Si të shkruajmë një letër motivimi

Letra e motivimit është pjesë e rëndësishme e çdo aplikim për punë. Nëpërmjet saj punëdhënësi mund të shtyhet të lexojë kurrikulumin tënd dhe të ftojë për një intervistë pune. Prandaj është shumë e rëndësishme ta shkruash mirë.

Qëllimi i lettera di presentazione (letër motivimi) është të shpjegojë shkurtimisht se kush je, eksperiencat e tua dhe pse mendon se je kandidati duhur për atë ofertë pune.

Disa këshilla për të shkruar një letër motivimi të mirë

Letra e motivimit duhet të jetë e ndryshme për çdo aplikim pune. Duhet të jetë specifike për ate kompani dhe vend pune për të cilën po aplikon. Ja disa sugjerime për ta shkruar në mënyrë korrekte:

  • Dëshmo se ke informacion mbi kompaninë dhe vendin e punës;
  • Shpjego arsyen e aplikimit;
  • Shkruaj një letër të shkurtër;
  • Shkruaj sa më qartë dhe thjeshtë;
  • Kontrollo gramatikën dhe drejtshkrimin;
  • Përshkruaj kompetencat e tuaja pa ekzagjerime, sidomos nëse ke pak përvojë pune. Ji i sinqertë;
  • Përdor letrën motivuese për të nxjerrë në pah eksperiencat dhe kompetencat e tua më të rëndësishme, sidomos kur janë në linjë me ofertën e punës;
  • Mos përsërit të njëjtat informacione që janë të shkruara në kurrikulum;
  • Falendero personin të cilit po i shkruan për kohën dhe vëmendjen që të ka kushtuar.

Struktura e letrës motivuese 

Letra motivuese ndahet zakonisht në katër pjesë:

1. Hyrja

Shkruaj emrin dhe kontaktin tënd lart majtas. Shkruaj emrin dhe adresën e kompanisë lart djathtas. (Këto informacione mund ti gjesh dhe në internet.) Nëse njeh emrin e punëdhënësit ose kush përzgjesh punonjësit, shkruaj emrin e tij poshtë adresës kompanisë.

Nëse nuk njeh emrin e personit, kërko në website-n zyrtar të kompanisë. Kontrollo në faqen “Staff” (stafi) për emrin e Responsabile delle Risorse Umane (menaxheri i burimeve njerëzore). Ose provo të shkruash në Google “Responsabile delle Risorse Umane + emrin e kompanisë”. Nëse nuk arrin ta gjesh këtë informacion, atëherë mund të shkruash në letrën motivuese: Alla gentile attenzione del Responsabile delle Risorse Umane.” (drejtuar menaxherit të burimeve njerëzore)

2. Prezantimi

Nëse po aplikon për një pozicion pune specifik, shkruaj emrin e pozicionit të punës tek subjekti i letrës. Nëse nuk po aplikon për një pozicion specifik, mund të shkruash “autocandidatura” (vetëkandidimi) ose “domanda di assunzione” (aplikim për punë).

3. Teksti i letrës motivuese

Kjo është pjesa më e rëndësishme e letrës ku shpjegon motivet e kandidaturës:

  • Shpjego se përse je i interesuar për pozicionin e punës, përse do të pëlqente të punoje për atë kompani dhe përse je kandidati ideal për atë pozicion.
  • Përshkruaj shkurtimisht çdo kualifikim, kompetencë apo eksperiencë pune që mund të jetë e dobishme për pozicionin e hapur. Për shembull: “Falë përvojës si bukëpjekës, kam fituar kompetenca të reja që do të më ndihmonin në ktë pozicion pune.”

4. Përmbyllja

  • Falëndero për kohën dhe vëmendjen e kushtuar dhe shkruaj se je në dispozicion për një intervistë të mundshme pune.
  • Shkruaj gjithashtu se çfarë dokumentash të tjera po bashkangjit së bashku me letrën motivuese.
  • Mund ta përmbyllësh letrës motivuese në këtë mënyrë:

Cordiali Saluti,
(me respekt, emër dhe mbiemër)

Shkruaj një email formal në italisht

Si të dërgosh letrën e motivimit?

Mund ta dërgosh letrën motivuese si përgjigje të një postimi ose për ti kërkuar një punëdhënësi të marrë në konsideratë kërkesën tënde edhe nëse një vend pune konkret nuk është akoma i disponushëm.

Nëse e dërgon aplikimin tënd me email atëherë mund ta shkruash letrën motivuese si pjesë të tekstit të emailit ose ta bashkëngjitësh në formatin PDF së bashku me kurrikulumin tënd. Ndërsa nëse po i përgjigjesh një oferte pune nëpërmjet një website, bashkangjit si letrën motivuese edhe kurrikulumin në format PDF.

KUJDES: Nëse në udhëzimet e aplikimit të kërkohet vetëm kurrikulumi atëherë mos dërgo letër motivuese. Ndiq gjithmonë udhëzimet që të jepen.

Dokumentet e bashkangjitura

  • Letër motivuese për një aplikim spontan

    Shkarko dhe plotëso modelin me të dhënat e tua

    Hap artikullin
  • Letër motivuese në përgjigje të një oferte pune

    Shkarko dhe plotëso modelin me të dhënat e tua

    Hap artikullin

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!