Të kuptosh njoftimet për punë

Disa njoftime pune mund të jenë të vështira për t'u kuptuar, sidomos nëse nuk flet mirë italisht. Këtu mund të gjesh disa rekomandime që do të ndihmojnë ti kuptosh më mirë ofertat e punës dhe nëse ajo bën për ty apo jo.

Në përgjithësi të gjitha njoftimet për punësim, si ato në internet dhe ato që publikohen në gazeta, janë të shkruara sipas një modeli standart dhe në mënyrë shumë përmbledhëse. Do gjesh gjithmonë të shkruar përshkrimin e pozicionit të punës, si dhe kualifikimin dhe përvojat e nevojshme për të aplikur. Mund të ketë dhe informacione për orarin e punës dhe llojin e kontratës.

Do gjesh përshkrimin e punës së ofruar. Shpesh përdoret fjala “mansioni” (detyrat) për të përshkruar aktivitetet që do të duhet të kryejë personi. Mund të gjesh dhe fjalë si: “Il candidato si occuperà di…” (kandidati do merret me …) dhe detyrat që do kryejë.

Në njoftim do gjesh të përshkruar dhe tipologjine e kandidatit që kërkon punëdhënësi. Për shembull, do gjesh të specifikuar formimin që duhet të ketë kandidati, si diploma ose çertifikata, aftësia për të folur gjuhë të tjera ose përvoja e punës në një sektor specifik.

Kur lexon për requisiti (kërkesat) rreth kandidatit, bëj kujdes dallimin midis:

Requisiti fondamentali (rekuizite themelore)

Nëse nuk i ke aftësitë e kërkuara, mos apliko për këtë punë. Për shembull, nëse për pozicionin e dados kërkohet njohja e gjuhës angleze, është e kotë të aplikosh nëse nuk din anglisht, pavarësisht nëse ke shumë përvojë në këtë punë. 

Disa fjalë për të identifikuar këto kërkesa janë për shembull: è indispensabile (është e domosdoshme), è richiesto (kërkohet), necessario (është e nevojshme), thelbësore, essenziale (thelbsore), obbligatorio (e detyrueshme) etj.

Requisiti preferenziali (rekuizite të preferueshme)

Janë karakteristika që kërkon punëdhënësi por nuk janë thelbësore. Arsyeja që janë të shkruara është se janë të dobishme për atë pozicion. Nëse nuk përmbush asnjërën prej këtyre kërkesave, me shumë mundësi nuk do të marrin në punë. Nëse përmbush të paktën një ose dy prej tyre, atëherë ia vlen të aplikosh. 

Disa fjalë për të identifikuar këto kërkesa janë për shembull: essere in grado di (i aftë për për), almeno (të paktën), minimo (minimumi), è preferibile (preferohet), conoscenza di (njohuri për), esperienza in (përvojë në) etj.

Në njoftimin e punës do të gjesh gjithashtu një përshkrim të shkurtër të kompanisë, emrin dhe adresën e saj.

Ndërsa kur njoftimet publikohen nëpërmjet agjensive të punësimit (zyra që gjejnë punëtorë për llogari të bizneseve) mund të gjesh vetë përshkrimin e kompanisë pa  përmendur emrin. Mund të provosh ti kërkosh më shumë informacion agjensisë që ka nxjerrë njoftimin, por zakonisht ky informacion nuk jepet në këtë fazë të përzgjedhjes.

Mund të gjesh informacione për orarin (me kohë part-time ose full-time), kohëzgjatjen e punës dhe informacione të tjera për llojin e kontratës së punës. Në disa njoftime pune, mund të tregohet dhe rroga apo pagesa për orë.

Zakonisht në fund të njoftimit do gjesh udhëzimet si të dërgosh aplikimin. Ndiq me shumë kujdes udhëzimet dhe mos harro të dërgosh të gjitha dokumentet e kërkuara. Dërgo CV-në tënde dhe/ose dokumentet e kërkuara para skadencës.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!