Kontrata punësimit
Ligji në Itali thotë që çdo person për të punuar në mënyrë të ligjshme duhet të ketë një kontratë punësimi. Kontrata e punësimit (contratto di lavoro) është dokumenti zyrtar në të cilin shkruhen informacionet e rëndësishme mbi punësimin si për shembull kohëzgjatja, profili punës, rroga dhe informacione të tjera të rëndësishme. Ka shumë lloje kontratash punësimi. Lexo cilat janë ato dhe karakteristikat e tyre.
Ligji në Itali thotë që çdo person për të punuar në mënyrë të ligjshme duhet të ketë një kontratë punësimi.
Kontrata e punësimit (contratto di lavoro) është dokumenti zyrtar në të cilin shkruhen informacionet e rëndësishme mbi punësimin tënd, të drejtat dhe rregullat që duhen ndjekur.
Këto të dhëna duhet të respektojë disa rregulla të vendosur në përputhje me ligjet. Një kontratë punësimi që nuk është në përputhje me ligjin italian nuk konsiderohet kontratë e ligjshme.
Të kesh një kontratë punësimi është e rëndësishme jo vetëm për të punuar në mënyrë të ligjshme, por edhe për arsye të tjera si:
- Për të rinovuar permesso di soggiorno (lejen e qëndrimit);
- Për të marrë një shtëpi me qera;
- Për të kërkuar disoccupazione (pagesë papunësie) nga INPS (Instituti i sigurimeve shoqërore). Disoccupazione është mbështetje ekonomike që shteti u jep për një periudhë të caktuar kohe personave që janë pushuar nga puna dhe janë në kërkim të punës;
- Për të siguruar ditë pushimi të paguara gjatë vitit, të cilat mund t’i përdorësh. Ose permessi (leje) në rast sëmundjeje, shtatëzanie, aksidenti etj.:
- Për të marrë likuidimin final. Liquidazione ose Trattamento di Fine Rapporto (TFR) është një shumë e vogël nga rroga jote që akumulohet gjatë kohës që je i punësuar dhe të kthehet më pas kur del nga puna.
Çfarë informacionesh duhen të përmbajë një kontratë punësimi?
Kontrata e punësimit duhet të përmbajë këto informacione:
- Informacione rreth punëdhënsit: emri kompanisë ose emri dhe mbiemri punëdhënësit, kodi fiskal (codice fiscale), dhe/ose partita Iva, adresën e regjistrimit të kompanisë;
- Informacione rreth punëtorit: emri, mbiemri, datëlindja, adresa, kodi fiskal;
- Kohëzgjatja e kontratës së punësimit: a tempo determinato – me afat të caktuar (për shembull një vend pune për 6 muaj apo një vit) ose a tempo indeterminato – përhershme (pa datë skadimi);
- Data e fillimit dhe data e mbarimit të punës (për shembull 8 mars 2021 – 19 nëntor 2021);
- Orari punës. Orari punës nuk është i njëjt për të gjitha punëtorët. Orët ndryshojnë në varësi të aktivitatit, sektorit dhe ofertës së punëdhënësit.
- Vendi punës, adresa ku do të punosh;
- Kategoria (për shembull impiegato, operaio, etj.) dhe niveli punëtorit (që varet nga lloji i aktivitetit që do të kryej);
- Rroga, sa është pagesa çdo muaj për punën e kryer;
- Periudha provës (periodo di prova). Periudha e provës nënkupton kohën në fillim të nisjes së punës gjatë së cilës mëson punën e re (për shembull 3 apo 6 muaj). Gjatë periudhës provës, punëdhënësi apo punëmarrësi mund të vendosi ta zgjidh kontratën e punësimit pa njoftim paraprak.
Cilave rregulla duhet ti përmbahet kontrata punësimit?
Kontratat e punësimit në Itali duhet t’i nënshtrohen disa rregullave. Këto rregulla janë të shkruara në Contratto Collettivo Nazionale del Lavoro (CCNL) (kontrata kolektive kombëtare e punësimit).
Kjo shërben si një model kontrate nga ku duhet nisur. Ky model është shkruar nga përfaqësues të punëmarrësit (sindikata) dhe punëdhënësit. Ka lloje të ndryshme kontratash kolektive në varësi të aktivitetit dhe sektorit, (për shembull bujqësi, turizëm, industri).
Çdo kontratë punësimi më pas duhet t’u nënshtrohet rregullave të përcaktuara nga kontrata kolektive për sektorin dhe aktivitetin përkatës. Kjo do të thotë që kushtet nuk mund të jenë më të pafavorshme se ato që përcakton ligji, por vetëm më të favorshme. Për shembull, nëse kontrata kolektive e një sektori përcakton rrogën 500 euro, punëdhënësi në kontratën individuale nuk mund të vendosë një rrogë më të ulët, për shembull 400 euro. Por mund të vendosë një rrogë baraz ose më të lartë se 500 euro.
Kontrata e punësimit duhet të firmoset nga punëmarrësi dhe punëdhënësi.
Pasi kontrata të jetë firmosur, duhet të regjistrohet në Centro per l’Impiego (zyra punësimit). Regjistrimi duhet të bëhet nga punëdhënësi. Për punëtorët e huaj jashtë Bashkimit Evropian regjistrimi bëhet me formularin UNILAV.Për punëtorë shtëpiak (badante, colf, assistenti domestici) duhet të informohet INPS përmes modello COLD ASS.
Kij parasysh që së bashku me kontratën punëdhënësi duhet të të japë një kopje të këtij komunikimi. Ky komunikim është i rëndësishëm kur aplikoni për rinovimin e permesso di soggiorno (leje qëndrimi).
KUJDES: Kontrata punësimit është argument i komplikuar dhe çdo situatë është e ndryshme nga tjetra. Në këtë faqe do të gjesh disa informacione me rëndësi, por nëse ke nevojë për asistencë specifike konsultohu me një jurist apo një sindikatë (sindacato) ose CAF si CGIL, CISL ose UIL.
Për të gjetur zyrën më të afërt të sindacato (sindikatës), mund të kërkosh në Google: CGIL + emri qytetit ku jeton (për shembull CGIL Roma).
Ndryshimi ndërmjet lavoro subordinato (punësimit) dhe lavoro autonomo (vetëpunësimit)?
Kur bëhet fjalë për punësimin në Itali përdoren shpesh fjalë komplekse. Prandaj është me rëndësi të kuptohet domethënia e tyre. Në këtë mënyrë bëhet e qartë se për çfarë pune diskutohet.
Lavoro subordinato (i/e punësuar): punëtori varet nga vendimet që mer punëdhënësi. Punëtori duhet të shkojë çdo ditë në punë dhe të respektojë një orar të caktuar. Në këmbim për punën që bën puntori merr një rrogë fikse që është e njëjta shumë çdo muaj. Një shembull i lavoro subordinato është operaio (magazinier, punëtor bujqësie, etj.).
Lavoro autonomo (i/e vetëpunësuar): punëtori ktu është i pavarur, që do të thotë që nuk është i punësuar nga një punëdhënës. Një i vetëpunësuar mund të jetë zanatçi, profesionist i lirë, etj. Zakonisht i vetëpunësuari nuk ka rrogë fikse. Fitimet e tij varen nga sa punë bën.
Kij parasysh se nëse je i vetëpunësuar duhet të pajisesh me partita IVA në mënyrë që të paguash taksat dhe të jesh në rregull me ligjin. Partita IVA është një kod numerik që përdoret nga Shteti për të kontrolluar faturat që bëhen nga aktivitet private.
KUJDES: Nuk është gjithnjë e detyrueshme të kesh një partita IVA. Në varësi të aktivitetit që do të kryesh, të rekomandojmë të konsultohesh me një commercialista (kontabilist).
Cilat janë llojet e kontratave të punësimit?
Ka disa lloje kontratash punësimi në Itali. Çdo kontratë mund të jetë e ndryshme për nga kohëzgjatja, të drejtat dhe detyrimet. Është e rëndësishme të dish karakteristikat e një kontrate pune për të kuptuar më mirë të drejtat dhe detyrimet e tua.
Ja cilat janë llojet e kontratave më të zakonshme në Itali.
Kontrata me afat të caktuar është një kontratë punësimi që ka një datë skadence. Kjo do të thotë që ka një date fillimi dhe mbarimi. Kjo kontratë nuk mund të zgjasë më shumë se 2 vite (24 muaj).
Kur bëhet flajë për ktë lloj kontrate do dëgjosh të flitet dhe për:
- Proroga (shtyerje të afatit): pra kur një kontratë zgjatet për më shumë kohë seç ishte vendosur fillimisht nga punëdhënësi. Si për shembull, nëse ke një kontratë që skadon më 30 shtator 2021 dhe punëdhënësi vendos që ta zgjasë kontratën edhe për 6 muaj, pra deri më 31 mars 2022.
- Rinnovo (rinovim): do të thotë që kur mbaron kontrata, mund të bëhet një kontratë e re. Ligji përcakton që kur një kontratë mbaron, dhe duhet ta rinovosh, duhet të ketë një kohë pushimi në mes. Kjo do të thotë që përpara se të fillosh një kontratë të re, duhet të prisësh disa ditë:
- 10 ditë nëse kohëzgjatja e kontratës së parë është më pak se 6 muaj;
- 20 ditë nëse kohëzgjatja e kontratës së parë ishte me shumë se 6 muaj.
Gjatë kohës së rinovimit, punëdhënësi duhet të motivojë me shkrim arsyet specifike të rinovimin. Vetëm kontratat sezonale (attività stagionali) mund të rinovohen ose shtyhen pa pasur nevojë për një arsye specifike.
Kontrata punësimit me afat të caktuar nuk mund të zgjasë më shumë se 24 muaj, edhe nëse rinovohet ose zgjatet.
Ndryshe nga kontratat me afat të caktuar, kontratat pa afat nuk kanë datë përfundimi. Mund të punosh me kontrata pa afat me kohë të plotë (për shembull 5 ditë në javë për 6-8 orë në ditë) ose të pjesshme. Me kohë të pjesshme do të thotë qe nuk punon çdo ditë ose punon më pak orë.
Gjatë javës në vend që të punosh me orar të plotë (për shembull 40 orë në javë), orari do të jetë vetëm 20 ose 30 orë në javë. Orari mund të jetë edhe më i shkurtër.
Orët e punës duhet të jenë shkruar në kontratë në mënyrë të qartë. Punëtori ka gjithmonë të drejtë për leje pushimi dhe mjekësore (permessi). Megjithatë, numri i lejeve është më i ulët për shkak se punon më pak orë.
Në përgjithësi puna me kohë të pjesshme, part-time, mund të jetë:
- Part-time horizontal: punëtori punon çdo ditë, por me më pak orë sesa me kohë të plotë. Për shembull 4 ose 5 orë në ditë për 5 ditë në javë;
- Part-time vertikal: punëtori punon vetëm disa ditë të caktuara të javës ose në kohë të caktuara të muajit ose të vitit. Për shembull 6 orë për 3 ditë në javë.
Kontratë stazhisti ose praktikanti përdoret në përgjithësi për të rinjtë. Zakonisht për ata që vazhdojnë ende studimet ose e kanë eksperiencën e parë të punës.
Gjatë praktikës punëtorit gjithashtu i jepet trajnim profesional i cili e ndihmon që të përmirësojë aftësitë e tij. Për shembull puna në grup, ndjekja e projekteve, përdorimi i makinerive, etj.
Në përgjithësi nuk ka limit moshe për të bërë praktikë pune. Praktika e punës ka kohëzgjatje të caktuar dhe mund të jetë e llojeve të ndryshme:
- Stage curriculare (praktikë kurrikulare): kjo lloj praktike ka një alternim midis shkollës dhe punës. Mund të bësh këtë praktikë pune nëse je në shkollë ose në universitet.
- Stage extracurriculare o non curriculare (praktik ekstrakurrikulare ose jo-kurrikulare): për personat e papunë (pra aktualisht nuk punojnë) ose që nuk kanë punuar asnjëherë. Për shembull një person i ri që po kërkon punë.
Në përgjithësi, për stage curriculare nuk parashikohet rrogë por kompania mund të vendosë të paguajë për praktikën e punës.
Nga ana tjetër, për stage non curriculare ligji parashikon një pagesë minimale e cila mund të variojë nga 300 euro deri në 800 euro në muaj bruto në varësi të regione ku jeton.
Kjo kontratë është për të rinj nga mosha 15 deri 29 vjeç. Ka këtë emër sepse ka të bëjë me punë, por edhe trajnimin që duhet për të mësuar atë lloj pune dhe për të përmirësuar njohuritë. Ka disa lloje kontratash stazhi, në varësi të moshës dhe punës që dëshiron të bësh.
Kontrata e punës në thirrje është një kontratë punësimi ku punëtori nuk performon një punë për një kohë të gjatë. Mund të thirret vetëm për disa ditë ose për periudha të shkurtra kohore. Për shembull, për Krishtlindje në dyqane mund të ketë një rritje të kërkesave për të përgatitur dhuratat dhe punëdhënësit mund të kërkojnë që punëtorët të punojnë me shpejt.
Kohëzgjatjes maksimale e kësaj kontrate është 400 dite pune për 3 vjet. Nëse janë më shumë ditë, kontrata bëhet e përhershme automatikisht. Ka disa sektore megjithatë që bëjnë përjashtim nga kjo rregull, siç është turizmi. Për shembull, nëse punon si recepsionist për me shumë se 400 ditë kontrata nuk bëhet e përhershme automatikisht.
Lejohet të kesh disa contratto di lavoro a chiamata në të njëjtën periudhë kohe vetëm nëse kompanitë për të cilat punon nuk janë në konkurrim me njëra-tjetrën.
Kjo kontratë përdoret për punë të përkohshme, pra jo të vazhdueshme dhe të rregullta. Ligji përcakton që për këtë lloj kontrate të ardhurat vjetore nuk mund të kalojnë 5.000 euro.
Kontrata e punës rastësore nuk mund të përdoret në sektorin e turizmit.
Kontrata bashkëpunimit, ose contratto di collaborazione coordinata e continuativa (co.co.co.), është një kontratë ku personi bën një punë për një punëdhënës, por mund të ketë orë pune të cilat i vendos vetë. Kjo kontratë parashikon një rrogë mujore.
Puna është sezonale nëse bëhet vetëm për një periudhë të vitit. Për shembull në bujqësi, ka disa muaj specifik ku mblidhen fruta dhe perime. Mbledhja e frutave dhe perimeve bëhet në mënyrë të shpejtë prandaj punëdhënësi vendos të marr në punë më shumë punëtorë.
Gjithashtu, në verë hotelet duan më shumë punëtorë sepse ka më shumë turistë.
Në kontratë duhet të shkruhet qartë data e fillimit dhe mbarimit të punës, vendi punës, niveli puntorit dhe rroga. Për këtë lloj kontrate nuk parashikohet një periudhën maksimale sa duhet të zgjas (siç ndodh me kontratat e tjera me afat të caktuar (24 muaj)).
Kontratat sezonale kanë një karakteristikë të veçantë. Nëse punëdhënësi ka nevojë për më shumë punëtorë dhe ti e keni bërë atë punë më përpara, mund të provosh që ke të drejtë të zgjidhesh për të punuar përsëri. Kjo quhet diritto di precedenza.
Për te aplikuar për këtë të drejtë, duhet të dërgosh një njoftim me shkrim tek punëdhënësi brenda tre muajve nga mbarimi i kontratës së më mëparshme.
Kështu, nëse kompania ka nevojë për punëtorë sezonalë në të ardhmen, duhet të kontaktojnë së pari punëtorët që kanë punuar aty më parë, siç mund të jesh ti, dhe më pas të kontaktojnë kandidatë të rinj.
Mund të interesojë
-
Dokumentet e nevojshme për të punuar në Itali
Hap artikullin -
Lejet e qëndrimit për motive pune
Hap artikullin