Konsumohen një herë pushimet e mbetura të vitit të kaluar dhe më pas ato të vitit aktual.
Mund të interesojë
-
Kontrata punësimit
Hap artikullin -
Dokumentet e nevojshme për të punuar në Itali
Hap artikullin